FMN: Mungesa e investimeve, problem për ekonominë shqiptare

February 25, 2015 11:32

FMN: Mungesa e investimeve, problem për ekonominë shqiptare

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi para pak ditësh përfundimin e rishikimit të dytë dhe të tretë të marrëveshjes me Shqipërinë dhe miratimin e disbursimit të kredisë prej 58.8 milionë euro, që e çon disbursimin total në rreth 117.7 milionë euro.

Por, fondi paralajmëron për rreziqet që i kanosën ekonominë tonë. Kompensimi i pasurive, stoku i madh i projekteve të investimeve të pabuxhetuara si dhe niveli i lartë i huave me probleme, sipas ekspertëve të FMN-së duhet të adresohet në mënyrë domethënëse dhe forcë, në mënyrë që të rigjallërohet kredia e bankave për sektorin privat.

Min Zhu, zëvendës drejtues dhe kryetar në detyrë i FMN-së u shpreh lidhur me këtë fakt se “rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare duket se është në rrugën e duhur edhe pse rreziqet vazhdojnë. Autoritetet meritojnë vlerësim për një zbatim të suksesshëm të politikave gjatë vitit të parë të marrëveshjes, në bazë të mekanizimit të zgjatur të Fondit. Vazhdimësia në zbatimin e axhendës së reformave strukturore do të jetë thelbësore në mënyrë që të reduktohen zhbalancimet makroekonomike dhe rritjen e standardeve të jetesës”.

Sipas tij angazhimi i autoriteteve për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit, siç është reflektuar dhe në buxhetin e tyre për 2015-n, është e mirëpritur. “Do të jetë e rëndësishme të adresohen rreziqet fiskale që vijnë nga kompensimi i pasurive dhe stokun e madh të projekteve të investimeve të pabuxhetuara”, shprehet përfaqësuesi i FMN.

“Niveli i lartë i huave me probleme duhet të adresohet në mënyrë domethënëse dhe forcë, në mënyrë që të rigjallërohet kredia e bankave për sektorin privat. Duhet një vigjilencë e vazhdueshme për të siguruar që secila bankë të plotësojë kushtet e kapitalit dhe likuiditetit dhe të menaxhojë rrezikun në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi Zhu.

February 25, 2015 11:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim