Fluks pasagjerësh edhe në portin e Vlorës

August 13, 2019 15:43

Fluks pasagjerësh edhe në portin e Vlorës

Fluks i shtuar udhëtarësh është shënuar edhe në portin e Vlorës, përveç atij të Durrësit. 1600 persona kanë mbërritur në Vlorë vetëm këtë të martë me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi. Ndërsa numri i udhëtarëve që kanë hyrë në këtë port në vetëm tre ditët e fundit është 6300.

Sipas të dhënave, ky sezon ka shënuar 20 përqind më shumë pasagjerë, në krahasim me sezonin e kaluar.

Shumica dërrmuese e tyre janë emigrantë , që vijën në vendlindje për shumë e shuëm e arsye e kohëzgjatje. Përshembull, ka prej tyre që vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje, ndërsa disa syresh vijnë thjesht për një dasmë.

Prej fillim gushtit, sipas raportimit të TCH, në total të ardhurit nëpërmjet linjës Brindisi-Vlorë kanë regjistruar shifrën 15.800 persona.

e.ll/dita

August 13, 2019 15:43
Komento

1 Koment

  1. Raimond Vlonjati August 14, 04:50

    Po ne Vlore , domosdo, lol
    qe do kete fluks te papare,
    , se vjen Lela, ne Vlore , zonja prej Pulje lol

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin