Flet për herë të parë për protestën, Kodheli: Reagimi, në kohën e duhur

April 9, 2018 21:31

Flet për herë të parë për protestën, Kodheli: Reagimi, në kohën e duhur

Deputetja e qarkut të Kukësit nga Partia Socialiste, Mimi Kodheli, e ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka sqaruar arsyet e reagimit të vonuar të saj lidhur me protestën kundër tarifës në “Rrugën e Kombit”.

Ajo ka thënë se përgjatë kësaj kohe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kuksianët dhe kolegët, dhe se stepja për të reaguar ka ardhur vetëm si pasojë e mungesës së dijeve të thella për mënyrën e realizimit të kontratës koncesionare.

“Unë mendoj se reagimi ka qenë në kohën e duhur. Unë kam qenë në konsultime me kuksianët. Kam folur edhe me kolegët që mbulojnë këtë për të cilën është folur në këto momente. Një reagim i menjëhershëm shpesh herë të bën të ri reflektosh më mbrapa. Sigurisht nuk kisha dijeni të thella për mënyrën se si ishte realizuar kontrata koncesionare. Mendoj se sa më i matur të jetë mendimi aq më mirë është për të gjithë establishmentin”, ka qenë kjo, deklarata e Kodhelit.

s.a/dita

April 9, 2018 21:31
Komento

2 Komente

  1. Lili April 10, 09:01

    Booobooo Qe mbi 2 vjete qe kuksianet protestojne per kete pune e kjo ende nuk ka mbledh asnje informacion?
    Woouah !mjere per ne si shtet ne qofte se edhe atij qe na #fali#kete zoje i duhet 2 vjete per nje veprim…..
    Reagim i menjehershme kur qe 2 vjete zijn kjo pune…Amam Mimi mos u bene edhe ma debile se je me deklarata qe mundohen me te parasit kishe e matur kur ne fakt te zbulojne vetem te papergjegjshme e idiote!
    Ps:ku ishe qe 2 vjete
    ?to bredh butikat e evropes qe nuk u kujdese as per hallet e njerezeve qe te votuan,as per t’i rapportuar shefit tend qe te nominoj atje se nuk do i shkoje puna aq lehte aty se mjerimi e ka kapluar zonen e njerezet nuk kane me asgje me humbur pos jeten?
    Dish gje ti per situaten e zgedheseve te zones tende?Dish gje ti per sa u hoqen nga ndihmat ? Dish gje per sa vende pune krijoje qeveria atje?
    Po per sa merrni nga zona e Kukesit mundesh pak me na treguar?sa nga minierat,nga hydrocentralet,nga pyjet? Bref siçthone francezet dish gje per ekonomine e zones tende apo veq per ekonomine e xhepit tend?
    Kur nje deputeti te zones i duhet aq shume kohe per me mbrojtur qytetaret,ma mire mos te jete hiç:bile rrogen edhe dietat qe i shtoni rroges do i kursejme per pagese te rruges per njerezet e kukesit qe kane nevoje!

    Reply to this comment
  2. Dn April 10, 09:02

    Mimi ishte ne kure per Botox,prandaj nuk mujti me reaguar ne kohen e duhur…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*