Fluks turistësh në Morinë

August 16, 2016 10:02

Fluks turistësh në Morinë

Në pikën doganore të Morinës ka pasur një fluks të lartë të pushuesve të cilët kanë zgjedhur këtë 15-ditësh të fundit të sezonit veror që ta kalojnë në bregdetin shqiptar

Rreth 25 mijë pushues nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë, duke krijuar kështu një fluks të lartë në pikën doganore. Fluksi ka nisur që prej orës 03:00 të mëngjesin dhe vijon ende.

Sportelet në pikat doganore po punojnë me ritme të larta për të shmangur oraret e zgjatura të fluksit.

Një trafik të rënduar ka pasur edhe në rrugën Morinë-Tuneli Kalimashit. Për mbarëvajtje të trafikut në rrugë ka edhe 4 patrulla të policisë rrugore.

Pika kufitare e Morinës ka pasur gjatë sezonit turistik një fluks të lartë pushuesish. Shifrat jo zyrtare flasin për mbi 1 milion shtetas që kanë hyrë në Shqipëri në dy muajt e verës dhe në 15-ditëshin e parë të gushtit.

August 16, 2016 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*