Fluturimet, Shqipëria e varfër edhe këtë vit shumë e shtrenjtë

August 12, 2019 23:30

Fluturimet, Shqipëria e varfër edhe këtë vit shumë e shtrenjtë

Çmimet e fluturimeve gjatë stinës së nxehtë të vitit 2019 kanë shfaqur tendëncën të jenë gjithashtu shumë të “nxehta”.

Fluturimet drejt dhe nga shtet ku jetojnë emigrantët, përfshirë Italinë fqinje, gjatë gushtit janë rritur në mënyrë domethënëse.

Sipas kërkimeve të bëra nga Monitor, të udhëtosh javët e fundit të gushtit nga Tirana drejt qyteteve të Italisë kërkon një buxhet të mirëfilltë.

Bileta për në Milano kushton mbi 300 euro, ndërsa për qytetet e tjera, si Roma, bileta mund të kapë edhe shifrën 400 euro.

Me Blue Panorama  drejt Milanos, Romës, apo Torinës, nga data 24 gusht deri në fund të muajit, çmimet e biletave janë 290 euro vetëm në një drejtim.

Me Alitalia vendet janë pothuajse të zëna dhe nëse do të blesh një biletë për në Romë, minimumi është 400 euro.

Edhe destinacionet e tjera janë shtrenjtuar ndjeshëm. Nga Tirana në Vjenë me Austrian Airlines, bileta kushton minimumi 330 euro në datën 24 dhe, pas kësaj date, rritet në 430 euro.

As fluturimet “low cost,” nuk janë aspak low (të ulta) në çmim. Me WizzAir për në Londër mund të fluturosh me 370 euro.

Rritja e çmimeve të biletave drejt Shqipërisë në fillim të gushtit dhe nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera në fund të tij është një dukuri e përvitshme.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt aeroportit të Rinasit.

Sipas të dhënave nga TIA në 2018-n, në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.6 milionë (rritje 6%), duke zënë rreth 59% të totalit.

Ndonëse numri i operatorëve, përfshirë ata low cost, sa vjen e shtohet, Shqipëria vijon të ketë çmimet e biletave më të shtrenjtat në rajon.

Tirana International Airport (TIA), kompania që operon me koncesion aeroportin e vetëm në vend arriti në vitin 2018 një normë fitimi rekord, sipas të dhënave në bilancin vjetor të 2018;  rreth 51 milionë euro, me një rritje prej 7% në raport me vitin paraardhës.

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave i raportuar nga TIA.

Të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveritë shqiptare në vite sigurojnë fitime të majme për koncesionarët, ndërkohë që shtojnë barrën mbi popullatën që vijon të jetë ndër më të varfrat në rajon dhe Europë.

Burimi: Monitor

e.ll./dita

August 12, 2019 23:30
Komento

4 Komente

  1. shqipja August 12, 23:44

    ti lerohen ropt sales rames e likes qe i japin me koncensione cdo gje qe esht e shtetit se dhe vet jan aksjoner kto familje karaputanash te degjeneruar 20 brezash po ai aeroporti i vlores mbaroi gje

    Reply to this comment
    • Berti August 13, 00:21

      Kete e kemi dhurate nga Fatos Nano Keta qe permend ti e kane pazarin me te larte Nuk e di si nuk del njeri te pyese ku punon z Nano apo me cfare lekesh e shtyn muajiN ne Austri

      Reply to this comment
  2. MH August 13, 01:48

    Nese ndonji parti kerkon te vije ne pushtet vec qeshtjeve te tjera imediate te rendesishme duhet ta studioje bukur mire qeshtjen e kostos se udhetimit ne mbeshtetje te interresit te popullit.Kuptohet me nji ulje te bindshme,jo per fushate.Njikohesisht te gjeje menyrat si duhet ta evitoje praktiken e koncesioneve.

    Reply to this comment
  3. Posht hajduteria! August 13, 13:12

    Nuk i ka mar vesh kryeministri Edi Rama këto fakte se po ti mar vesh ai mjer kolegët pa maska dhe kallashnikov të Admir Muratit të aeroportit të Rinasit që ulur në poltrone , këmbë mbi këmbë,u thonë shqiptarëve të mjerë zbrazni xhepat në thesin tim sepse jam konçesion legjitim i aprovuar nga qeveria shqipëtare. Ah sikur ta mar vesh kryeminstri, shoku Edi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*