Fluks turistësh në Vlorë, mbërrin kroçera me 168 të huaj

March 16, 2019 11:44

Fluks turistësh në Vlorë, mbërrin kroçera me 168 të huaj

Sezoni turistik ndonëse jo i hapur zyrtarisht, ka nisur më parë me rritjen e temperaturave dhe kohën e bukur në Vlorë.

Mëngjesin e kësaj të shtune mbërriti në portin e qytetit bregdetar për herë të 3-të për këtë vit kroçera “LA BELLA DEL ADRIATIQUE” me 168 pasagjerë dhe 45 vetë ekuipazh.

Ajo do të qëndrojë deri mbrëmjen e të shtunës në orën 22:00 në portin e Vlorës.

Turistët do të vizitojnë qendra historike dhe kulturore në Vlorë, Fier, Berat etj. Kroçera vjen nga Dubrovniku dhe do të shkojë më pas edhe në Sarandë.

Kroçerat kanë shprehur interes të lartë për t’u ankoruar edhe në muajt në vazhdim në qytetin të Vlorës për shkak të interesit të lartë të turisteve për të vizituar Vlorën, siç kanë konfirmuar operatoret turistike.

o.j/dita

March 16, 2019 11:44
Komento

2 Komente

  1. Eno March 16, 14:43

    Mjaft më me këto broçkulla, gjiri i vlorës nuk i kalon dy magje në ditë. Ju gënheni veten apo ne që e shohim çdo ditë!?

    Reply to this comment
  2. Bostonian March 16, 16:12

    200 vete quani fluks turistesh ju !
    Jeni ne vete apo jo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim