Flet nëna e 13 vjeçares së përdhunuar në Kuçovë: Ai do më trafikonte dhe të madhen

December 14, 2017 14:10

Flet nëna e 13 vjeçares së përdhunuar në Kuçovë: Ai do më trafikonte dhe të madhen

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Kuçovës, ku një 49-vjeçar është arrestuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare.

Nëna e kësaj të fundit, Rajmonda Guri ka treguar për “Neës 24”, se vajza ka shkuar në shtëpi në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Vajza më erdhi në shtëpi e shqetësuar dhe nuk fliste”, është shprehur ajo.

Sakaq, ajo ka theksuar se 49-vjeçari Aliosha Emini ka probleme mendore.

Ndërkaq nëna e dy vajzave ka treguar se bashkëshorti i saj ka bërë kallëzim disa herë në polici.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13-vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, ka thënë Rajmonda Guri.

Aliosha Emini, u arrestua pasi tentoi të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion 19-vjeçaren A. G., si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 13-vjeçaren B. G.

December 14, 2017 14:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim