Flet vjehrra pas helmimit: Çfarë më tha nusja pasi më dha gotën me helm

July 3, 2017 13:40

Flet vjehrra pas helmimit: Çfarë më tha nusja pasi më dha gotën me helm

Arjana Stafa, vjehrra që tentoi ta vriste nusja e saj 19-vjeçare, duke i dhënë gotën me kos dhe me helm brenda tregon për atë që ka ndodhur.

Në një prononcim për “News 24”, ajo ka hedhur poshtë akuzat e nuses, e cila tha se donte ta vriste pasi ajo i nxiu jetën.

Si ndodhi ngjarja?
Unë isha në shtëpi. I thash: “Jepi mamit një gotë kos, mu tha goja”. Më pas e pyeta, se ‘ca është kjo erë’. I thash ka erë. ‘Është erë e tmerrshme’. Pasi e piva, i thash: “Si ma bërë këtë gjë’. Unë sa piva gotën desh vdiqa. I thash ‘pije ti’. ‘Jo tha nuk e pi’ më tha. E hodhi pastaj. Rashë në krevat. Më pas erdhi djali dhe më pyeti se ça kisha. Më çuan në spital.

Të tregoi nusja se të kishte hedhur helm?
Po më tregoi që më kishte hedhur helm. Më tha se kishte marrë tek babai. E më tha se ‘e bëra për arsye personale, të trupit tim’.

Kishit konflikte me nusen?
Nuk kishim asnjë konflikt. Më mirë kam mbajtur atë sesa fëmijët e mi. Si kam bërtitur njëherë. Si kam thënë kurrë asnjë llaf të keq. Kjo që më ka bërë mua ajo.

A ja fal asaj?
Jo atë që më ka bërë mua?? Gjallë në botë. Atë që më bëri mua s’kam si e fal.

NGJARJA
Denoncimi në policinë e Shijakut është bërë nga vjehrra e 19-vjeçares mëngjesin e 1 korrikut. Arjana Stafa ka deklaruar se mbrëmjen e 30-qershorit ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit me simptomat e një helmimi ushqimor. Nga analizat e kryera rezultoi se 42-vjeçarja ishte helmuar me një sasi të vogël helmi “Akravil”. Pas trajtimit që mori në spital, ajo u kthye në banesë. Ishte nusja ajo që i tregoi vjehrrës se e kishte helmuar me ilaçin e mizave, të cilin ia kishte hedhur në gotën e kosit. E tronditur, vjehrra ka denoncuar nusen e djalit në policinë e Shijakut.

July 3, 2017 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*