“Fletorja e Zezë” e Hysni Kapos (II)

Av. Idajet Beqiri March 7, 2016 20:17

“Fletorja e Zezë” e Hysni Kapos (II)

Rreth vdekjes së Hysni Kapos ka pasur dyshime të arsyeshme nëse ishte një vdekje natyrale, apo një vdekje e ndikuar nga faktorë të jashtëm. Këto dyshime kanë lindur qysh në momentet e fluturimit të tij për herë të dytë me avion special privat për në spitalin e Parisit, në vitin 1979.

Pas vdekjes së tij dhe sjelljes së arkivolit me trupin e Kapos në Tiranë, erdhi edhe një fletore e mbushur me dyshime mbi shkaqet e vdekjes së tij. Kjo fletore, e cila më pas u emërtua “Fletorja e Zezë”, i drejtohej Enver Hoxhës nga tre personat që i qëndruan më pranë Hysni Kapos.

Afro 36 faqe të “Fletores” mbanin në fund tre nënshkrime, atë të përgjegjësit të grupit të shoqërimit të tij, Nexhip Pajaj (Xhipja), atë të shoqëruesit të dytë Eqerem Sinani dhe atë të mjekut të tij, Dine Abazi.

Këta dy të fundit jetojnë dhe janë dëshmitarë okular, ndërsa Xhipja i ndjerë ka vdekur vite më parë. Bashkëshortja e tij, Selimeja, ishte tezja ime (Nëna ime dhe Selimeja ishin motra).

“Fletoren e Zezë” e shkroi Xhipja. Por sa u hodhën mbi të ishin mendime, gjykime, vlerësime të të treve.

Cila ishte përmbajtja e kësaj “Fletoreje të Zezë”, si u trajtua ajo, çfarë analiza u bënë rreth saj, çfarë masa u morën dhe ndaj kujt, do të theksohen në vend të mbylljes së këtij shkrimi.

Vdekja e parakohshme e Hysni Kapos ishte shqetësim madhor i Berishës në ditët e para kur erdhi në pushtet në 22 mars 1992.

Sapo u zgjodh President i Republikës, Sali Berisha ngriti një grup hetimor special, me njerëz të besuar, të cilët për ditë të tëra merrnin në pyetje, të gjithë ata persona që ishin pranë Hysni Kapos në Paris.

Telefonat e shtëpisë të Eqerem Sinanit, Dine Abazit dhe disa të tjerëve binin edhe në orën 23.00-24.00 të natës, thirrja e tyre në ambientet e Burgut 302 të Tiranës dhe pyetja deri afër mëngjesit, u bënë një ritual i zakonshëm gjatë mesit të vitit 1992…

Të gjitha pyetjet kishin vetëm një shqetësim: çfarë dinin ata, çfarë kishin parë e dëgjuar gjatë ditëve të qëndrimit të Hysni Kapos në Spitalin e Parisit.

Ne 1977 Sali Berishës iu rregulla një specializim nga UNESCO për në Paris të Francës. Pas shkuarjes atje, udhëheqja e lartë e PPSH dërgoi Hysni Kapon me urdhër “për të mirën e tij” për një kontroll mjekësor në Francë si dhe për të bërë disa kohë pushime.

Hysni Kapo nuk kishte asnjë problem me shëndetin në atë kohë. Kontrolli mjekësor do të ishte rutinë.

Ai, së bashku me grupin e tij të shoqërimit u nisën për në Paris. Berisha ato ditë të kontrolleve mjekësore që i bëheshin Hysni Kapos u atashua me grupin e shoqërimit. Por edhe njëri nga shoqëruesit e Hysniut dhe mjeku i tij personal shkonin shpesh në dhomën e fjetjes të Sali Berishës, në Paris ku ai bënte specializimin.

Pasi mbaroi kontrollin mjekësor dhe bëri një sërë analizash, përgjigjet që u morën tregonin një gjendje të mirë shëndetësore të Hysni Kapos.

Për afro tre muaj ai, së bashku me pjesëtarë të familjes dhe me grupin e shoqërimit kanë qëndruar në një qytezë të bukur klimatike, në Messollati të Francës.

Në këtë qytezë, – theksojnë shoqëruesit e Hysni Kapos, – ku trajtimi me ushqim dhe me gjithçka ishte i përsosur, ai qëndronte si i izoluar. Merrte shpesh në telefon, deri edhe Enver Hoxhën, duke ju kërkuar që të kthehesh në Tiranë, por në mënyrë të prerë i thuhej “rri se mirë je, pa mbushur plotë tre muaj, nuk do të lëvizësh prej andej”.

 

******

Dy vjet më pas Pol Miliezi, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Francë – Shqipëri dhe mjek i njohur në Francë, mik i Enver Hoxhës u takua me Hysni Kapon në Tiranë. Hëngrën së bashku një darkë te Vila Qeveritare që ndodhet pranë Ambasadës së Italisë.

Pol Miliezi i tha Hysni Kapos se kishte folur me Enver Hoxhën dhe kishin rënë dakord që Hysniu të shkonte disa ditë në Paris për të bërë një kontroll mjekësor pasi kishin kaluar afro dy vjet nga kontrolli i parë mjekësor që kishte bërë në Paris në 1977.

Në atë darkë kanë qenë të pranishëm përgjegjësi i grupit të shoqërimit të Hysni Kapos, Xhipja, shoqëruesi Eqerem Sinani dhe mjeku Dine Abazi. Këta dëshmojnë se Hysni Kapo i ka thënë Pol Miliezit se ishte shëndoshë e mirë dhe se nuk ndiente asnjë shqetësim.

Të nesërmen Hysni Kapos i kishte thënë Enver Hoxha se është vendim i Byrosë Politike dhe se duhet të shkosh domosdoshmërisht për kontrollin mjekësor të radhës në Paris.

Pol Miliezi ka sjellë në Rinas një avion privat. Ishte një avion i vogël. Pilote ishte një vajzë. Në këtë avion përveç Hysniut, Vitos, Andi Bushatit të vogël, ishte edhe Nexhip Paja, Dine Abazi, infermiere e Hysni Kapos e quajtur Liljana Kondi… Pjesa tjetër e grupit të shoqërimit dhe mjekë të tjerë shkuan me avion me linjën Tiranë – Beograd – Paris.

Para se të nisej me këtë avion privat në Paris Hysni Kapo, në Komitetin Qendror u organizua një takim me të gjithë personat që do të shoqëronin Hysni Kapo gjatë udhëtimit dhe gjatë qëndrimit në Spitalin e Parisit.

Porosia e parë dhe e fundit që ju dha atyre ishte mbajtja tepër sekret e këtij udhëtimi dhe qëndrimi në Paris të Hysni Kapos. Askush nuk duhet të mësonte asgjë për shkuarjen dhe qëndrimin e tij në Spitalin e Parisit.

Në spitalin e Parisit ku e çuan Hysni Kapon sundonte një siguri maksimale. Punonjës të policisë së fshehtë franceze e kishin rrethuar me masa të forta sigurie. Në krye të tyre ishte një shef i quajtur Michel. Ky person komunikonte për çdo gjë me Xhipen dhe me Eqerem Sinanin.

Pa kaluar as dy orë nga shtrimi në spital i Hysni Kapos, shefi i forcave të sigurisë franceze, Micheli, kërkoi urgjent Eqeremin, shoqëruesin e dytë të Hysni Kapos dhe i thotë:

“Ju kërkon dikush te informacioni i spitalit në katin e parë.”

