FMN: Bisedimet me Greqinë pas krijimit të qeverisë

January 1, 2015 18:28

FMN: Bisedimet me Greqinë pas krijimit të qeverisë

Diskutimet me autoritetet greke lidhur me finalizimin e vlerësimit të gjashtë të programit, që mbështetet nga një rregullim i zgjeruar, do të vazhdojnë sapo të dalë qeveria e re, në marrëveshje me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, thuhet në një deklaratë me shkrim të zëdhënësit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jerry Rice.

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se “Greqia nuk përballet me nevoja emergjente financimi”.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit të Republikës së Greqisë, në të tre raundet e votimit në parlament, detyroi vendin t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen më 25 janar.

January 1, 2015 18:28
Komento

2 Komente

  1. plaku January 1, 19:56

    Me sa di une Trojka e perbere nga : FMN, Brukseli dhe Banka Qendrore Europjane thote se do te kete Probleme per gjithe Eurozonen sepse ne se fiton Syrizia, ajo do te kerkoje daljen e Qreqise ne Eurozona dhe kjo mund te shkaktoje efektin Domino ne Eurozone, duke patur parasysh se shume parti eurospkeptike si ne France, Itali, Angli etj. duan edhe ato qe vendet e tyre te dalin nga Eurozona.
    Mendoj se industria boterore finacjare, qe Tremonti i quan “fashizmi i bardhe” do derdhin miljarda Euro qe Syrizia te mos fitoje.

    Reply to this comment
  2. [email protected] January 2, 10:22

    plaku !
    Edhe po te fitoje SIRIZA ,nuk do te kete asnji problem te tille.
    Sepse siriza,ne keto momentet e fundit ka deklaruar se nuk diskutohet fare dalja nga eurozona,por ata do te jene dakord qe te vazhdohet prape me euro
    Jane dakord qe te vazhdojne marrjen e kredive nga europa{ku me pare thoshin te kunderten }
    Bile ,ne nji debate midis Dora Bakojanit dhe nji deputeti te sirizes,u deklaruan keto kushte publikishte ,dhe menjihere Bakojani ia kthen ;
    Pra ,ju nuk do te hiqni dore as nga Mnimonia ,dhe as nga trojka !
    E perdridhte sa andej e sa ketej ai deputeti sirizes ,por u be e ditur se dhe siriza do te vazhdoje rrugen e qeverise se meparme !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*