“Floriri i Mirditës”, kompania turke fiton dy leje minerare

July 2, 2018 14:50

“Floriri i Mirditës”, kompania turke fiton dy leje minerare

Kompania turke “Tete Albania Tunel & Mining” është shpallur fituese e dy procedurave për dhënien e lejes minerare të zonave nr. 275/8 dhe 275/7. Këto përkojnë me minierat e bakrit Gurth 4 dhe Gurth 2, ku vlera e përbashkët e produkteve minerare llogaritet në gati 4.6 miliardë lekë, ose rreth 36.5 milionë euro.

Aksionet e kompanisë së themeluar në vitin 2007 ndahen mes dy kompanive të tjera turke: “TETE MADENCILIK VE MUHENDISLIK SANAYI VE TICARET” dhe “ILBAK MADENCILIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRKETI”, ku kjo e fundit zotëron 51% të aksioneve. Shoqëria “Tete Albania Tunel & Mining” është gjithashtu aktive në minierën e bakrit në Spaç, të dytës më të madhe pas asaj të Munellës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e shpalli fituese këtë kompani bazuar në kriteret e vlerës së investimit dhe prodhimit përfundimtar të ofertës, pas garës së hapur të zhvilluar në Prill të këtij viti.

Në objektin Gurth 4, kompania synon të investojë rreth 370 milionë lekë dhe të realizojë një sasi prodhimi prej 50 mijë tonësh në vit. Vlera e produkteve minerare për këtë objekt llogaritet në 2.8 miliardë lekë, ndërsa rentabiliteti ekonomik do të jetë në masën 39%.

Prodhimi do të jetë më i ulët në objektin Gurth 2, nga e cila pritet të nxirren rreth 30 mijë ton minerale në vit, pas një investimi prej 367.5 milionë lekësh. Këtu vlera e produkteve minerare llogaritet në 1.78 miliardë lekë, ndërsa përqindja e shtetit do të jetë 33.1%.

Prodhimi nga të dyja objektet, raporton SCAN, do të përpunohet në impiantet e kompanisë, si ai në Fusharrëz.

Në vendburimin e Gurthit rezervat aktuale llogariten në 200.355 tonë me përmbajtje të lartë në përqindje gram ari për ton mineral bakri, ku përmbajtja varion nga 2 deri në 6.8% dhe nga 10 deri në 12%.

o.j/dita

July 2, 2018 14:50
Komento

14 Komente

  1. petriti July 2, 15:12

    Turruni more zoterinj mirditore se ne gurth eshte zbuluar mineral me 10-12 % ar, gje shume e rralle ne bote.

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr July 2, 18:35

    Prodhimi per te dy objektet do te perpunoht ne ambjentet e kompanise ; me siguri keto ambjente ndodhen afer vendburimeve apo jashtevendit tone ? Kjo eshte pasuria me e cmuar qe ka vendi dhe populli duhet ta dije ne se ky ar depozitohet ne thesarin e shtetit tone apo e marrin te huajt sic bejne me kromin e me naften ? Ari te pakten te mos lejohet te dale jashte asnji gram!Cdo marreveshje tjeter do te ishte grabitje e hapur dhe shitje e pasuris se vendit tek te huajt!

    Reply to this comment
  3. Meti July 2, 19:35

    O ju dhjefsha turqin pak kompani europiane ka qe ju merreni me anadollaket

    Reply to this comment
  4. Lili July 3, 00:14

    Meti, me anadollakun ndajne fitimet prandaj baba erdogan lavderohet.

    Reply to this comment
  5. Zgalem July 3, 01:17

    Kam vene re se dy vitet e fundit , ka nje interesim te shtuar per pasurite nentokesore , filloe me naften dhe perfundo te floriri I Mirdites , qe ben fjale sot shkrimi i “Dites ” . Kjo pjese e ekonomise ka qene shkretuar qellimisht , keto 25 vjet .Riorganizimet , riprivatizimet , ritrukturimet , kane pasur qellim te nje vjedhje galopante . Me sa gjykoj , nga jashte problemit , kam bindjen se me shume eshte vjedhur se eshte arketuar ne shtet . Me sa shof , Gjiknuri po qellon ne shenje . Gjithsesi eshte heret , per te thene se pasurite nentokesore , po I kthehen popullit , pas nje vjedhje cerekshekullore , qe dikush duhet ta evidentoi . Une nuk e di me se eshte marre Kontrolli I Shtetit . Mbaj mend vetem nje objekt , qe pikasi , “Rrugen e kombit ” . Dikush do t’i gjei te tjerat . do veje haka tek I zoti . Zgalem

    Reply to this comment
  6. kasemi July 3, 08:46

    10-12 % ar ne mineralin e gurthit, gje shume e rralle ne bote, por sigurisht qe eshte shpikje e gazetarit pasi eshte genjeshter me bisht, po bisht shume te gjate. Cfare shkruani more te nderuar gazetare se cuditet dynjane.