Eqerem Sinani zbriti menjëherë. Punonjësia e informacionit i bëri të ditur se personi që e kërkonte ishte ai i ulur në kolltukun përballë. Eqeremi shikon se në atë kolltuk rrinte i ulur një person i veshur si prift ortodoks. Ishte me kombësi serbe. Ai u ngrit, u prezantua dhe i tha:

“Ka dy orë që është shtruar në këtë spital mëkëmbësi i Enver Hoxhës nga Shqipëria. Unë kam ardhur si njeri i Zotit t’i uroj mirëseardhjen…”

Eqerem Sinani e përcolli duke i thënë se kishte informacion të gabuar dhe menjëherë rikontaktoi i alarmuar përgjegjësin e sigurisë franceze. I kërkoi atij llogari për këtë dekonspirim të rëndë. Micheli, një njeri tepër pozitiv, i thotë se asgjë nuk ka dal prej nesh, por shikoni çfarë njerëzish keni në grupin tuaj të shoqërimit.

Ai e këshilloi Eqeremin të bënin kujdes të jashtëzakonshëm. Eqerem Sinani vuri në dijeni Xhipen dhe dhanë alarmin.

Lidhur me këtë incident u vu në dijeni edhe Hysni Kapo. Ai e priti me shumë qetësi këtë punë. Por në fund e shprehu dukshëm atë që nuk i la shije të mirë: Kush vallë e nxori sekretin?! Për këtë incident u vu në dijeni njëkohësisht edhe Tirana, e cila ishte alarmuar nga ky dekonspirim dhe provokim i priftit serb.

Të nesërmen e shtrimit në spital, në orët e para të mëngjesit, hyri në dhomën e Hysni Kapos mjeku i quajtur Gurgon. Ai ishte profesor me titull, një ndër mjekët më të mirë të spitalit. Komunikoi lirshëm me Hysni Kapon. Gurgoni ishte me shtetësi franceze, por nacionaliteti i tij nuk ishte francez. Hysni Kapo e pyeti Gurgonin se çfarë nacionaliteti kishte, pasi duhej që nuk ishte francez. Gurgoni i tha se ishte ballkanas. Burime brenda spitalit thoshin se ai kishte ardhur qysh fëmijë nga ish Jugosllavia dhe ishte natyralizuar shumë mirë si francez. Madje në spital thoshin se ai origjinën e kishte serbe.

Pasi e vuri në dijeni Hysniun për gjithçka do të bënin me kontrolle dhe analizat për të, Gurgoni e vuri në dijeni Hysni Kapon se ishte mik i ngushtë me doktor Sali Berishën. Ai i foli gjatë se si dhe qysh ishte njohur me Berishën, për specializimin që kishte bërë aty ky etj. Fliste me aq superlativa për Berishën, sa dukej qartë që ky lloj shërbimi për t’i bërë biografinë atij, ishte sponsorizuar nga vet Berisha për t’u bërë i pëlqyeshëm dhe i preferuar prej Hysni Kapos.

***

Pa kaluar disa ditë nga shtrimi në spital i Hysni Kapos, vjen në Ambasadën tonë në Paris një radiogram ku thuhej se pas pesë ditësh duhet të dilnin të prisnin ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu.

Grupi i shoqërimit të Hysni Kapos vunë në dijeni për këtë fakt Hysniun, i cili nuk e priti mirë gjithë këtë interesim, në një kohë që ai nuk ankohej për asgjë shqetësuese për shëndetin e tij dhe ndihej mirë.

Pa kaluar as tre orë, vjen një radiogram tjetër nga Tirana. Ishte anuluar ardhja në Paris e Kadri Hazbiut dhe thuhej se në vend të tij, vinte Ramiz Alia.

Ramiz Alia udhëtoi me avion nga Tirana në Romë të Italisë. Pastaj nga Italia e bëri udhëtimin me tren deri në Paris. E shoqëronte një punonjës sigurimi i quajtur Shuaip Xhari.

Pas shumë orësh udhëtimi, Ramiz Alia erdhi në spital dhe u takua me Hysni Kapon. Takimi ishte krejt normal. Ata shkëmbyen shumë pak fjalë dhe Ramizi u largua. Nuk dihet ku rrinte, por nuk erdhi më për ta vizituar Hysni Kapon. Madje kur kontaktonte me pjesëtarë të grupit të shoqërimit të Hysni Kapos, u thoshte se kjo punë e tij tashmë ishte punë mjekësh dhe ata nuk kishin asgjë në dorë të bënin diçka për Hysniun.

Në përbërje të trupës mjekësore ishte edhe ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti. Ky person nuk shkoi asnjëherë të takonte Hysni Kapon dhe nuk mori pjesë në asnjë konsultë mjekësore që u bë për të. Kur kalonte ora 23.30 – 24.00 Llambi Ziçishti i kërkonte Eqerem Sinanit që ta shoqëronte për të shkuar për të ngrënë ndonjë darkë.

Të nesërmen që mbërriti në Paris Ramiz Alia, ndodhi diçka që tronditi sa më nuk thuhej Vito Kapon dhe të gjithë grupin e shoqërimit të Hysni Kapos.

***

Ramiz Alia thirri Eqerem Sinanin dhe e orientoi që të shkonte nëpër kioskat ku shiteshin gazetat dhe revistat duke i thënë titullin e revistës që i duhej. Eqeremi i zuri me radhë të gjitha kioskat, por kudo i thoshin se ai numër ishte shitur. Në periferi të Parisit gjeti dy revista. I mori të dyja. U bë shumë kurioz se përse e kërkonte me aq këmbëngulje Ramiz Alia atë revistë.

Në faqen e parë dhe në disa faqe të brendshme të revistës ishte shtrirë një shkrim shumë i gjatë i Sadik Premtes (Xhepit), një ish kundërshtar i hershëm politik i Hysni Kapos, i goditur prej Partisë Komuniste të Shqipërisë, si dhe prej vetë Hysni Kapos, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut si trockist dhe armik i Partisë.

Në këtë revistë Sadik Premtja përshkruante me detaje gjithë rrugën që kishte bërë Hysni Kapo për të ardhur në këtë spital parizien. Premtja shkruante hapur se Hysni Kapo është sjellë në këtë spital për ta vdekur dhe i qante hallin popullit shqiptar në cilën dorë do të mbeste pas vdekjes së tij, “për më shumë”, thoshte Xhepi në këtë shkrim, “kur Enver Hoxha është i sëmurë dhe, se edhe ai i kishte ditët e jetës të numëruara”.

Në këtë shkrim Sadik Premtja fliste shumë mirë për Hysni Kapon, e ngrinte lartë kontributin e tij gjatë luftës, por edhe në udhëheqjen e shtetit komunist.

Eqeremi u befasua! Para se të çonte revistën te Ramiz Alia, mori një takim urgjent me Xhipen dhe i tregoi revistën. I tha shpejt e shpejt edhe përmbajtjen e shkrimit. I foli me shqetësim për dekonspirimin e plotë të ardhjes në spital të Hysni Kapos. Por pikëpyetja më e madhe e dy njerëzve besnikë të Hysni Kapos ishte fakti që Sadik Premte paralajmëronte vdekjen e tij, thoshte hapur që ai është sjellë në këtë spital thjesht dhe vetëm për ta vdekur. As që mund ta besonin atë moment që ta sillnin udhëheqësin e tyre mirë e bukur dhe me shëndet të mirë në Paris, e ta kthenin të vdekur në atdhe!

Nexhipi dhe Eqeremi vendosën që të mos i thoshin asgjë Hysni Kapos për revistën dhe shkrimin e Sadik Premtes. Eqerem Sinani vrapoi për te Ramiz Alia dhe i dha revistën që bleu sipas porosisë së tij.

“E lexove çfarë shkruhet aty? – e pyeti Ramiz Alia, Eqeremin.

