INTERVISTA / Nëna e “atentatorit” Bami: Është marrë gjithë kohës me kazinotë që ka në pronësi

March 6, 2015 19:59

INTERVISTA / Nëna e “atentatorit” Bami: Është marrë gjithë kohës me kazinotë që ka në pronësi

Mejreme Bami është duke kaluar ditët e saj më të këqija, që kur djali i saj Durimi është vënë nën akuzë se ka dashur të vrasë dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Ajo jeton në fshatin Nikaj të Krujës, me dy djemtë e saj ndërsa Durimi kishte rënë në qytet (Fushë Krujë) ku jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë.

Jetesa për të tani është bërë më e vështirë ndërsa ata nuk  lënë pa pritur edhe njerëzit që u shkojnë për vizitë, siç edhe kanë bërë me gazetaren e së përjavshmes “Telegram”, e cila ka sjellë edhe intervistën e mëposhtme.

 Sa anëtarë ka familja Bami?

Jam unë, nëna e tyre, kam tre çuna dhe një vajzë. Të tre çunat i kam të martuar dhe me fëmijë, e gjithashtu edhe vajza është e martuar.

Po Durimi vetë, sa anëtarë ka në familje?

Durimi ka nusen dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Çfarë shkolle ka mbaruar Durimi dhe me çfarë është marrë këto kohë?

Durimi ka mbaruar shkollën e mesme dhe është marrë gjatë gjithë kohës me kazinotë që ka në pronësi.

Durimi rri më shumë në Tiranë apo në Nikaj?

Jo, Durimi jeton me familjen e tij, pra me nusen dhe dy fëmijët në Fushë Krujë ku ka edhe shtëpinë e vet. Ka jetuar ca kohë në Tiranë me qira, por iku andej para një viti.

A e ka ndihmuar familjen Durimi?

Po, ai vetë e mban familjen e tij, sigurisht që e ka ndihmuar.

A keni pasur probleme me fqinjët gjatë kësaj kohe?

As që i kam parë fqinjët. Nuk e di se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë. Nuk kam dalë as në lagje, kam mjaft hallet e mia.

Megjithatë nuk kemi arsye pse të jemi të shqetësim me ata.

Si i keni pritur gjërat që janë thënë në media për djalin tuaj?

Si ti prisja. Ne nuk dinim asgjë. Unë dija që djali ishte në shtëpi, vetëm kur e dëgjoj në televizor ashtu si gjithë të tjerët. Më ra si bombë por ç’do bëja.

A ka emigruar ndonjëherë Durimi?

Por kohët e fundit ka qenë me nusen dikur, por që as ne nuk e dimë.

Pse e kanë akuzuar Durimin?

Nëna nuk di gjë. Durimin e keni atje në burg, mund ta pyesni.

Keni pasur shqetësime këto kohë?

Jo, ne nuk na ka shqetësuar njeri, pasi siç e thashë, Durimi rrinte në Fushë Krujë dhe ne nuk dinim gjë se çfarë bënte ai.

Po policia a ju ka ndihmuar?

Ç’ndihmë, policia erdhi dhe na ka kontrolluar gjithë shtëpinë, kaq.

A dinit gjë ju, se Durimi kishte njohje personale me Tomë Doshin?

Jo unë si nënë nuk dija asgjë se çfarë bënte Durimi.

Thuhet se ka marrë 50 mijë euro dhe një makinë luksoze …

Unë nuk di gjë as për lekët dhe as për makinën se ku e gjeti dhe si e bleu ai. / Gazeta Telegram

March 6, 2015 19:59
Komento

7 Komente

  1. Tarrasi March 6, 20:36

    Mos kini me rak se ata njerez qe ka vrare ky pinxhi jot do dalin nje dite.

    Reply to this comment
  2. Tarrasi March 6, 20:50

    O pederast qe me ke vjedhur emrin,O Tarras magjari…

    Reply to this comment
    • Tarrasi March 6, 21:18

      Mos te ka pallu ndonje Tarras ty qe me quan mua Homoseksual (E di qe nuk flet Shqipen e mirfillte duhet te jesh nga Shpellat e Dragobise por po te shpjegoj qe ne shqip ne perdorim fjalen Homoseksual dhe jo fjalen Pederast sepse konsiderohet ulje per disa njerez si puna jote)

      Megjithate ky psedonim eshte i te gjitheve asi imi dhe as i joti dhe ti qe me akozon per vjedhje je hajdut vet dhe ke agende perverse qe nuk me intereson dhe sdo te kete asnje lloj ndikimi tek une. Trima si puna jote une i bej prej letre dhe pastaj i perdor per te ….

      Reply to this comment
  3. Tarrasi March 6, 21:36

    O tarras,e kishe gruan qejflie me thane.A ma jep me qera sa per nje nate?

    Reply to this comment
    • Tarrasi March 6, 21:50

      E keqkuptuar se nuk din mre Shqip nga qe ti me vjedhur mua pseudonimin e kishin fjalen per gruan tende. Por nuk kuptoj dicka ne nje cift homoseksualesh si puna jote kush eshte burri dhe kush eshte gruaja?

      Reply to this comment
  4. Tarrasi March 6, 22:04

    DELETED

    Reply to this comment
  5. Aqo March 6, 22:13

    Nuk ka nene ne bote te doje qe femijet e saj te marrin rrugen e keqe.Keto jane halle dhe vuajtje per to.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*