Flet zyrtari i ri i DASH për Ballkanin: Moska t’i mbajë duart larg

October 4, 2017 14:22

Flet zyrtari i ri i DASH për Ballkanin: Moska t’i mbajë duart larg

 

Presidenti Donald Trump mesa duket nuk e ka kaq larg vëmendjes Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë është kujdesur të emërojë njeriun e ri që nga dita e djeshme ka marrë në duar drejtimin e diplomacisë së re amerikane në rajon.

Wess Mitchell është Ndihmës/Sekretari i ri Amerikan i Shtetit  që pason në detyrë paraardhësit e tij Viktorja Nuland, e dorëhequr me 25 janar 2017 sapo Trump erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë, e pasuar në këto muaj nga Hot Bryan Yee.

Zoti Yee në koordinim me ambasadorët aktualë në Shkup dhe Tiranë arriti të zgjidhë krizat e brendshme politike, ndërsa pasuesit të tij Michelll i mbetet barra që t’i çojë përpara interesat amerikane në këtë rajon.

Duke folur për vendet e ish-bllokut komunist, Ndihmës Sekretari i ri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Wess Mitchell ka kritikuar qeverisjet autoritare dhe korrupsionin në rritje.

Wess Mitchell, Ndihmës/Sekretari Amerikan i Shtetit: “Në një farë mënyre ne dhe Perëndimi në përgjithësi, është në lufte me ata që kanë realizuar në praktikë idetë e tyre për qeverisje autoritare në disa shtete në Europë dhe Azi. Ata i kanë krijuar mundësi të përdorin forma hibride të qeverisjes. Korrupsioni në çdo shtet në tranzicion mbetet një problem i sigurisë tonë kombëtare. Ka faktorë të jashtëm gjeopolitikë që po përpiqen të shfrytëzojnë problemet e qeverisjes në këto shtete. Do t’i kërkoj Moskës t’i japë fund aktiviteteve destabilizuese në Ballkan”.

Me ardhjen në detyrë në administratën Trump të shefit të ri për Ballkanin duket se kanë nisur edhe orientimet e reja ndaj zhvillimeve politike në këto shtete.

Burimi: Klan Plus

October 4, 2017 14:22
Komento

5 Komente

  1. Lisi October 4, 15:46

    ” Moska t’i mbajë larg duart ……”
    Kështu thotë nëpunës i ri , Wess Mitchell , i Ministrisë së Jashtme Amerikane !
    Po Kina , india , Turqia etj etj . ku t’ I mbajnë duart ?!
    Ç’është kjo logjikë primitive e arrogante , ç,është kjo xhelozi ?
    Shqipëria është një vënd sovran dhe s’është në gjëndje lufte me Rusinë , sikurse edhe Amerika .
    Thirrje me ” duart larg ” më kujtojnë kohën kur Shqipëria ishte e izoluar .
    Sqipëria nuk duhet trajtuar si një kukull në dorë të nëpunësve amerikanë që venë e vinë , në ç’do katër vjet , herë si pullumba e herë si gjerakë !

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 5, 03:54

      Zyrtari Amerikan duke i thene moskes ti mbaje duart larg nga Ballkani, ne te njejten kohe mbron interesat strategjike te Kombit shqiptar , pervec interesave te tij globale

      Ndaj nuk ka azgje te keqe , biles ehst shume mire , qe i flet hapur Moskes ne lidhje me nderhyrjen ne menyra te ndryshme qe Moska ben ne Ballkan

      Sa per Turqine, edhe per Turqine zyrtaret Amerikane i kane bere te ditur popullit shqiptar , sidomos ne Kosove, qe Truqia ka nje agjende anti-shqitpare, dhe asimiluese kunder kombit shqiptar’
      Biles , zyrtaret Amerikane kane folur hapur ne tv , qe Turqia ka agjende anti-shqptare ndaj nuk duhen pranuar parate qe ajo derdh per te ndertuar xhami ne tokat shqiptare

      Pra , te gjithe fjalet e zyrtareve Amerikane jane nje ndihme per kombin shqiptar ne teresi, sepse ndihmojne qe te mbajne larg armiqte tane strategjike

      Keshtu qe kjo menyre komunikimi e zyrtareve Amerikane esht e mirepritur per ne,
      sepse na ndihmon qe te jemi vigjilente kunder armiqeve te kombit tone ne te Ardhmen,
      dhe ne te njejten kohe i step , i bllokon dhe i diskretiton spiunet e ketyre fuqive armike , qe jane ne mesin tone

      Reply to this comment
  2. apo jo ..?!? October 4, 18:04

    botojini komentet e lexuesve . ne se s’ju pelqejne, ktheni pergjigje po online, “perse”, qe te mbajme pergjegjesi vete dhe te liroheni nga “pergjegjesia” . s’ ju ka lene njeri ju, te beni avokatin e djallit, ose te peshoni inteligjencen e publikut . ju shikoni “tnteligjencen” tuaj dhe merni ato pare . mos censuroni si skutha .

    Reply to this comment
  3. perpara...boll klishe . rruge, mendimit te.....lire October 4, 22:28

    botoje komentet e lexuesve . leni klishet e gjykimit aktual te mendimit human, ne politik . aktualiteti eshte nje kaos, sa qesharak, aq edhe tragjik . askush nuk duhet te mbeshtetet me ne apoteozat e kohes se tanishme . çdo gje, duhet satirizuar, injoruar, fshire… trasformuar .

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic October 5, 01:48

    Burimi Kryesor i te gjith nderhyrjes ne ballkanin Perendimore eshte Moska. Keto tjeret jane bishte qe shkulen kollaj.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*