    Reply to this comment
    • perkthyesi July 3, 13:42

      Kasem, keni plotesisht te drejte! Une kam punuar ne kete zone, pasi gezoj kete profesion. Ari i Mirdites eshte nga 0.5 – ne raste shume te rralle 5 g/ton. Permbajtja e tij nuk matet me perqindje, por me gram per ton. Ne se do kishte permbajtje 15 gram/ton, do shkruhej ne tere gazetat e botes per kete vendburim kolosal, ku bakri natyrisht as nuk do merrej me ne konsiderate. Shkrimet duhet te jene me serioze, pasi deformojne te verteten, te cilen kushdo duhet ta mesoje ashtu sic eshte. Ju faleminderit!

      Reply to this comment
  7. info analitike July 3, 08:57

    A mund te na behet e ditur se cilat jane perfitimet e shtetit shqiptar sipas kontratave te nenshkruara me keto dy kompani?

    Reply to this comment
  8. Epiriot me Zemer e Shpirt July 3, 12:25

    Tituj provokativ me qellime ogurzeza pertej klikimeve.
    Dikush kerkoka firma europiane a thua keto 30 vjet nuk ishin firma europiane ato qegrabiten pa meshire kriminalisht minelralet edhe cdo lloj pasurie tjeter shqiptare.
    Apo jeton ne konserve gomarri dallkauk me siper ?
    Ne keto 30 vjet malokezim ,dmth llahtaritje kriminalitet,zhvatje , poshterim ,tradheti ,imoralitet me pak fjale shperfytyrim ,i vetmi shtet me qellime te drejteperdrejta miqesie e respekti reciprok eshte Turqia.
    Miqesi e sinqeritet i deshmuar tashme e pa asnje medyshje.
    Saper dijeni turket me mirditoret gjenetikisht jane nga e njejta fare pergjithsisht.Kaukazik te paster te dy.
    https://www.youtube.com/watch?v=D1suEKsDgEI&list=LLcCpTXC7unPqAllDQTqnvPQ&index=2&t=0s
    se car evropiani eshte kaubojsi i mirdites apo paulin zefi kokcepa tipik turkmen avare jo nga turkmenete bardhe ,si rumunet apo hungaret por nga turkment armenike khazar avare e kurdelik.
    Na keni car carin me evroplliket qe skane lene gje e spo lene pa bere keto 100 vjet kunder etnise albane edhe tokavete saj.
    Refugjate leshi qe keni shitur edhe bythen tek i huaji ..

    https://www.youtube.com/watch?v=QES0P1p8pxI&t=29s&list=LLcCpTXC7unPqAllDQTqnvPQ&index=40

    Reply to this comment
    • KORÇARI July 3, 16:04

      Sa për dijeni o “Epiriot më ZEMËR shqiptari” ose më mirë më ZEMËR! TURKU .MIRDITORËT JANË NGA RRACAT MË TË PASTRA ILIRE, NGA MIRDITA ISHTE DHE SKËNDERBEU , E DYTA NGA NA I NXORRE TURQIT KAUKAZIANË TI , TURQIT JANË MONGOLË , E TRETA SHQIPTARËT JANË AUTOKTONË KËTU DHE JO TË ERDHUR NGA KAUKAZI APO NGA ANADOLLI ASHTU SIÇ JE TI, PLEHRË TURKO-SËRBO-GREKE.

      Reply to this comment
  9. Po ,Po July 3, 19:28

    Tregetia , cfardo lloj qofte ajo , behet me qellime te pastra fitimi ( me synim fitim maksimal) , ndaj nuk ka asnje rendesi se kujt vendi do tia shesesh . Mjafton te jesh i sigurte per fitimin .

    Reply to this comment
    • KORÇARI July 4, 11:54

      Ke të drejtë Vëlla, por puna qëndron që këta IDIOTËT tanë nuk shesin me fitim por dhurojnë për 5 leka. Qëmoti kishim Shpellarin Salë që çirrej Shqipëria 1 Euro, tani kemi këta që në vënd që të ngrënë institute kërkimore shkencore në mënyrë që të zhvillohen kompanitë Shqiptare dhe të ketë mundësinë Shqipëria të zotërojë thesaret e saj , dhurojnë pa pikë ndërgjegjeje sa majtas djathtas. Në fund do përfndojmë si Venezuela që ka gjithë atë Naftë por 90% e Popullsisë vdes urie, ose si Kili që popullata ndalohet të marrë ujë nga lumenjtë pasi janë shitur tek privati, madje as ujin e shiut nuk mund të mbledhin.

      Reply to this comment
  10. Labi July 4, 21:19

    Epiriot ti nuk je shqiptar je turkoarab po te pakten nderro emrin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*