Fluturimi i parë në aeroportin e Gjakovës

February 19, 2015 16:55

Fluturimi i parë në aeroportin e Gjakovës

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka realizuar këtë të entje fluturimin e parë në aeroportin e Gjakovës.

Ajo bëri të ditur në rrjetin social Facebook se, fluturim i parë civil nga aeroporti i Prishtinës në atë të Gjakovës zgjati 15 minuta. Sipas Lilës, fluturim u realizua nga Miroslav Kuçera nga Bratislava, që ndodhet në Kosovë për të realizuar fotografi nga ajri.

Ndërkohë, zyrtarët e aeroportit të Prishtinës, përkatësisht të zyrës së Avicionit Civil, nuk janë shprehur të gatishëm për t’u prononcuar për këtë çështje. Zëdhënësi i Kontrollit Ajror, Driton Ujkani vetëm konfirmoi se janë kryer shërbimet për realizimin e këtij fluturimi.

Në dhjetor 2013, kontrolli i aeroportit të Gjakovës u transferua nga Ministria italiane e Mbrojtjes tek qeveria e Kosovës. Nën menaxhimin dhe kontrollin e forcave italiane që nga koha e luftës, aeroporti është përdorur për fluturime ushtarake, ndërsa tani synohet dhënia e tij me konçension për ta funksionalizuar edhe për linjat civile, me synim operimin e fluturimeve me kosto të ulët.

February 19, 2015 16:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*