Fluks emigrantësh në portin e Vlorës
Nga Arkiva
Porti i Vlorës është duke u përballur me një fluks të madh personash, të cilët hynë në vendin tonë. Vetëm këtë të premte kanë zbritur rreth 1700 persona.
Udhëtaret përgjithësisht emigrantë që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre ankohen se çmimet e biletave janë të shtrenjta.
Për të lehtësuar procedurat kufitare, në portin e Vlorës janë duke punuar me 8 sportele për udhëtarët shqiptarë dhe një për të huajit.
Në tre ditët e para të këtij muaji në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 3500 persona, ndërkohë që korriku regjistroi një numër prej 15 mijë pasagjerësh. Gushti shënon numrin më të madh të emigrantëve që hyjnë nëpërmjet porteve, por edhe pikat tokësore të kufirit.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento