Flet nëna e 17-vjeçarit të vrarë: Vajzës nuk i kam thënë akoma. Besoj te drejtësia hyjnore

July 23, 2015 10:00

Flet nëna e 17-vjeçarit të vrarë: Vajzës nuk i kam thënë akoma. Besoj te drejtësia hyjnore

Debora Lulli, nëna 42-vjeçare e Ismaelit, 17-vjecarit të vrarë në Itali në mënyrë makabre, duket se do të ruajë si kujtim cdo send të të birit, përfshi këtu edhe një shishe plastike, të cilën shtrëngon fort në gjoks, më pas vendos mënjanë në një tabake blu.

“Do ta ruaj ishte e Ismaelit tim”, thotë me një frymë. Pastaj qan në heshtje. Një heshtje që ka mbytur gjithë shtëpinë ku Debora jetonte me Ismaelin, bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël 4-vjeçare.

“E vogla nuk e di ende. Do ia themi pak nga pak”, thotë Debora me një shikim të humur. Djali i saj Ismaeil Lulli 17 vjeç është marrë nga dy shokë të tij, është therur me thikë dhe trupi i është fshehur diku.

U gjet dy ditë pas zhdukjes së të dielës, me një plagë të madhe në fyt, gati prerje e qafës. Fillimisht kishin refuzuar të flisnin, por pasi autori kishte pranuar vrasjen dhe apeli i tij për ta falur hapin një të çarë në murin e dhimbjes.

“Biri im pati një fund të tmerrshëm”, është shprehur nëna e Ismaele Lullit. “Nuk mund të vdesësh kështu. Nuk kam për ta falur kurrë! Më lejoni të dyshoj në vërtetësinë e fjalëve të atij që vrau djalin tim”, thotë Debora.

“Po si mund të thuhet më shpëtoi situata nga dora?! Të gjithë faktet flasin për një krim të paramenduar, dhe për më tepër për një arsye absurde” ka thënë ajo për gazetën italiane “La Stampa”. Sa i takon faljes, ky nuk është momenti.

Është koha për të kërkuar për një dënim të sigurtë. “Asgjë dhe askush nuk do të më kthejë , buzëqeshjen, mirësinë dhe bujarinë e djalit tim, por unë shpresoj në një drejtësi hyjnore dhe drejtësi në tokë”, thotë ajo.

July 23, 2015 10:00
Komento

2 Komente

  1. Elisi July 23, 13:27

    Monstrat pacin fundin me te tmerrshem qe ngriten doren e moren nje jete te pafajshme ,nje engjell e keqtrajtuan ne menyren me macabre,pacin gjithe mallkimin e kesaj bote.

    Reply to this comment
  2. Redi July 23, 17:21

    Nje popull kaq I vogel dhe te ket kaq shume kriminel brenda vetes.Nuk mund te justifikohemi me..Na ka dale nami keq shume kudo ne bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*