Flet meteorologia: Ja kur pritet të stabilizohet situata nga reshjet

December 1, 2017 10:25

Flet meteorologia: Ja kur pritet të stabilizohet situata nga reshjet

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme në Shqipëri. Meteorologia Lajda Porja tha se në mbrëmje pritet që reshjet e shiut të ulin intensitetin e tyre.

Sipas saj, në zonat veriore situata paraqitet në kushte të stabilizuara, ndërsa problemi vijon në Jug dhe pjesën qendrore të vendit.

Në fakt zonat veriore, pjesa më e madhe e qendrës paraqiten në kushte të stabilizuara. Vranësira dhe shira do të jenë të pakta. Në mbrëmje pritet të ndërpriten reshjet. Zonja Jugore dhe qendra mbeten me reshje të dendura deri në mbrëmje.

Do ketë periudha që do të ndalojnë reshjet. Më pas do të ketë periudha me intensitet të lart. Në ora 2:00 të mëngjesit janë marrë këto të dhëna. Reshje intensive kanë qenë pas orës 04:00. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet mesatar dhe të dendur.

Nuk do të ketë ndalim të reshjeve, por presim që ato në mesnatë të jenë të pa konsiderueshme. E shtuna do të ketë reshje të pakta dhe kthjellime në territori. Po ashtu dhe në mesnatën e të shtunës do të ketë pak reshje”, tha ajo për News 24.

December 1, 2017 10:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*