Flet më i kërkuari në Belgjikë: Lidhja me PS-në dhe akuzat e Berishës

July 30, 2018 21:23

Flet më i kërkuari në Belgjikë: Lidhja me PS-në dhe akuzat e Berishës

Mediat belge shkruanin se “mafiozi” i shumëkërkuar fshihej në Shkodër dhe se kërkohej për rrëmbim personash dhe drogë. Bëhet fjalë për Safet Rustemin (Bajri), i cili ka thyer dje heshtjen, duke folur për herë të parë përmes një interviste për “Report TV”, dhënë gazetarit Artan Hoxha.

Bajri gjatë ditëve të fundit është kthyer në një “mollë sherri” mes qeverisë belge dhe opozitës, ndërsa media e ka cilësuar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Rustemi tregon se si lindën problemet me drejtësinë belge, për dërgimin në Shqipëri dhe se si u përdor emri tij në luftën e brendshme politike nga ish-kryeministri Berisha.

Më poshtë intervista e Bajrit, me shkurtime

Kur keni shkuar në Belgjikë dhe për çfarë keni shkuar?

Në Belgjikë kam shkuar në vitin 2010. Kam kërkuar azil, i cili m’u refuzua dhe mbeta si emigrant, si gjithë të tjerët. Në Belgjikë kam punuar si roje në një lokal, me shokët, në Bruksel. Aty pastaj kanë arrestuar pronarin e lokalit, mua dhe gjithë të tjerët, për konflikt interesash që kishte pronari me persona të tjerë dhe me lokale të tjera të lojërave të fatit. Më kanë bërë një dosje me të cilën unë nuk kisha fare lidhje. Nuk kishin se ç’të bënin tjetër. Unë isha vetëm roje se punoja në të zezë, pa letra. Nuk kishin asnjë lloj akuze për mua dhe më quajtën organizator. Më falsifikuan dosjen sepse i kam përgatitur të gjitha letrat në Shqipëri, për të dalë përpara drejtësisë. Jam i hapur.

Kur jeni ndaluar për herë të parë?

Jam ndaluar më 2 tetor të vitit 2014.

Jeni ndaluar në objektin ku punonit apo në banesë?

Jam ndaluar në rrugë. Më kanë mbajtur rreth 15 muaj brenda. Më kanë liruar pasi kam paguar 25000 euro, herën e parë, pasi kam lënë kredi bankare. Më lanë të lirë. Kam vazhduar gjyqet dhe nuk i jam larguar shtetit belg. Kam shkuar për çdo gjyq.

Është gjetur ndonjë element tjetër, ndonjë send tjetër në banesë, p.sh. armë?

Asgjë. Asnjë send tjetër.

Herën e parë që keni qëndruar i ndaluar në burg, jeni dënuar? Si ka qenë dënimi nga shteti belg?

Më lanë të lirë, pastaj meqë më liruan, më kanë dënuar 9 vjet. Më lanë të lirë, veçse më morën lekët. Më kanë lëtë të lirë meqë u falsifikua dosja. U deklarua edhe në medien belge që dosja ishte falsifikuar. Kaloi policia në procedim penal. Arsyeja ishte se të njëjtët policë punonin roje te lokaket e lojërave të fatit. Atje është mbretëri dhe policia federale është në varësi të mbretërisë dhe nuk pyet askënd. Dhe kështu u përqendruan te ne. Gjatë kësaj kohe më dënuan mua, më dënuan vëllanë, kisha vëllanë tjetër në Shqipëri, pa qenë kurrë në Belgjikë, 9 vjet burg në Shqipëri e kanë dënuar në Belgjikë me 6 vjet burg. Pa qenë kurrë në Belgjikë sepse është vëllai i madh.

Kur ju ndaluan për herë të dytë, për çfarë akuze?

