Florian Raunig, ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri

Redaksia Online July 17, 2013 17:47

Florian Raunig, ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri

Ambasadori Florian Raunig nga Austria është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Kryesia Ukrainase e OSBE-së njoftoi sot. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.

Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.

Deri në tetor 2013, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Wilton do të vazhdojë të jetë Kryetari i saj në detyrë.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri.

Redaksia Online July 17, 2013 17:47
Komento

4 Komente

  1. Fred July 17, 18:15

    Me vjen keq per biznesin e qofteve ose kernackave qe paraardhesi i ngriti ne nivelin e standard eve Europiane.

    Reply to this comment
  2. Pena July 17, 21:44

    Mos e merrni kaq me yrysh.Ky eshte i derguari dhe i besuari fuqiplote i plehres Grossruck.

    Reply to this comment
  3. fat man July 18, 08:25

    Paska qene njehere ne Shqiperi ambasador, i paska perqyer vendi shume , zoteron shume mire shqipen, ne dialektin Tropojan. Ku ka lene Sala ambasador pa u bere qoka te majme me pasurite e shqiptareve. Ky Floriani (si emer shqiptar) i paska ngrene kernacak, para qoftexhiut Wollfarth, qe bente ndeshje pa arbitra. Nuk kane ku ti dergojne e i sjellin nga 2 here ne Shqiperi, po tallin bythen me ne…. futja pordhes u bo kjo pune.

    Reply to this comment
  4. Elmas July 18, 08:32

    Kam pasur mundesi ta takoj Z.Rauning,ne disa raste, dhe me ka lene pershtypje shume te mira.Ai ka studjuar shume vite me perpara edhe ne Tirane… bile ka lozur footboll me djemte tane,di shume mire Shqip.Ka njohuri shume te mira per shqiperin dhe kulturen Shqiptare.Ka shume miq ne vendin tone,njerez te kultures dhe te artit.Eshte shumme i kulturuar dhe eshte dashamir i Shqiperis dhe i shqiptarve.Ka nje familje te mbrekullushme gruan me dy vajzat qe dine shqip.Babaj i tija ka qene drejtor i muzeut te Vjenes dhe ka ndikuar te hapen disa here ekspozita per kulturen shqiptare ne Vjene e gjetke.Kjo fjamilje eshte dashamirse e Shqiperis,sikurse jane ne pergjithsi te gjithhe austriaket per Shqiperin.
    Dr.Elmas.Eltari ,[email protected]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*