“Jo, shoku Ramiz, – ju përgjigj Eqeremi, – nuk pata kohë, nuk kam lënë cep të Parisit pa e kërkuar, mezi gjeta një copë. Dhe e solla me vrap!”

 

Vijon nesër

 

Av. Idajet Beqiri March 7, 2016 20:17
Komento

25 Komente

  1. spata March 6, 16:09

    Po vertetohen dalngadale te gjitha ato qe jane thene per doren serbe dhe sherbetoret e tyre ne Shqiperi. Kembengulja e Hoxhes per te qendruar ne Paris Hysniu edhe pse ishte shendosh e mire kete skemi per ta mesuart kurre .Te gjitha te tjerat jane te qarta .
    Nese nuk zbojme nga politika gjithe tradhetaret e agjentet Shqiperia nuk ka per tu bere .I.Qemali 1912.

    Reply to this comment
  2. LLL March 6, 16:16

    Më vjen keq që DITA iu jep hapsirë të pamerituar lloj- lloj dallkaukëve , mitomanëve e psihopatëve .
    Ka plot gazeta bulevardi ku të afishojnë fantazitë e tyre .
    Dita , besoj , është kalibër tjetër !

    Reply to this comment
  3. LLL March 6, 17:33

    Nuk do çuditem nëse ndonjë ditë do dalin materiale që do dëshmojnë se CIA kishte detyrë të ruante treshen e artë për ta ( Enver , Mehmeti , Hysni ) se , mos o Zot , çpohej në ndonjë gjëmb ! Ç’do njeri me inteligjencë , të paktën mezatare , e kupton se politika e Treshes qe tërësisht në favor të Amerikës . Antiamerikanizmi histerik ishte mjergulla që lëshonte propaganda për të gënjyer turmat pa tru , brënda vendit !
    Ishte CIA që s’linte as UDB e as KGB ti cenonte interesat . Vetëm Perëndisë s’pati ç’ti bënte !

    Reply to this comment
  4. Luan Rukaj March 6, 18:04

    Pse nuk kërkohet të bëhet analizat e ADN-së për të vërtetuar vdekjen e Hysni Kapos shkakun e tijë ishte natyrore apo helmim?

    Reply to this comment
  5. droni March 6, 18:07

    Demek sali berisha eshte udbash? po ket e di dhe bufi.

    Reply to this comment
  6. Lili March 6, 19:12

    Duket se ‘mjeku ‘ Berisha e ka mizen nen kapuç,qe edhe plot 15 vjet mbas ngjarjes kerkonte te dije kush di per rastin ne fjale…
    Berisha eshte ai qe ka dekonspiruar kete,edhe pse nuk kishte asgje sekrete se n’ate kohe kishte studente shqiptare .te emigracionit te vjeter,n’ate spital qe e kishin marr vesh para bile se te vinte se ka me ardhur nje pushtetar nga shqiperia aty…( Francezet edhe ato nuk kishin besim tek’ perkthyesit ‘ e hysni kapos edhe kishin deshire me dite per Cfare u diskutonte nga ‘shqiptaret’ aty n’a te dhome e n’ato korridore).
    Edhe profesoret tone kishin ma te perzemerte me ne se sa me ‘pushtetaret’ po keni lane nam n’ate spital me paranoje e juaj sidomos per dyshimte tuaja per yshqimin, Kur ka nje mije forma tjera te helmimit .Prof Dr Berisha ka fituar nje pervoje te madhe fale ‘miqeve’ te tij qe i mesuan si te perdore plutonimin kollaj…nuk iu cudit fakt se gjithe miqte e tij,qe dine dicka vdesin ,nga nje form kancerin?kanceri i hysni kapos ishte i pari ne serin e gjate tek miqte e Berishes!Rasti i kapos i sherbeu atij ,edhe kjo tregon pse, pas viteve 90,ai Halla ishte i shqetesuar per rast in kapo!
    Per ndryshe per hysnin diagnoza zyrtare ishte kancer i pancreasit…

    Reply to this comment
  7. alphade March 7, 01:42

    SENSACIONE ! VETEM SENSACIONE IDIOTESKE !!!
    SOT SHKENCA KA ARRITUR ,PERMES A-D-N- TE
    ZBULOJNE GJITHECKA ,PRANDAJ GJERAT JANE
    SHUME TE THJESHTE : BENI HYSNIUT A-D-N DHE
    GJITHE SPEKULLIMET E HYDAJETIT MARRIN FUND
    POR ARTIKULLIN. KY MYTEBER E KA SHKRUAR PER
    NXJERRE NE PAH XHIPEN E TIJ, QE PASKISH QENE
    NE GRUPIN E SHOQERIMIT TE HYSNIUT ,…PERRALLA !

    Reply to this comment
  8. TOMORRI March 7, 13:21

    kush ja boton keto pallavra ketij budallaji lereni kete mbeturin te enderroj

    Reply to this comment
  9. ali March 7, 14:08

    Vaj medet gazetat tona

    Reply to this comment
  10. fshatari pafshat March 7, 17:24

    Idajet Beqiri si Usta qe ishte 35 e kusur vite me pare, do qe te beje emer perseri, po nashtithi me emrin e Xhipes, rahmet paste, dhe me argumentin se: nena e Idajetit paska per moter me nenen e Xhipes!
    Pra argumenti i Idajetit, per rastin ne fjale, nuk eshte parimor – e verteta, dhe vetem e verteta – po afersia e tij gjinore me Xhipen!
    Komunismi ra ne gjithe boten sepse deshtoi si doktrine dhe praktike ideologjike dhe shtetrore. Ashtu sic deshtuan dhe rane: skllavopronaria, feudalizmi, dhe kapitalizmi cnjerezor. Pra deshtimi dhe renia e sistemeve politike qeverisese, konkretisht e Diktatures Proletariatit ne Shqiperi, nuk eshte ceshtje individesh, dhe aq me pak e individit Hysni Kapo. Daulles se Hysniun e vrane, ka vite qe i bie papushim e shoqja, dhe pse? Per te shpetuar nga frika e hakmarjes, te kujt? Te perndjekurve dhe te burgosurve te Diktatures. Gje qe nuk ndodhi, dhe nuk do te ndodhe – po perkundrazi ndodhi qe frika e hakmarjes u kthye ndryshe, ajo prodhoi benefite, per Kapot, nga Saliu dhe Rama. Shperblimet e vjetra iu kthyen Kapove me te njejten monedhe. Ky eshte morali i fabules intriguese “Xhipja, Idajeti, nenat-motra … “, kur? Ndersa jo pak familje pothuajse vdesin, demokratikisht, per buken e gojes !?. Pse? pergjigjen nuk e gjeti dot as gjyshi i Ben Blushit, e jo me Beni ky udheheqes bashkekohor proletar, pa proletariat.

    Reply to this comment
  11. BOLL BEQIRA ME KETO FELLIQSIRA March 7, 21:44

    Keto qe thote zoti Beqiri kane ndodhur fix para 38 vjetesh dhe jepen ne forme tregimesh pa asnje dokument.
    E keqja eshte se keto jane DITUR & peshperitur 40 vjet me rradhe dhe tani po tregohen si rroman POLICOR….NJE LODER ME ORARIN E UDHETIMEVE ka qene nje liber japonez qe te linte “pa fryme” si puna e Idajetit.
    Pyetja eshte kush perfiton nga keto fortuna mediatike te IDAJETEVE,ARDITEVE ETJ ETJ.
    Dihet qe eshte nje “sulm’ i pjedhur edhe kunder Sali Ndyresires..qe ndoshta mund te keqe nje fare agjenti qe atehere…..eshte idiotizem me brire..
    Pse duhet te shkojme te supozimett kur kemi faktet:

    per shembull
    KUSH E URDEROI SALIBISHEN TE SHKOJE NE SHEN NAUM TE TAKOHET ME MILLOSHEVICIN
    KUSH SHERBIM INTELIGJENT I HUAJ ZHDUKU REMZI HOXHEN ?
    KUSH SHERBIM I HUAJ I DHA NE HOLLANDE LUL BASHIQIT PASHAPORTE SPIUNASH
    KUSH SHERBIM I HUAJ URDHEROI LUL KURVEN DHE ARGITA T TE HAPE DOSJEN E SHTEPISE VERDHE
    PRA JANE ME QINDRA PYETJE TE TILLA QE KANE NDODHUR DHJETE VJECARIN E FUNDIT…..QE E “GOZHDOJNE” BANDEN KRIMINALE TE BERISHAJVE…
    PSE DUHET TE SHKOJME NE SHEKULLIN E KALUAR ME NJE HYSNI KAPO…..I CILI NE MUAJIN E MJALTIT ME TITON KA QENE NE BEOGRAD AMBASADOR..??

    ———————-
    Po prania e Damir Fazllicit ne 2007-2008 perkrah Tom Ridge ne kasafortat e sigurise kombetare konspiracjon
    ATA QE BENE SKENARIN E 2 PRILLIT 1991 JANE PO ATA QE BENE SKENARIN E CAUSHESKUT

    Shaqirr Vukaj
    Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun
    Postuar më: 16 Mars, 2015

    Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??

    PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
    KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
    DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992

    DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
    I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
    1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
    2-tradhetia me detin jon
    3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
    4-vrasje shteterore ne gerdec
    5-puci i shtetit shtator 1998
    6-genocidi mbi fisin haklajt
    7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
    8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
    9-futja ne konfernecen islamike
    10-fronezimi janullatosit
    11-shitja hidrocentraleve
    12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
    13 etj…
    TE PAKTEN FISI HAKLAJVE,TE 21 JANARIT,GERDECIT ,OTRANTOS DHE MIJRA FAMILJE ME TE CILET KY PERBINDESH KA HYRE NE GJAK DUHET TE ZGJEDHIN NE “SIX NAVY ELITE” PER TE HEQUR QAFE KETE BAJLOZ TE ZI TE SERBISE DHE DREQNISE..
    PRA ZOTI BEQO
    MOS E HALLAKAT ATE POPULL TE GJURMET..KUR KEMI PERBALLE UJKUN BERISHE DHE CA AMABASADORE QE DUKET HAPUR QE JANE VARTES TE TIJ….KAQ PER SOT

    Reply to this comment
  12. thoma March 7, 21:45

    Shkrim i karakterit policor . Te ve ne mendime dhe dyshime , por hajde ta kuptosh ne se jane te verteta apo te sajuara nje pjese e tyre. Enigma ka plote , por une nuk kam as me te voglin dyshim , per ndonje nderhyrje te Enverit ne kete ceshtje. Mpleksja Gurgoni – Berisha- Alia , .ka shume pikepyetje ?!

    Reply to this comment
    • Sami Ameni March 7, 21:45

      o thoma po cfare dyshimesh a derebardhe?

      nqs se nga historia e Hidajetit jepet 0.01 perqind dyshime per penetrimin e lobit serb me ane te saliut sllobodankes…..kurse keto dy materialet e meposhtme japin 101 perqind se berishoviq-rajersonoviq-elezbiberoviq dhe lulbashiq jane dora e zgjatur e Serbise

      Ndiqi keto dy materiale dhe nxirr konkluzionin..ose me sakte ..konkluzioni del vete

      pjesa pare———————–

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

      pjesa dyte—————————-

      duket qe ky SHIT STORM me GJYSHIN E PERVERSIT ANDI BULSHATI ) BULLSHITI) per te mbuluar krimet pambarim te kelyseve te Serbise BERISHA DHE BASHA.
      Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
      Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
      Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
      Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

      Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
      .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
      Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
      PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
      Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
      Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
      Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
      Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
      Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
      1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
      2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
      Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
      Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
      Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
      K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
      Me ndryshe:
      Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
      A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
      Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te mardheneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

      Reply to this comment
  13. LLL March 7, 21:46

    LLL

    Booo , booo !
    Thashetheme grashë të liga , pa fakte , pa dokumenta .
    Interpretime debilësh për konsumatorët debilë !
    Avokati do ketë mbaruar universitetin Kristal ?!

    Reply to this comment
  14. Shefqet Cela March 7, 23:15

    Nga shtjellimi i ngjarjeve, prsonalisht, kam krijuar bindjen se nje nga “gabimet” e Enver Hoxhes,eshte qe nuk ndroi jete ne vitin 1972; kur i ra infarkt. Mbas kesaje, gjendja fizike dhe mendore u perkeqesuan.
    Do te ishte tjeter figura e tije, Shume me pozitive.
    Nuk do te ishte bere “lufta brenda llojit” i kuadrove te luftes legjendare NCl
    Per Shqiperine do te ishte patjeter me mire

    Reply to this comment
  15. Krutani i vertete March 8, 02:40

    Ate “Krutanin” qe bene ate shpifjen e peshtirosur une e njoh mire. Ai ka patur nje nene qe e leshonte “pa fre”. Zoti Hydajet Beqiri nuk i ka asnje faj atij “krutanit” per cka i ka ndodh nanes vet…Hydajeti ishte shpyrt mire.

    Reply to this comment
  16. alphade March 8, 03:24

    Pershendetje Sami Ameni per komentin ! I ke thene te
    gjitha te vertetat ! Nga 91 e ketej eshte ngritur nje kom-
    plot i erret antishqiptar per te realizuar endrra te vjetra
    dhe te reja : Shume ia atribojne R.Alise ardhjen ne push-
    tet pushtit te Tropojes, por ky opinion eshte fund e krye i
    gabuar ! Sali Berisha erdhi ne pushtet permes UDB-s, dhe
    agjenteve te tyre me bordero: Elez Biberajt, Sali Berishes,
    Faslliceve,Gage, etj.etj. Persa i perket SHBA , qeveria e saj,
    ishte e interesuar qe te permbysej komunizmi ne Shqiperi
    po se kush vinte ne pushtet aq i bente , ndersa synimi i
    UDB -s ishte konkret qe ne pushtet do te vinte kepucari i
    Tropojes me baba komunist sa te bente gjurulldine e za-
    llamahine ne universitet , pastaj kishte te tjere qe do ta
    merrnin timonin dhe ky ishte tropojani Sali Berisha , me
    CO. Prandaj edhe R. Alia , ndersa pranon qe Fatos .Nanon
    e ka propozuar Ai ne krye te P.S. ka deklaruar me se nje
    here ne intervistat qe ka dhene se ”Sali Berishen nuk e kam propozuar une per ne krye te P.D. ” ! Natyrshem lind
    pyetja atehere kush e vuri ne krye te PD. Sali Berishen ?!
    Kesaj pyetje R. Alia kurre nuk i dha pergjigje ! Qendrimi
    eklektik i R. Alis ne kete ceshtje i ka bere nje dem kolosal
    ceshtjes kombetare, ashtu si edhe gabimeve te tjera qe
    e rendojne edhe sot e kesaj dite ,por ketu nuk shtrohet
    ky problem , por fjala eshte te GJEMA E MADHE qe ka
    pllakosur shqiperine keto 26 vjet dhe nuk i dihet fundi …!!

    Reply to this comment
  17. Arber Iliri March 8, 06:13

    PO ti kishin cuar me rradhe keshtu tek ky spitali, Enverin te dytin e te tjeret pas tij cdo tre muj dhe i kishin nderru pa i vrare me plumb gjysmat, sic u ndodhi gjate viteve 80.
    Coni Saliun tani e shtroni tek ky spitali parizien.hahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*