Tre muaj më parë kishin kapur një person me rreth 500 gramë drogë. Pas 3 muajve më arrestuan mua dhe më thanë për drogë. Më thanë që kishin kapur një person 3 muaj para dhe që droga ishte e imja. U thashë: “Kush ju tha që ishte e imja? Kam ndonjë telefonatë, ndonjë shenjë gishti apo flet vetë personi për këtë?”. M’u përgjigjën: “Jo. Ne dyshojmë se është e jotja”. Më futën në burg dhe më mbajtën 8 muaj. Më morën përsëri edhe 20000 euro të tjera që të më lironin. Në total shkuan 45 mijë euro.  Avokati deklaroi në gjykatë dhe në media se do të ankohej te “Të drejtat e Njeriut”. Më liruan, më prenë biletën e avionit, më hipën në avion dhe më kthyen në Shqipëri. Tani më kanë dënuar në mungesë. Flet parlamenti belg, flet ministri i Drejtësisë i Belgjikës. Pse nuk foli në kohën kur u falsifikua dosja dhe më arrestuan? Apo se jam shqiptar?

Ju kanë shoqëruar me polici nga banesa apo prej burgut?

Me polici më kanë çuar në Lilë të Francës. Nga Franca më kanë kthyer. U kërkova autoriteteve të burgut, u thashë që nuk isha për ekstradim sepse do të paraqitesha në gjyq. U thashë që nuk mund të më kthenin në Shqipëri sepse gjykata më kërkonte që të paraqitesha në gjyq. Nuk mund t’i shmangesha drejtësisë edhe pse vetë e dija qëisha i pafajshëm. Edhe një herë tjetër më kishin liruar dhe unë nuk i isha shmangur drejtësisë. Ata më thanë që ishte marrë vendimi për të më kthyer në Shqipëri. Më vunë 15 vjet ekspuls, më kthyen për në Shqipëri, paskan vazhduar gjyqet dhe më kanë dënuar sipas qejfit të tyre.

Kur zbritët në Rinas, policia shqiptare ju ka ndaluar? Kishit dokumente me vete?

Kam pasur letrat e burgut. Ka bërë verifikimin policia shqiptare. Jam i pastër. Nuk kam pasur probleme me policinë shqiptare asnjëherë.

Nga momenti që keni ardhur në Shqipëri, më 14 qershor të vitit 2017 dhe deri sot, keni lëvizur lirisht në Shqipëri?

Gjithkund.

A jeni vënë në dijeni nga autoritetet shqiptare, nga Prokuroria apo nga Policia e Shtetit që ndaj jush ka ndonjë akuzë për ndonjë vepër penale ose ka ndonjë dënim?

Jo, jo, asnjëherë. Asnjë lloj informacioni. As më ka lajmëruar kush. Vetëm kur e kam parë në media. Nuk ka pasur as fletë-thirrje.

Nga kontakti që keni pasur me avokatin tuaj në Belgjikë, kur jeni vënë në dijeni që në adresën tuaj është dhënë një dënim nga gjykata belge.

Jam vënë në dijeni meqë ishte dhënë dënimi. Nuk e mbaj mend se në çfarë date, por mund të ketë rreth një muaj para.

Dënimi kur është dhënë? Në momentin që jeni larguar ju? Ju jeni larguar në qershor të vitit 2017?

Dënimi është dhënë rreth 7-8 muaj më pas. Pra në vitin 2018.

Keni komunikuar me avokatin? Çfarë ju ka thënë në lidhje me procesin?

Më ka thënë që më kanë dënuar. S’ka marrë më pjesë avokati sepse mua ata më kthyen dhe më thanë që nuk ke më punë këtu.

Keni pasur ndonjë njoftim ju nga gjykata belge që duhet të paraqiteni në proces?

Jo, asgjë. Nuk kam pasur asnjë lloj njoftimi. Po të kisha pasur njoftim do të isha munduar të shkoja, pavarësisht se e kam të ndaluar të lëviz në të gjithë Evropën, prej Belgjikës sepse më kanë vënë 15 vjet ekspuls. Edhe avokati s’ka pasur as njoftim dhe as dosjen time.

E keni apeluar dënimin nëpërmjet avokatit?

Jo, jo sepse jam dënuar në mungesë dhe jam dënuar pa avokat. S’kam pasur se si ta apeloj.

Gjatë kësaj kohe, emri juaj është përmendur shumë sidomos nga mediat belge dhe pastaj edhe nga mediat shqiptare. jeni vënë në dijeni në lidhje me këto?

Po, i kam lexuar. Kam komunikuar edhe me avokatin. Nuk e kuptoj se për çfarë hyn politika tek unë. Çfarë lidhje ka politika me mua?

Ju jeni akuzuar nga mediat belge dhe shqiptare si bos mafioz, pjesëtar i një organizate mafioze me aktivitet të madh në veri të Shqipërisë, ndërkohë i akuzuar në Belgjikë në lidhje me trafik narkotikësh, përdorim i armëve të zjarrit, vrasje, zhdukje personash, që kontrolloni në Shqipëri një pjesë të madhe të plazhit të Velipojës, që është plazhi më i madh në veriperëndim të Shqipërisë. Po ashtu akuzoheni se jeni një person me mbështetje shumë të madhe në Shkodër dhe se keni ndihmuar Partisë Socialiste që të fitonte në zgjedhjet e vitit 2017. Rreth gjithë këtyre, ku e shikoni veten, ku dhe sa jeni i përfshirë?

Për sa i përket plazheve është fare e thjeshtë dhe është diçka që verifikohet. Unë nuk kam asnjë lloj plazhi. Nuk kam asnjë lloj prone dhe këtë mund ta verifikoni në bashki. Jam beqar. Emri im nuk figuron me asnjë biznes. Me peshkun kam punuar shumë sepse kam një rezervuar, sa për të jetuar.

Unë përfaqësoj vetveten. Me mbiemrin Bajri ka shumë njerëz në Shkodër. Nuk është vetëm familja ime. Por te familja ime Bajri, unë përfaqësoj veten time. Familja ime nuk ka asnjë lloj problemi me shtetin, asnjë nga pjesëtarët e familjes sime. Ne nuk kemi asnjë lidhje me politikën. Unë s’kam qenë pjesë e zgjedhjeve dhe nuk kam ndihmuar Luan Arushën, siç thonë. Luan Arushënm e kam fqinj në lagje, por nuk kam asnjë lloj komunikimi me këtë person. Kam qenë në Belgjikë dhe nuk jam përfshirë në zgjedhje. Kur u ktheva qëndrova në Tiranë.

Po në zgjedhjet e mëparshme, cilën forcë politike keni mbështetur?

Në vitin 2013 jam marrë me zgjedhjet dhe kam qenë vëzhgues i përgjithshëm në zonën e rrethinave. Kam qenë për Partinë Demokratike dhe kam mbështetur Bardh Spahinë.

Keni votuar?

Po, sigurisht. Kam qenë vëzhgues i përgjithshëm në të gjitha qendrat e votimit.

Jeni paguar?

Jo, e kam bërë vullnetarisht sepse bindja ime politike ka qenë Partia Demokratike.

Po në zgjedhjet e tjera?

Nuk jam përzier më me politikë dhe as nuk dua të përzihem më.

Në fushatën e vitit 2013 kush ju ka kontaktuar që të ishit vëzhgues? Cili nga përfaqësuesit e PD-së?

Bardh Spahia.

Po më pas keni mbajtur kontakte shoqërore apo njerëzore?

Jo, nuk kemi pasur më kontakte. Unë ika jashtë shtetit.

E keni takuar ndonjëherë kryeministrin e vendit ose ish-kryeministrin Berisha? Keni qenë në ndonjë miting apo e keni mbështetur në fushatë?

Asnjëherë.

Po automjet në emrin tuaj sepse kam parë një deklaratë të ish-kryeministrit që publikonte disa automjete për të cilat thoshte se ishin prona juaj?

S’kam asnjë lloj automjeti. Ku t’i marr?

Ndërkohë ju thatë që deri tani nuk ju ka thirrur kush dhe se nuk i jeni shmangur drejtësisë. Si do të reagonit nëse ju vjen një ftesë e tillë?

Jam i gatshëm dhe është diçka që unë vetë e kërkoj një orë e më parë që të bëhet, që të ballafaqohem me këtë gjë sepse unë e di që jam dënuar duke qenë krejt i pafajshëm. Belgjika është mbretëri dhe Belgjika më dënoi vetëm se jam shqiptar. Atje racizmi është në maksimum. Belgjika nga jashtë duket si një vend demokrat, por unë e kam provuar vetë drejtësinë belge, ku asnjëherë nuk jam dënuar për një fakt, por vetëm për mendimin e tyre sepse ata kanë menduar se unë jam i aftë për ta bërë këtë gjë.

I kërkoj drejtësisë shqiptare që t’ia kërkojë dosjen Belgjikës dhe të mos kem më punë me belgët. Drejtësia shqiptare duhet të kërkojë dosjen time dhe le të më dënojë pastaj. Në rast se unë e meritoj, le të më dënojë. Belgjika më dënoi me dosje të falsifikuar, më mori lekë, më liroi, më ktheu në Shqipëri, lekët nuk m’i kthen, më kërkon prapë, më dënon në mungesë. Tani përmenden dy njerëz të humbur në një kohë që unë kam qenë në burg atje.

Pra në kohën që ekzistojnë të zhdukur ata dy persona?

S’ka lidhje fare. Unë kam qenë në burg në Belgjikë. Kjo bëhet si e si të fryhet media. Çohet e flet politika. Për mua nuk ka më drejtësi atje.

s.a/dita

 

 

 

 

July 30, 2018 21:23
Komento

11 Komente

  1. Kjo eshte nji veper mafioze e turpeshme July 30, 21:48

    Un e besoj plotesishte shkodranin qe
    eshte poshteruar dhe manipuluar gjithcka mbi ate
    nga shteti belg .
    Asnji cudi .
    Eshte ne praktiken e jopak shteteve europiane ,
    ti manipulojne qendrimin emigranteve ,ti implikojne
    ne X – Ceshtje te paqene ,por se gjasme “kane te dhena ” ose “kane dyshime” – thjeshte per ti impikuar
    pee ti ndaluar e mbajtur nen presion (duke dikut se emigranti ,i huaj , qe vjen nga nji shtet si Shqiperia ,s’ka asnji shanc Mbrojtje nga Shteti Ame)
    dhe bejne e luajne me shqiptarin si tja doj .Qellimi eshte si ka ndodhur edhe me Shkodranin ,
    ti rrembjene sa me shume €uro dhe mabsi ja kann rrembyer ,ti ngjisin nga pase perseri nji targe te ndaluar , qe ai mos te ket kurr mundesi te ankohet ,por as te mendoje ate gje ,duke e Futur ne ngaterrese
    me nji shtet rrumpall ,qe nuk di ku ka vet koken . Me kot nuk mbeshteten nji funderine shpelle e nji kriminel shpelle si salih Berisha BE-ja gjithe kto 28-vjet .

    Shkodrani ben mir ta rreklamoje kte storie kte grabitje
    dhe akuze qe i eshte bere ne shtetin Belg ne te gjitha TV-te madje nqs do ket mundesi edhe jashte .
    Ka institucione ,e vende te be-se ku kapterrat ,juriste-avokade jane te lidhur dhe punojne bashke si ti fusin ne gracke te huajt dhe ti rjepin .
    Kjo eshte nji ceshtje qe duhet patjeter te sensibilizohet

    dhe behet Teme e madhe madje ne TV dhe pse jo ,nqs kann sume e gazetaret shqiptare ,qe Duan te mbrojne dinjitetin shqiptare ,te therrasin ne Studio ambasadorin belg ne Shqiperi dhe kerkojne ligjin se si arrestohet

    burgoset nji shqiptare ne belgjike thjeshte me nji fjale goje se “dyshojne kapterrat belg ”
    KJO ESHTE VEPER MAFIOZE nga institucionet Belge .
    Shqiptari duhet te kerkoje paret mbrapsh nga shteti belg

    Reply to this comment
    • korçari July 31, 09:34

      Mendoj se ky eshte nje rast si shume raste te tjera ku shqiptaret “e ndershem”qe paguajne shuma 45000 euro per avokatet per t’i shpetuar drejtesise dhe nuk besoj ne asnje perqindje se ky shkodran eshte i pafajshem pasi me persona si ky dhe te tjere e kane çuar imazhin e shqiptarit ne fund duke demtuar te ardhmen e mijra e mijra shqiptareve te ndershem qe rrojne me djersen e ballit dhe shkollojne me sakrifica femijet e tyre.Shteti shqiptar duhet te tregohet I PAMESHIRSHEM me keta plehra qe e ndotin imazhin e shqiparit kudo ne EUROPE.Te denohet dhe t’i hidhet çelesi i qelise ne pus .Ka ardhur koha qe gati 1 milion shqiptaret qe punojne e jetojne jashte shtetit pra me pune te ndershme te kerkojne ashpersimin ne maksimum te ligjit per keta tipa ,nuk mund te neperkembin djersen e shqiptareve te ndershem keta plehra te pariciklueshme .Turp per gazetarin obes qe publikon keto raste ,vetem per profesionalizem nuk mund te flitet.

      Reply to this comment
      • ktu ka tradheti burra ! July 31, 10:14

        korcari ,

        ajo qe shume si ty nuk arrijne te kuptojne ktu ne kte
        storie ,
        eshte ajo se shqiptaret jane ne shenjester te gjithkujt
        e me ta abuzohet e nuk rrespektohet ligji Drejtesia
        si per cdo qytetare te ksaj Bote . Ktu qendron ndryshimi ,qe ti si shtet , ben dallime kundrejt nji X shtetasi te huaj dhe abuzon me dobesine e tjetrit ,e nji te pambrojturi . Qe te arrestoshe ni keqberes ,nji kriminel e mafioze , cdo shtet ka nji Ligje ,ka rregulla dhe Fakte . Dhe kur kto rregulla thyen nga vet Drejtesie e X – shteti , atehere kemi te bejme me mos rrespektim e dhunim te te drejteva te X – shtetasi ,
        siedhe abuzim me detyren . – (kte arrin ta kuptosh zotrote ) Un nuk jam ,per asnji sjelle te jashteligjeshme te shqiptarit kudo ne bote ,por sigurishte per nji qendrim korrekt vs Botes ,sepse keshtu nderohemi si Nation . Por ne kte raste ,nuk eshte ky problemi ,qe ta shofim thjeshte ,si i pelqen dhe behet politike nga te huajt ,vs shqiptarit , se kemi te bejme me mafioze ,etj etj dhe sekur mos te mjaftonte kjo i bejne lidhje edhe me Politiken !!!!!!!!!!
        Pra nuk jemi ne kundershtim qe ata shqiptare qe thyejne ligjin kudo ata jane ,ti nenshtrohen atij ,por jo ne menyre arbitrare e abuzive ,thjeshte se jane qytetare te pambrojtur .

        Kto lidhjet qe i ngjisin nga pas kta mashtrues ,me politiken ,kemi vite qe i degjojme .Eshte nji taktike tashme e Botes se huaj e njohur per shqiptaret . Kujtojme ktu , Kinezin Lu, qe i kishte aq per zemer gangsterret e lagjeve te qyteteve Shqiptare ,(skandaloze per nji ambasadore te merret me nji gje te tille ) dhe lidhjet dhe bla bla bla-te e lidhjes se politikes me kriminelat ordienere ne shqiperi ,qe i behej nji lidhje artificale ,e shpifur ,qellimishte ,duke pasur ne dore edhe Median i jepnin jete ne opinion . Njelloj si bene edhe me Tahirin ,qe i shkaterruan karieren paasnji Fakte . Jane metoda qe praltikohen vs Shqiperise e shqiptareve ,pasi kann krijuar ne shqiperi nji bande si ajo e pd-se qe i mbeshtet kto Politika . Praqitjen ne bote te shqiptarit si nji kriminel e mafioze .Akuza qe ne realitet nuk jane te verteta por i shkojne nji politike te caktuar. Te gjithe nationet kane keqberes ,kriminele dhe trafikante ,dhe ndoshta me shume e shqetesues se ka shqiptare por nuk i hidhet faji nji Nationi te tere e as politikes . Pra kjo ne Shqiperi ka nji qellim tjeter ,qe shume kaqole ne ate vend se kuptojne dot . Prandaj lerini Moralin e turpemadhit ju te turpshmit e botes ,por shifni realitetn si eshte dhe kuptoheni ate ,dhe tregoni pak dinjitet e solidarizohuni me gjakun tuaj e mos u percani e hidhni poshte ,sepse i ka veshur bota nji X etikete ,per te injoruar Shqiptarin . Kjo politike anti Shqiptare e ke te pranishme kudo edhe ne TV te huaja me reportazhe nga me ordineret qe bejne mbo Shqiperine etj etj etj . prandaj treghuni pak shqiptare jo naive ,me kto shplarje truri qe ju ben media e bota kto 28-vjet

        Reply to this comment
      • janulla ta tha ,korcari ! July 31, 10:34

        hiker me peder antishqiptare

        mesiguri do jesh noj Grek ndonji sumcpuar i Janullatosit

        yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt gjak prishur

        Reply to this comment
        • korçari July 31, 11:00

          E pritja reagimin e kellirave qe jetojne jashte vetem me pislleqe duke mos njohur te jetosh me pune te ndershme por une nuk kam folur per maskarenjete te cilet me krimet,vjedhjet,mungesen e kultures,etj e kane çuar imazhin e shqiptarit ne fund ku dhe si pasoje eshte dhe ndonje padrejtesi qe i behet nga drejtesia ne keto vende dhe do t’ju sugjeroja te pyesni gjithe ata shqiptare qe punojne ,shkollojne femijet e tyre se sa e vuajne ne kurriz kete imazh duke qene korrekt me ligjin dhe vetem se disa lapangjoze me veprimet e tyre demtojne dhe neperkembin dinjitetin e shqiptarit.Nuk besoj se ky imazh ka ardhur vetevetiu dhe ju kujtoj thenien e nje politikani te huaj i cili ka thene se nje shtet ka per detyre te duroje dhe te investoje per pjesen e shoqerise (te paket lumpene) por eshte m*t i tyre por nuk kane per detyre te durojne m*tin e te tjera kombesive.

          Reply to this comment
  2. emigrant July 30, 21:49

    Pse s’thua qe vetingun duhet ta fillojme nga drejtesia Belge qe qenka edhe me e korruptuar se ajo Shqipare. E paskan persekutuar fare kete gjynahqarin. E sigurte qe nuk jane komuniste ata ne Belgjike?

    Ju hengert mortja mu ne gazetare leshi, qe e cmendet kete popull duke bere protagoniste llumin e races njerezore.

    Reply to this comment
  3. GJIKA July 30, 22:18

    PO KUR KA DHENE 45000 EURP LE TE JAPE EDHE NJA 200000 MIJE E TALENE REHAT!SHUME PASKA DJERSITUR KY DJALOSH SI ROJE!S’E KENE PAGUAR KEQ BELGET!UNE PO KERKOJ NJE VEND PUNE SI KY E NUK PO E GJEJ DOT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!ARTAN HOGJA QENKERKA PJERDHUR SI GAZETAR INVESTIGUES.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku July 30, 22:25

    Avash – avash DRITA po bohet si Revista Hosteni qemoti.

