FMN: Niveli i borxhit të vendeve të pasura shumë pranë atij të pasluftës

April 13, 2016 20:17

FMN: Niveli i borxhit të vendeve të pasura shumë pranë atij të pasluftës

Niveli i borxhit vijon të thellohet në rang global edhe në vendet e pasura, duke iu afruar nivelit të pas Luftës së Dytë Botërore, paralajmëroi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Në nivel mesatar, borxhi publik tejkalon tashmë nivelin e cekur gjatë Depresionit të Madh ( në vitet 1930) duke iu afruar nivelit të pas Luftës së Dytë Botërore”, bëri të ditur FMN-ja në raportin e saj semestral për nivelin e borxhit.

”E goditur nga pengesa të vazhdueshme si rënia e çmimit të naftës, vendet eksportuese të naftës e parashtrojnë kryesisht nivelin e borxhit në rritje, një formë kompensimi e humbjes nga zhvlerësimi i çmimit të naftës”, nënvizon raporti i publikuar në prag të asamblesë së pranverës FMN-BB në Uashington.

Pas vlerësimeve të tij, borxhi i prodhuesve të arit të zi në Magreb dhe në Lindjen e Mesme pritet të regjistrojë deri në 2 000 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme.

April 13, 2016 20:17
Komento

1 Koment

  1. Arben April 13, 21:54

    PO LUFTA KU ESHTE????!!!!!!

    DING DONG…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*