Gjykata: Florenc Hoxha në arrest shtëpie

June 21, 2014 11:39

Gjykata: Florenc Hoxha në arrest shtëpie

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kreun e Inspektoriatit Urbanisitik Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha.

Hoxha u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën e sotme gjyqësore, avokati mbrojtës, Ivi Kaso, tha se Prokuroria nuk kishte asnjë provë, ndaj klienti i tij u la në arrest shtëpie.

“Më datë 19.06.2014 nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Tiranës u realizua ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për shtetasin Florenc Fatmir Hoxha, 37 vjec, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” .Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës datë 19.06.2014 u krye në bazë të urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Materialet ju kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë” informoi policia e kryeqytetit në një komunikatë për mediat.

Kreu i INUV,  Florenc Hoxha, u vu në pranga rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes nga efektivët e policisë së kryeqytetit.

Arrestimi i Florenc Hoxhës ka lidhje me katër denoncime të bëra në tri raste nga qytetarët dhe në një rast nga Drejtoria e policisë së Tiranës në adresë të tij gjatë muajve të fundit. Për tri raste kallëzimesh, Hoxha ishte në hetim prej disa muajsh nga Prokuroria e Tiranës, ku dhe është thirrur dhe marrë në pyetje dy herë gjatë hetimeve paraprake. Në një rast ai akuzohet se ka shembur ndërtim me leje, kurse në raste të tjera ka toleruar shtetas dhe kate pa leje, pasi dyshohet se ka marrë pagesa nga pronarët e këtyre ndërtimeve.

 

 

 

June 21, 2014 11:39
Komento

9 Komente

  1. TJ June 21, 11:43

    Sistemi gjyqesor , eshte I komprometuar, shume keq.Ata, jane kriminelet, qe kerkojne mjegull, per te bere karriere dhe para per vete dhe Berishen!

    Reply to this comment
  2. velecik mali June 21, 12:02

    Lojrat e prokurorise dhe gjykates me Florenc Hoxhen sa per te thene se nuk pyesim per Salush Lulushin. Te henen gjykata do te leje ne arrest me burg Zyhdi Dajtin me qe eshte i krahut te majte. Do shikoni

    Reply to this comment
  3. Sherbyesit e mafies se saliut June 21, 12:14

    A e thame pikerisht dje , qe ky burracak nuk do ndeshkohet per krimet qe ka bere ?
    Ja pra, ky eshte sistemi i drejtesise ne vendin tone, sali berisha , familjaret e tij kane ende ne dore pushtetin dhe bejne me shqiptaret ate qe duan.
    Eshte e kote te shpresojme qe ne vendin tone do kete drejtesi… dhe eshte e kote te na e japin statusin , deri sa te jene ne detyre gjyqtare te korruptuar dhe emeruar nga klani familjar berisha , kurre nuk do shikojme mbaresi si vend!
    Burracaku florenc lavire hoxha, do kthehet me arrogant se me pare !

    Reply to this comment
  4. turi June 21, 12:18

    O ca turpi,po prandaj e nxorri dhe zylfi dajtin ne 1 dite ne kerkim keta plerat e gjykates dhe prekurorise,ca turpi ca ndyrsie qe eshte,nuk u marka vesh me. Plumbin o njerez plumbin ai ju bene derman ketyre derrave

    Reply to this comment
  5. Jozi June 21, 12:42

    DHALLA DUHET TE FUTET BRENDA ME KETE ORDINERIN QE E KA ZERIN SI ATO PULAT E DETIT DHE BEHET TRIM ME GRAT

    Reply to this comment
  6. Naci June 21, 12:48

    Kupola e Sali Kriminelit kerkon me cdo kusht ta kthej shqiperin si vend te pa banuar,duke mbrojtur kriminelet..hajdutet dhe drogagjinjet…..ja kush na udhehoqi per 23 vjete…tani kushe duhet te pergjigjet?

    Reply to this comment
  7. eglantina June 21, 14:55

    brockulla mbrenda duhet ta kishin mbajt po keta te prokurorise jane kot fare: http://goo.gl/S1yyNH

    Reply to this comment
  8. skrapalliu June 21, 16:11

    Ka rilindur deri tani qeveria, ndersa pushtetet e tjera te pavarura jane akoma te saliut.

    Reply to this comment
  9. Socialisti bythpambuk June 22, 04:10

    Ne kete rast nuk ka faj gjykata.
    Kjo eshte loje e prokurorise,ashtu si ka lozur gjithmone.
    Duhet shkarkuar urgjent ky K.prokuror

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*