Flet mjeku i parë i Messit: Ja si e kam ndihmuar të rritet…

June 30, 2017 14:53

Flet mjeku i parë i Messit: Ja si e kam ndihmuar të rritet…

Diego Schwarztein, mjeku i parë endokrinolog që ka trajtuar futbollistin Lionel Messi për “mangësi të pjesshme të hormonit të rritjes” së tij, tha të enjten se e ka ndihmuar të rritet “la Pulga”, por mohoi çdo “ndikim” në karrierën e lojtarit më të mirë në botë.

“Në karrierën e tij të futbollit nuk kam pasur asnjë ndikim. Unë jam një mjek, që në fëmijërinë e tij e kam ndihmuar të kapërejë një problem shëndetësor, që kishte të bënte me rritjen e tij. Kjo është e gjitha. Karriera e Leos është bazuar në talentin e frikshëm, aftësinë e tij dhe në cilësitë si futbollist, – ka thënë Schwarztein. – E kam ndihmuar atë të rritet, asgjë tjetër, jo të shkelmojë topin”.

Schwarztein tha se ai nuk ka punuar direkt për Newell, ekipin ku Messi u shfaq, por në departamentin mjekësor, që klubi e kishte kontaktuar, sepse një patologji endokrinologe e zbuluar e pengonte të rritej.

“Në ato vite, ne po flasim për 1997, kam punuar afër Newell. Njëri nga pacientët ishte Lionel Messi. Bënim konsultime të zakonshme, por flisnim pak për futbollin. Në Argjentinë, ose në fazat e hershme në Barcelonë, unë e ndiqja, sepse kjo ishte një situatë që kërkonte monitorim. Ne e kemi parë njëri-tjetrin çdo dy apo tre muaj. Më vonë e kuptova se Messi ishte Messi, e kam ndjekur karrierën e tij dhe kam pasur gëzim të madh si ishte duke u bërë lojtari më i mirë në botë. Gjatë viteve e kam humbur kontaktin me vetë Messin, por jo me familjen e tij. Unë flas sidomos me Jorge, babain, i cili kalon më shumë kohë këtu në Rosario.”

June 30, 2017 14:53
Komento

1 Koment

  1. MH June 30, 18:10

    Bravo!
    Ketu duket humanizmi i sincert i nji mjeku.
    E kam ndihmuar atë të rritet, asgjë tjetër, jo të shkelmojë topin”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*