    Reply to this comment
  5. Artani ben shume mir qe e ben Teme kte Skandal July 30, 22:35

    por kjo ,nuk eshte nji teme qe mundet ta kuptojne e diskutojne tipa qe s’ja kann iden se per cfar flitet ktu .
    E para eshte ceshtje njohje se si funxionon kjo Bote europiane sot ,qe shume pak ja kan iden ,nga kto ktu ,gje qe kuptohet lehte nga komentet qe bejne ,
    tjeter- snji komentues nuk ka asnji te drejte , te ofendoje
    X-n apo Y-n dhe as te mbeshtetese me idiotesine e tij ,politikat diskriminuese qe shume vende e Politika te “Deres se Pasme” ushtroje kunder Shqiptareve dhe Shqiperise .

    Kjo sjellje e komentueseve eshte thjeshte ajo ndjenje
    inferioriteti he prej pederi i te pranuarit gjithcka ,cdo etikete qe Bota e huaj i ngjit pas Shqiptarit .
    Edhe vet politizimi ktu i te akuzuarit me patrir politike
    eshte ne kuadrin e Lojes se Djallit kunder Shqiperise .

    Bejne keshtu , ofendojne ,akuzojne ,abuzojne me shqiptaret ,sepse e dijne mire ,se
    nuk do ti vij asnji Ere kunder as nga Shqiperia e shteti i matufeve padinjitet ,e as nga Bota e cila leviz ne te njejten rrjete mirimange duke e bere shqiptarin
    ne cdo kohe nji rt Sündenböck-u(ti qepen dikujt e injorojne ) si eshte ne mentalitetin e asaj bote ,qe duhet patjeter te vene dike X -in ne shenjester ,per te hsfryre frustrimin e shtresin e jetes siedhe per tu zbavitur ne kurriz te jetes se popujve te tjere .
    Boll na can carin kta shkerdhata ,qe jane te afte ti ngjisin genjeshtrat me te pafytyra X – POPULLI E X -SHTETI ,sidomos atyre qe skan sum t’ja hedhin surratin ate qe ata vjellin kunder
    .
    Pra per shume idiote kjo eshte nji teme qe duhet ti qendrojne larg , sepse nuk behet fjale per gjasme nji mafioze i i pelqen ta quaj bote etj etj ,por nji shqiptare qe eshte ndaluar e ndenshkuar ,sepse eshte njeri pashtet ,pambrojtje . Keshtu e shof une qe njoh ne nji mase kte bote

    Reply to this comment
  6. Spurdhjaket e SHQUP-it July 30, 23:02

    Shyqyr qe nuk ti ka pare eurot legeni Bardh djali i burgaxhiut dhe spiuni i ish Sigurimit te shtetit Ali Spahia, se kishte per t’ja perlare ai eurot, do te conte me duart e tij ne polici dhe me pas do te futej “mik” per te shpetuar.

    Reply to this comment
  7. MH July 31, 00:27

    Mesa lexova kam bindje te patundeshme qe Shqiperia po hyn teper me vones ne BE kur ne ate fare BE paskeshin shtete me mbreten idiot dhe te pakarkter e me vese hajnijet.
    Diplomacia shqiptare e ka per detyre ti kerkoj Mbretnis Belge te gjithe pervehtesimet e shumave ne ero qe ia kane grabite padrejtesisht me ligje te nji mbretit idiot.Njikohesisht ti kerkoj te coje ne vend te drejten identitetin me ndershmeri te denuarit pa asnji fakt.
    Pos ketyre argumenteve teper negative per nji shtet anetare te BE ti kerkohet te rreformohet ne fillim mbreti(kenka handikap hajdut) e mandej i gjithe shteti Belg.Ne jetume rreth 50 vjet diktature komuniste po nuk te arrestote ai shtet pa patur te pakten dy veta per te denoncue dhe te ven hekurat.
    Persa i takon ekzistences se racizmit.
    Shtetet e BE njeri ma shume se tjetri jan rracista te terbuar por mbulohen me carqaf te terminologjise nen termin “Demokratike”.
    Nese shteti Shqiptare mban qendrim indiferent.I takon mediave shqiptare ti turren me fakte dhe argumente shtetit Belg per te cue ne vend nderin e shqiptarit te pafajshem Safet Rustemin (Bajri).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*