Flet nëna e dëshmitarit “të zhdukur”: Djali im në Gjermani, por jo si azilant

April 7, 2015 10:20

Flet nëna e dëshmitarit “të zhdukur”: Djali im në Gjermani, por jo si azilant

Nëna e dëshmitarit të konsideruar “të zhdukur” të procesit gjyqësor ndaj Arben Frrokut, Ylli Memia deklaron se djali i saj nuk ka kërkuar azil politik në Gjermani por ndodhet atje pasi do të kuronte vajzën e sëmurë.

Razie Memia tha se policia kishte shkuar disa herë për të kërkuar djalin në banesë por nuk e kishte gjetur.

Razie Memia në një intervistë për Ora News thotë se prej tre muajsh nuk ka kontaktuar me djalin e saj Ylli Memia.

Ajo pranon se disa herë policia ka trokitur në derën e saj duke kërkuar që Ylli Memia të paraqitet në gjykatë, por thekson se djali i saj nuk di asgjë dhe nuk ka bërë asgjë, ndaj policia nuk ka pse ta kërkojë atë.

Ylli Memia, ish-gardisti që dëshmoi për llogari të hetimit mbi vrasjen e komisar Dritan Lamajt, nuk është paraqitur në proçesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për dëshmi të rreme.

Emri i Memisë, u permend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë.

Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë.

Në sallën e gjyqi i thirrur për të dëshmuar mbi këtë rrethanë, Memia deklaroi se dëshmitari i mbrotjur është vetëofruar dhe se ai nuk është kontakuar prej tij.

Kjo bëri që prokurorët të kërkojnë në salle marrjen e tij si të pandehur për kallzim të rremë.

April 7, 2015 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*