“Fluturojnë” të dehur në rrugët e Tiranës, arrestohen 6 shoferë

July 28, 2018 08:23

“Fluturojnë” të dehur në rrugët e Tiranës, arrestohen 6 shoferë

Policia njofton se ka vendosur në pranga 6 drejtues mjetesh, pasi janë kapur me shpejtësi tej normave të lejuara, që arrinin deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë pezulluar leje drejtimi dhe janë vendosur disa gjoba.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Krahas sigurimit dhe masave për mbarëvajtjen e koncertit qe zhvillohej në Sheshin Skenderbej, Policia Rrugore e Tiranës, në përfundim të eventit po ndjek me prioritet detyrat e caktuara në Planin Operacional Tispol Korrik 2018, me objekt kryesor testimin e drejtuesve të mjeteve për nivelin e alkoolit, ku nga kontrollet e ushtruara në disa rrugë të ndryshme të qytetit, deri në këto momente kanë rezultuar:

  • 6 drejtues mjetesh janë arrestuar ne kushtet e flagrancës për drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne nivele qe variojne nga 0.53 mg/l deri ne 1.07 mg/l
  • Janë pezulluar 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave te lejuara që varionte deri në 167 km/h
  • Janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit
  • Janë ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative te pashlyera
  • Janë ndëshkuar 5 automjete për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht ne qendrat e banuara si dhe janë vendosur një numër i konsiderueshëm masash administrative për kundravajtje te ndryshme. Ndërkohë kontrollet dhe verifikimet policore vijojnë pa ndërprerje, me qellim rritjen e parametrave te sigurisë për te gjithë përdoruesit e rrugës.

 

o.j/dita

July 28, 2018 08:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*