“Fletërrufe për policinë dhe pyetja: Kush është banda me uniformë?”

February 4, 2016 13:02

“Fletërrufe për policinë dhe pyetja: Kush është banda me uniformë?”

Duke marrë shkas nga krimet e shumta në vend, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po bën fletërrufe për policinë e shtetit.

Gjatë seancës parlamentare, kryeministri iu përgjigj akuzave të opozitës mbi këtë çështje.

“Sa për betejën e Policisë së Shtetit me krimin dhe kriminelët, kam vetëm një lutje, jo për ju, lutem që ju të vazhdoni të bëni çdo ditë një fletërrufe kundër Policisë së Shtetit. Është publiciteti më i mirë që i bëni faktit se pa asnjë lloj boje, pa bojë fare, jeni një grup pa asnjë vizion, pa asnjë program, pa asnjë sens drejtimi, pa asnjë sens të së ardhmes, por vetëm recitoni banalitete që ua vënë në gojë, pasi u tregojnë përralla ata që keni në krye, nga lideri tek administratori i ndërmarrjes së falimentuar,” tha Rama.

Reagimi i tij erdhi pas akuzave të demokratëve se ai po bllokon ngritjen e Byrosë së Hetimit. Rama u kujtoi se PS e ka pasur në program ngritjen e këtij institucioni përpara se të vinte në pushtet, duke e quajtur qëndrimin e PD një farsë të pashembullt.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se ka një dakordësi për ngritjen e kësaj Byroje.

“Përfaqësuesja e qeverisë (Ermonela Felaj) ose nuk kishte dijeni fare se ekzistonte një projektligj i tillë i dakordësuar, apo se di pse mbajti atë qëndrim se për minuta të tëra nuk arritëm të kuptonim nëse ekzistonte projektligji. U sqarua po nga një pjesëtar i maxhorancës. Ekziston janë projektligj i përgatitur nga OPDAT dhe nga ministri aktual i Rendit, ka një dakordësi për këtë projektligj nga PD, dhe pritet…se çfarë pritet, që ky projektligj të kalojë në Parlament”, tha Paloka

Duke folur për krimin, ai i kërkoi qeverisë që t’i jepte sqarime kryeprokurorit për “bandën e policëve”.

Jepi përgjigje kryeprokurorit që tha janë banda të lidhura me zyrtarët prandaj nuk i kapim dot. Është bërë Durrësi si Kabuli dhe Shqipëria si Siria. Është akuzë për ju, bandat po bëjnë qejf në Shqipëri sepse janë të lidhur me zyrtarë”, theksoi Paloka.

“Nuk e di a kishin kamera ata me uniformë policie dje në Elbasan, ata që vranë 3 dhe plagosën 6 të tjerë. Këtë duhet të na thotë ky. Kush është kjo banda me uniformë policie që bredh nga cepi në cep dhe duket sikur zbaton porosi. Këtë të tregojë ky ministri dhe jo të na jo të na bëjë dëngla këtu për deklaratat tona”, shtoi. /Dita/

 

 

February 4, 2016 13:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim