FMN nuk njeh rezultatin e qeverisë për Borxhin: 2.8 % më i lartë

November 4, 2019 08:26

FMN nuk njeh rezultatin e qeverisë për Borxhin: 2.8 % më i lartë

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportet e veta zyrtare nuk e njeh treguesin zyrtar të borxhit publik që raporton dhe njeh qeveria shqiptare.

Në rishikimin e fundit të perspektives ekonomike globale, FMN raportoi se borxhi i Shqipërisë në vitin 2018 arriti në 69.9 për qind.

Kjo shifër ishte 2.8 pikë përqindje më e lartë se rezultati i qeverisë shqiptare, që e raportoi këtë tregues 67.1 për qind për vitin 2018.

Statistika e FMN-së për detyrimet publike përkon me vlerësimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në raportin e auditit për buxhetin e vitit 2018 konstatoi se borxhi publik real është 69.7%.

FMN dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë përfshirë në llogaritë e borxhit publik edhe detyrimet e prapambetura, të cilat aktualisht janë të përjashtuara nga raportimet e qeverisë.

Për gati tre vite radhazi si FMN ashtu edhe qeveria kanë dhënë shifra të ndryshme për borxhin.

Gjatë vitit 2017 qeveria shqiptare raportoi se borxhi publik ishte 70% e PBB, por FMN e raportoi në 71.8 % të PBB-së dhe KLSH 72% të PBB-së.

Kredibiliteti i Shqipërisë për përllogaritjen e borxhit publik humbi që në vitin 2013, kur rrotacioni politik zbuloi detyrime të papaguara që kishin krijuar një borxh të fshehur gati sa 6 për qind e PBB-së. Megjithë masat e rrepta monitoruese dhe frenuese për të mos krijuar skema të ngjashme, pas 6 vitesh është përsëritur i njëjti skenar me detyrime të pashlyera që sipas KLSH deri në vitin 2018 arritën në 64 miliardë lekë, duke pwrfshirw dhe vendimet gjyqësore.

Në këtë mënyrë, mosfinancimi i detyrimeve të prapambetura nënvlerëson stokun e borxhit të marrë për financimin e shpenzimeve të padeklaruara.

Detyrimet e prapambetura

Detyrimet e prapambetura, sipas vlerësimit të KLSH për shpenzimet e ndodhura por të padeklaruara, detyrimin për TVSH-në e rimbursueshme dhe detyrimet e prapambetura të konstatuara në FSDKSH vlerësohen në total në rreth 42 miliardë lekë.

Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,107 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,149 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 69.7%.

Sipas KLSH-se, nëse do të zhvishet borxhi i jashtëm publik nga efekti i zhvlerësimit të kursit të këmbimit, atëherë borxhi real arrin në 71.6% të PBB-së, ose 4.4 pikë përqindje më i lartë sesa ai që raporton Ministria e Financave, raporton KLSH. rreth 52,590 milionë lekë.

j.l./ dita

November 4, 2019 08:26
Komento

9 Komente

  1. eDRAMA November 4, 09:02

    Ku eshte ai miu me syze i halese Erionke Bracja se kur qe ne opozite lehte se me te marre pushtetin do ta benin me ligj borxhin publik jo me shume se 60% (atehere ne 2013 ishte 62%). Nuk pranojne te gjithe njezeri si qeveri me ne krye ate kaqolin timonier se kane deshtuar krejtesisht.
    Ptuuuu palo qeveri e deshtu nga gjithe anet qe mbajne per rrufeprites ato muxhahedinet qe i kane strehu Amerikes

    Reply to this comment
  2. Arben November 4, 09:37

    ME TE QUAJTUR NE MENDJE VAJTI KJO PUNE

    Reply to this comment
  3. Ylli November 4, 12:07

    Sa PPP ose zullume do bëhen këto ditë që njerëzit po merren me këto fotot që kanë varur në bulevard?!

    Reply to this comment
  4. Haruni November 4, 12:17

    Që të mos ngelem injorant a di ndonjëri të më thotë në cilin vend të europës merren pagat në dt 15 të muajit pasardhes.

    Reply to this comment
    • Gazetari November 4, 12:19

      Hahaaa
      C me kujtove ate shokun e Rames, K.K. qe i falimentoi gjithe mediat se nuk jepte rrogat, te dy tipa qe i bejne paret rrush e kumbulla

      Reply to this comment
  5. LORA November 4, 12:40

    FMN eshte kazan. Arritjet e kesaj qeverie i pasqyron me se miri ERTV.

    Reply to this comment
  6. Lili November 4, 12:55

    Ah ! Tash e kuptova, lora qenka plot me ironi!

    Reply to this comment
    • Lani November 4, 12:58

      Kanë dy Lora në forum më duket.
      Njëra tallet, tjetra është tyryfycka e Beratit “pa ujë pa drita, vec ju të jeni mirë”

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*