FMN paralajmëron qeverinë: Kujdes të ardhurat në buxhet

May 20, 2015 14:51

FMN paralajmëron qeverinë: Kujdes të ardhurat në buxhet

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë të mbrojë buxhetin nga rreziku i rënies së të ardhurave, që vjen nga ulja e fortë e çmimit të naftës dhe inflacioni i dobët.

Në dokumentin e sapopublikuar mbi rishikimin e 4-t të marrëveshjes me qeverinë, Fondi vëren se ulja e borxhit publik në periudhë afatmesme do të kërkojë angazhim politik për të ruajtur kursin e konsolidimit domethënës fiskal, që nisi vitin e kaluar.

Në dokument, Fondi vëren se perspektiva afatmesme e ekonomisë mbetet përgjithësisht e favorshme. Sipas tij, rritja ekonomike do të vazhdojë të përshpejtohet deri në 4.5 për qind brenda dy viteve të ardhshme, për shkak të efekteve pozitive që vijnë nga reformat, rimëkëmbja e partnerëve tregtarë dhe përmirësimi i besimit në ekonomi-raporton TCH.

Por, siç vënë në dukje ekspertët e FMN-së, rreziqet për këtë skenar mbeten të larta. Sipas tyre, rreziku i parë është ai i ecurisë së çmimeve të naftës. Sipas FMN-së, edhe pse mund të ketë pasur një efekt të lehtë pozitiv në buxhetet e familjarëve, rënia e çmimit të naftës mund të vazhdojë të tkurrë edhe më shumë investimet dhe prodhimin në këtë sektor.

Veçanërisht gjatë viteve të fundit, sektori i naftës ka qenë një nga kontribuesit kryesorë në rritjen ekonomike, duke amortizuar edhe efektet e krizës. Por rënia e prodhimit dhe investimeve nga kompanitë e naftës mund ta dobësojë rritjen ekonomike.

FMN druhet se, rritja më e dobët e kombinuar me rrezikun, që buron nga afrimi i zgjedhjeve, mund të vërë në provë zotimin e qeverisë për të ulur borxhin dhe ruajtur disiplinën fiskale. Paralelisht, FMN thotë se një tjetër rrezik buron nga situata në Greqi, e cila në rast përkeqësimi do të rriste presionet negative në ekonominë shqiptare.

 

May 20, 2015 14:51
Komento

4 Komente

  1. LOVE May 20, 16:35

    kur Eskobarit i erdhi fundi , po po, atij kartelit te fuqishem te droges ,
    atij qe me aq deshire e permend rendom Eskobari ne miniature i Lazaratit ,
    qe deklaroi hapur se “ishte zgjedhje politike lejimi i kultivimit te mariuanes” ,
    dhe askush nuk e mori te pandehur , sepse ketu nuk kane me vlere zeri dhe figura
    nejse ,kthehemi te Eskobari kolumbian , kur u kerkua ekstradimi i tij ne SHBA
    e pa qe erdhi fundi , kerkoi nje pakt .Te paguante gjithe borxhin e Kolumbise ndaj FMN
    po po zoterinj , ndaj jush . Ju ekspertet e mbajtjes se qeverive ne kurriz te popujve .
    Une nuk di me si vajti ajo histori , se cfare beret ju me te ,dhe pak me intereson
    por duke qene qe ne ngjajme kaq shume me Kolumbine , qysh ne kohet kur nuk ju dinim as emrin ,sepse babai i E DRAMES ,ndertonte socializmin me forcat e tij ,na shkruanin letren koperativistet e lumtur qe andej …dhe ata si ne ,me forcat e tyre ….
    duke qene qe sepse kam idene se 1/3 e pasurise se Bodes , do paguante nje kest tuajin
    1/2 e Mmmmmmmmmetes do paguante gjithe borxhin tone ndaj jush
    dhe SYPESHKAQENI , do ju jepte dhe borxh juve nqs ju duhej
    dhe kemi nje tjeter qe me forcat e tij dhe me privatizimet 1 euro ,mund te financoje dhe krizen e Greqise , e ka dhe ne gjak Vorio Epirin , eshte gjithe lesh si majmun ,po eshte
    njeri i mire ….E DRAMA e ka mentor
    keshtu pra mister FMN , nqs ti do lek ne buxhet ,merrua atyre qe po jua jep
    sepse nuk ke asnje shans te kesh ndonje sukses me reforma apo ato llogjet e rritjes ekonomike , kemi ber dhe ne shkolle , e dime shume mire cfare po ndodh .
    shqiptareve nuk ju ka ngelur me asgje ,pervecse te kapin hurin dhe te perzene EDverin qe aty ,po edhe juve …..dhe duke pare qe situata ne Ballkan eshte pak shume e trazuar
    ka shume gjasa qe kjo te ndodhi me pare se rezultatet tuaja ne …reforma .

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 20, 18:53

    Eshte duke u tallur FMN.O Zote sa me pare te largohet kjo pjedh komunistesh nga pushteti,pa humbje ne njers se ne ekonomi po shifet shkatrrimi qe po i bjen vendit tone.

    Reply to this comment
    • Toni May 20, 20:18

      mark uk po mjaft me ore pjelle e shpifur,komuniste jane shquparet o pleh sllav,fillo nga sali ram berisha sekretare PPSH-je me numer tesere 108690,ke ed paloken cunin e spiunit tonin paloka ish ekponent i min brendshme ne kohen e PPSH kur salehu yt bente sekretarin,ke dizenjatoren jozefinen,etj keshtu me rradhe plere pas plere,Shqiperia pas Gjermaise ne ekonomi-Shqiperia 1-euro ka qene per familjen famkeqe saleh berisha+e tere klika famekeqe e SHQUP-it,PD e saliut e mbante gjalle me vota leket e SHPK-Lazarat,mark uk vetem per ekonomi mos ti o fshataromalok i neveritshem,shkaterrimin e vendit e bete juve sllavet+klyshet e UDB-serbe…

      Reply to this comment
  3. Arben May 20, 20:30

    NJE GJE NUK KUPTOJ,

    KJO TCH, QE RAPORTON, A ESHTE ZYRA PER SHTYP E FMN-SE APO SI.

    DEKLARATA ZYRTARE E FMN-SE CFARE RAPORTON, KJO KA RENDESI KETU.

    E DYTA EKONOMIA DO TE ECE MIRE, POR BORXHI PUBLIK PO RRITET,

    DEKLARATE ME HOPE TOPE SE KJO NUK KA.

    KRIZA QE PO KALON BOTA, ESHTE KRIZA E BORXHIT DHE ZHVLERESIMIT TE PARASE LETER, NUK MUND TE KALOJME KRIZEN DUKE U FUTUR ME SHUME NE BORXH.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*