FMN dhe BB te Guvernatori, përcaktimi i treguesve ekonomikë në shtator

Edlira Shehu July 18, 2013 08:17

FMN dhe BB te Guvernatori, përcaktimi i treguesve ekonomikë në shtator

Përfaqësuesit e Fondit e Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore e nisë dje misionin e tyre për të kontrolluar sistemin financiar shqiptar. E paralajmëruar ardhja e tyre menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit për të parë sistemin financiar shqiptar, ekspertët e FMN-së dhe BB-së zgjodhën mesin e muajit korrik për të ardhur në Tiranë. Edhe pse nuk ka një axhendë publike se kush janë zyrtarët që do të kontaktohen nga ky mision, ishte Ardian Fullani, ai që ka nisur takimet me grupin e ekspertëve të këtyre institucioneve financiare .

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, më kërkesën e institucioneve shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) do të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP). Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej.

Vlerësimi i fundit i FSAP-së për Shqipërinë është kryer në vitin 2005, dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm. Sipas këtij njoftimi, misioni planifikues i FSAP-së do të qëndrojë  Tiranën deri në 19 korrik për të diskutuar me autoritetet vendase mbi spektrin e shtrirjes dhe procesin. Puna kryesore për FSAP-në do të kryhet gjatë një misioni të mëvonshmëm, i planifikuar paraprakisht në periudhën tetor-nëntor 2013. Veçmas nga ky proces, një mision ekspertësh të FMN-së pritet të vizitojë Tiranën në fund të muajit shtator 2013. Qëllimi i vizitës do të jetë vlerësimi i zhvillimeve të fundit në ekonominë tonë si dhe diskutimi me qeverinë dhe Bankën Qendrore rreth politikave ekonomike dhe atyre financiare që do të ndiqen në të ardhmen.

Kjo vizitë do të jetë pjesë e mbikëqyrjes ekonomike që kryen FMN-ja dhe do të pasohet nga një mision i Konsultimeve për Artikullin IV nga fundi i këtij viti. Zakonisht, gjetjet më të rëndësishme të Artikullit IV dhe FSAP-së përfshihen në raportin e stafit të FMN-së në përfundim të ciklit të konsultimeve. Kalimi në lupën e ekspertëve të këtyre organizmave ndërkombëtarë konsiderohet si i rëndësishëm për të bërë një diagnostikim të plotë të shëndetit financiar dhe makroekonomik të ekonomisë tonë.

Gjatë kësaj peridhe është artikuluar në mënyrë të vazhdueshme se nga ekspertë të ndryshëm te ekonomisë se, në këto kushte, është mjaft e rëndësishme që bashkë me ekzaminim të bëhemi gati edhe për këtë reformë të madhe, siç është rregulli fiskal. Rregulli fiskal mendohet që do të jape një garanci të shtuar për tregjet, do t’i “vendosë një kapak” borxhit, do të garantojë konsolidimet afatmesme dhe do të japë transparencë të shtuar për tregjet e brendshme dhe të jashtme.

Megjithatë ka dhe një mendim tjetër për praninë e FMN-së në vendin tonë, ekspertë që mendojnë se nuk është e nevojshme prania e tyre, pasi ne nuk jemi në rrisk të madh financiar dhe që zgjidhjet do të gjenden brenda financave tona. Situata ekonomike në Shqipëri duhet parë me kujdes, pasi rritja e borxhit publik, thellimi i deficitit, shpenzimet e pamenduara të qeverisë në ikje mund të na cojnë në një kolaps ekonomik, nëse masat e qeverisë së re nuk do të jenë të mëdha dhe në bashkëpunim me të gjithë aktorët ekonomikë.

Edlira Shehu July 18, 2013 08:17
Komento

1 Koment

  1. fat man July 19, 00:58

    Paskan gjetur njeriun e “Duhur”, BB dhe FMN, per t’u marre vesh dhe per te bere kontroll mbi gjendjen e financave publike. Guvernatori Fullani di te haje ndonje dash te gjiri i Lalezit, t’ beje qejfin Saliut, se i ka ne rregull treguesit makroekonomik. Ky guvernator me i paguari ne Shqiperi me page vjetore 90 milion leke te vjetra, pa permendur benifice te tjera, si medioker dhe totalisht i pa afte eshte gafa me e madhe e drejtimit te B.SH me dy mandatet e tij. Eshte i vetmi Guvernator ne bote qe ne zyre, ka krevat dopio per t’u “lodhur” pas pune , se me shume ndodhet jashte shteti, si te gjithe nepunesit qi dergon edhe nda 2 here per specializime, shperdorues fondesh dhe organikash, pa u kontrolluar asnje here nga KLSH . Bashke me Saliun jane 2 mbetjet e fundit te anetaresimit te PPSH, teseren e Partise e fshehu pasi PPSH u transformua ne PS, ky drejton BSH dhe ka ne dore thesarin e shtetit ish komunist i vjeter. Ndermjet shume bemave si blerja e hotel Dajtit 3o milion euro, rikonstruktimi dhe zgjerimi i bankes ekzistuese dhe qiraja ne mijera euro qe ka marre ndertesen te ish zyrat e VEFES, i kane kushtuar dhe i rendojne taksa paguesve shqiptar. Te rene, qe solli ne banke Ardian Bullarili (nofka e tij), ishte krijimi i ekipit te volejbollit te femrave i BSH, ku pa permendur turnete jashte shteti te ketij ekipi, buxheti i saj eshte me i madh se tri federata profesioniste te marra se bashu, si ajo e volejbollit, mundjes dhe atletikes. Edi Rama nuk mund te sjelle Rilindjen, qe ka premtuar me te tille kallepasi Ardiani e shoket e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim