Flet zyrtarja e DASH: Vettingu në politikë? Çelësi SPAK e BKH

September 20, 2018 19:16

Flet zyrtarja e DASH: Vettingu në politikë? Çelësi SPAK e BKH

Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsioni. Gjatë një interviste për News24, zyrtarja e DASH, thotë se SHBA presin rezultate konkrete, duke përcaktuar SPAK dhe BKH si institucionet kyçe të kësaj reforme.

E pyetur për vetingun në politikë, propozimin më të ri të opozitës, Millard këmbënguli se “Çelësi është SPAK dhe BKH”. “Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme”, u shpreh ajo.

Duke folur për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, Millard u shpreh se SHBA shpreson se rezultatet e bisedimeve mes dy liderëve do të jenë një gjë e mirë për Ballkanin. “Ne mendojmë se marrëdhënia midis Kosovës dhe Serbisë është duke u normalizuar; ajo marrëdhënie është thelbësore për të gjithë rajonin. Ju e keni dëgjuar së fundmi, mendoj, Këshilltarin tonë për Sigurinë Kombëtare, Ambasadorin Bolton teksa është shprehur për këtë çështje të rëndësishme dhe ajo është në të vërtetë politika jonë. Mendoj se në këtë moment, udhëheqësit e këtyre dy vendeve po tregojnë se kanë nismë, po tregojnë se kanë imagjinatë, prandaj le të shohim se çfarë do të arrijnë dhe ne do ta shqyrtojmë, por mendoj se ne kemi shpresë se kjo do të jetë diçka e mirë për të gjithë rajonin”, tha zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard.

V.L/ Dita

September 20, 2018 19:16
Komento

5 Komente

  1. ETHEM September 20, 19:49

    PO TASHME ÇDO TE THOT LUL-SALIU..OPO DO TE VAZHDOJNE AKOMA ME SAJESA BABOLESH.
    SA TE JENE KETA TE DY,SALIU EULI NE PD..PD E VENDI DO TE VUAJ AKOMA MEGALLOMANIN E TYRE TE MBRAPSHT.

    Reply to this comment
  2. Adih September 20, 20:48

    Prandaj ,ju deputet e PD dhe te lesh e Lise ,lereni ,Durrsin ,Shkodren e dje ne Vlore ,por kthehuni ne Parlament ,dhe gjeni ndonje avokat te mire te shpetoni sado pak nga ngordhja .Nuk keni as edhe nje shanc . Vonesat jane me keq per ju . Ju kam thene dhe here te tjera ,keni vetem shanc vetem te kerkoni Azil Politik, te KIMI ne KORENE e VERIUT .Por ju garantoj , se KIMI do ja u beje letrat e punes,, Por me keqeardhje per ju, thone lajmet e fundit : se Kimi , ka pranuar e i lutet nje takimi te dyte Presidentit Amerikan ,dhe sdihet si mund te shkoje . Nuk ju a u keshilloj Rusine dhe Turqine ose Serbine ???, . . Levizni sa me shpejt ,RECI i Shkodres po ju pret . Tani per tani vetem nje dac i zi kacurrels eshte ne Rec ,ku luajne dhe shtyne perdite kohen rojet.,

    Reply to this comment
  3. Adih September 20, 20:51

    Prandaj ,ju deputet e PD dhe te lesh e Lise ,lereni ,Durrsin ,Shkodren e dje ne Vlore ,por kthehuni ne Parlament ,dhe gjeni ndonje avokat te mire te shpetoni sado pak nga ngordhja .Nuk keni as edhe nje shanc . Vonesat jane me keq per ju . Ju kam thene dhe here te tjera ,keni vetem nje shanc te kerkoni Azil Politik, te KIMI ne KORENE e VERIUT .Por ju garantoj , se KIMI do ja u beje letrat e punes,, Por me keqeardhje per ju, thone lajmet e fundit : se Kimi , ka pranuar e i lutet nje takimi te dyte Presidentit Amerikan ,dhe sdihet si mund te shkoje . Nuk ju a u keshilloj Rusine dhe Turqine ose Serbine ???, . . Levizni sa me shpejt ,RECI i Shkodres po ju pret . Tani per tani vetem nje dac i zi kacurrels eshte ne Rec ,ku luajne dhe shtyne perdite kohen rojet.,

    Reply to this comment
  4. Sali Zehere Kar-axhic September 20, 20:55

    E nderuar z. Elisabeth kete pergjigje konkretizoje duke permendur emrat Sali-Lulush e se fundmi edhe te baxhelles Mona.
    Me mdimin tuaj nuk jane dakort Mark UK, intelektkari, anticensure e ndonje perkrahes i Shqu-pisave, por nuk po na rruhet shume.

    Reply to this comment
  5. Xha Teme September 20, 21:06

    Me qarte se kaq nuk ka Lulash Suma. Kthehuni ne Parlament o mytebere talebane dhe votoni Byrone Kombetare te Hetimit dhe SPAK-un. Lerini akrobacite duke bredhur hu me hu se hurin e madh e keni pas dere. Koha e shpagimit per nje popull te vjedhur, mashtruar dhe keqtrajtuar po afron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*