Fluks i pazakontë tek Infektivi, 200 persona në urgjencë gjatë 24 orëve

August 25, 2017 21:13

Fluks i pazakontë tek Infektivi, 200 persona në urgjencë gjatë 24 orëve

Shërbimi i infektivit në ditët e fundit po përballet me fluks të pazakontë pacientesh. Në 24 orë, mbi 200 persona i janë drejtuar urgjencës, për shkak të infeksioneve respiratore dhe simptomave të virozave të stinës.

“Ditët e fundit ky fluks ka kaluar numrin 200 të sëmurëve që paraqiten në urgjencë, kryesisht me çrregullime, temperaturë, dhimbje fyti por edhe prekje të tubit tretës me të përziera dhe të vjella. Numri i shtretërve në vend që të shtoheshin në Infektiv, nga 200 janë zbritur në 80 dhe urgjenca jonë ka vetëm 5 shtretër të planifikuar për urgjencë”, thotë mjeku Dritan Kalo. 

Prof Dr Tritan Kalo, mjek në këtë shërbim mendon se një ndër arsyet përse në infektiv mbetet kjo situatë është mos zbatimi i sistemi të referimit.

“Të gjithë të sëmurët mësyjnë në spital për gjënë më të vogël. Filtrat që duhet të filtrojnë këta të sëmurë për të ardhur në të vetmen Qendër Spitalore Universitare të Republikës që quhet shërbim terciar nuk funksionojnë. Të sëmurët vinë nga zona e Kamzës, Babrru, Paskuqan, pjesa e Rrugës së Dibrës dhe Brrylit”, shprehet Kalo. 

 

August 25, 2017 21:13
Komento

1 Koment

  1. luli August 26, 07:44

    Ç’fare shpjegimi paska dhene……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*