Flet shqiptari që shkaktoi incidentin në Eurovizion: E kam menduar rikthimin në Shqipëri, por jeta është luftë

May 18, 2018 16:16

Flet shqiptari që shkaktoi incidentin në Eurovizion: E kam menduar rikthimin në Shqipëri, por jeta është luftë

 

Pas Ermal Metës, Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureira-s, Konstantin Bouki ishte shqiptari i katërt që u ngjit në skenën e Eurovizionit, por jo për të kënduar si tre të parët.

Si një aktivist, shqiptari i njohur me emrin e artit Doctor AC activism, tha se i rrëmbeu mikrofonin këngëtares Surie për të kërkuar liri, të drejtat e tij si njeri për një Londër më të mirë dhe për një Europë më të mirë.

“Unë kisha idenë në xhep, kisha shkruar ide, nuk arrita dot t’i nxirrja ato idetë dhe i kërkova me mirësjellje Suries “Të lutem, mund të ma japësh mikrofonin?”. Ajo e pa shumë mirë që po vija, dhe ma dha mikrofonin. Ajo donte të ma jepte mikrofonin, por mediat angleze e kanë ekzagjeruar, sepse janë të njëjtat mediat që më kanë shtypur zërin dhe idetë”, tha i riu.

Më pas ai rrëfeu se ishte dhunuar nga sigurimi dhe drejtori i skenës së Eurovizionit: “Më pas, ata nuk kishin fare të drejtë të më godisnin, por u godita. Ai drejtori i skenës së Eurovisionit, një kafshë e vërtetë nuk erdhi të më merrte mua nga dora, por erdhi direkt me mundje, si derr duke më shtyrë. Unë nuk shkova aty për t’i gjuajtur njeriu me grusht, ose për të bërë si kafshë, unë shkova si njeri me ide për të dhënë një mesazh”.

Doctor AC ka shkuar në Britani në një moshë fare të vogël, vite më parë, “për një botë më të mirë”, por tashmë ai thotë se po i shtypen idetë.

Megjithatë shqiptari nuk pranon të kthehet në Shqipëri, pasi sipas tij jeta është luftë dhe nuk do të dorëzohet:

“E kam menduar rikthimin në Shqipëri, por jeta është luftë që unë vazhdoj të luftoj, të krijoj. Kam një libër të fundit që quhet “Punët e mafias të shtetit anglez”. Po mbaroj libra, po krijoj, po punoj.. do me thënë unë jam bërë pjesë e Anglisë, pak a shumë dhe të vij në Shqipëri domethënë t’ia nis nga fillimi”.

a.s/dita

May 18, 2018 16:16
Komento

1 Koment

  1. si lenini; "me jep nje gazete te ndryshoj gjithe rusine" May 18, 20:55

    djalosh; jeta eshte ndonjehere, si ne ndonje film, kur perzonazhi, mjafton te thote nje fjale dhe mund te ndryshoje krejt rrjedha e filmit . nuk shprehesh dot ku dhe kurdo . medjat kane standartet e veta . por sidomos, kur keto medja, jane ndertuar nga mafioz, konformist, ose kriminel . fjala e lire …VDES..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*