Raporti i FMN: Shqetësimi kryesor, pasojat e PPP në ekonomi

January 29, 2019 14:53

Raporti i FMN: Shqetësimi kryesor, pasojat e PPP në ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk rresht se evidentuari riskun qe po i kanoset buxhetit të shtetit nga kontrata me partneritet publik privat.

Në raportin më të fundit mbi treguesit e ekonomisë shqiptare, FMN evidenton se ka një rritje të detyrimeve nga këto kontrata, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të cilat janë hartuar dobët dhe se mund të pengojnë efiçensën e investimeve publike.

Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji) në buxhetin e 2019 dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të PBB-së. Në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale”, thuhet në raport.

Paralelisht me këtë fakt, FMN ka rekomanduar që këto investime  duhet t’i nënshtrohen një procedure konkurruese. Ndërsa vlerëson nismën e qeverisë për të mos dhënë më koncesione me propozim të pakërkuar.

FMN mirëprit ndryshimet e planifikuara në legjislacionin e PPP për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një mbikëqyrës për koston potenciale të këtyre kontratave  si një hap i parë pozitiv. Ato duhet të sigurohen përmes një procesi ofertimi konkurrues për të gjithë projektet duke ndaluar kështu pranimin e ofertave të pakërkuara. Nga ana tjetër shpenzimet vjetore të qeverisë për këto kontrata koncesionare parashikohet që të mbeten nën kufirin ligjor prej 5 %.  Ky tavan lë shumë pak vend për projekte të tjera të financuara nga qeveria veçanërisht duke pasur parasysh nevojën për të përfshirë risqet nga detyrimet potenciale“.

FMN ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, teksa i ka sugjeruar qeverisë që të ndalojë procedurën me oferta të pakërkuara.

Por qeveria nisi të zbatojë në 2018 programin “1 miliard euro”  dhe miratoi 4 kontrata koncesionare. Paralelisht qeveria ka në fazë diskutimi ndryshimin e ligjit për koncesionet, çka e ndalon këtë procedurë por duke nisur nga 1 korriku i 2019.

o.j/dita

January 29, 2019 14:53
Komento

9 Komente

  1. mirel January 29, 15:09

    Ahmetaj dekkaroi qe nuk do heqim dore mga PPP. Kontrata te kerkuara apo jo, te gjitha jane skema vjedhjeje te qellimshme. Detyrimi 5 % i buxhetit te shtetit do te thote qe miliarda leke ikin per qef te Ramutit dhe Ahmutit. Gjiknurit po ashtu.
    Vini re qe FMN thekson dhe kontratat e qeverise ne energjitike. Perkon fare mire me denoncimin e Dites per perfshirjen e Ramutit ne tenderat e energjise duke ua dhene serbeve. Ne dronin, ata leket dhe energjine..

    Reply to this comment
    • Dimri January 29, 18:46

      Perdorimi i PPP nga Edi Rama eshte forma me e poshter e zbatimit te korrupsionit ne ekonomine shqiptare!
      Kjo do te thote te bashkepunosh me hajdutet,qe te fitosh edhe ti ca miliona!
      Pra po u bere pale me hajdutet nuk ke me te drejte morale t’i kerkosh llogari aq me pak ta kontrollosh!
      E njejta metode eshte edhe venia ne jete e “bashkeqeverisjes” me gjoja qytetaret,nje forme e poshter per rrenimin e shtetit logjor,qe ben te mundur mbulimin e veprimeve korruptive nga vete pushtetaret!
      Justifikimi qe i beri Rama skandalit te tenderit te Unazes se Re me dosje te fallcifikuar eshte prove e qarte se Rama eshte pjese,ne mos titullari i veprimeve korruptive ne vend!

      Reply to this comment
    • 1 January 29, 20:25

      Gjithmone zi shikon kazani. Pse nuk thoni qe rritja ekonomike eshte 4.2% dhe borxhi eshte ulur……..yyyyyyyyyyyyyyyyrrace e keqe

      Reply to this comment
  2. Rreziku jane borxhet nga ju dhe jo nga sipermarresit shqiptare January 29, 15:26

    Asnje risk nuk po i kanoset vendit. Vetem juve ju kanosen fitimet e majme me borxhet qe doni te na jepni me perqindje te larte. E ndersa ju desheroni qe borxhet qeveria shqiptare ti marre nga ju, per fatin tuaj te keq ato qeveria i merr nga sipermarresit shqiptare. Pra ju merrni gishtin e mesit dhe shqiptaret fitojne parate. Ja perse ju bertisni ka rrezik. Sigurisht rreziku eshte se ju nuk po fitoni gje. Une do te thoja qe rreziku me i madh do te ishte nese qeveria shqiptare do ti marrte borxhet me 28% interes fitimi nga ju.

    Reply to this comment
    • mirel January 29, 16:04

      Ou..qe kur keshtu? Qeveria fut kapitalin fillestar tek “sipermarresit” shqiptare, dhe bile behet garant ne banke qe sipermarresi te siguroje kapitale te thera fillestare per investimet. Dita ka botuar disa here raste kur koncesionaret nuk kishin as 100 mije dollare per investime, sidomos ne rruget. Kapitalet jua la siguruar shteti me borxhet e FMN..te cilat FMN i jep per investime strategjike ne ekonomi, ndersa Ramuti ahmuti gjiguruja i investojne te Ulaj, Kastrati, Fusha dhe serbet verdalle Ramutit ne Tirane.
      Kete po thote FMN, borxhet qe merrni, po jua hane PPPte. Fatura e pageses ju ngelet shqiptareve.
      U mu dova te sqaroj dicka per hir te komentuesve te tjere, pa per ty do thosha nje fjale te vetme: plere qe duhedh djegur i gjalle. Vidhni pasurine shtetit dhe na tregoni dhe gjepura me krenari bile.

      Reply to this comment
  3. Arben January 29, 17:00

    Rrofte shqiperia piramidale.

    Reply to this comment
  4. Socialisti i Rilindur January 29, 17:18

    Ja armiqte e socializmit fitimtar si cirren dhe nxijne sukseset tona madheshtore te arritura ne saje te mesimeve dritedhenese te Udheheqesit tone largpames dhe te pagabueshem.
    Le te lehin qente borgjezo – revizioniste, ne nuk ndalemi ne rrugen tone per suksese te reja dhe nuk heqim dore nga Lideri une Suprem.
    Ata duan te n’a bejne si vetja e tyre por ne j’u themi JO. Ne kurre nuk do te biem ne kurthin e tyre dhe Edi Ramen do t’a ndjekim ne cmendurine e tij deri ne fund.

    Reply to this comment
  5. Budallenjte dhe plepat behen te gjate January 29, 17:31

    Vodhi edi per tete vjet me pirdh pirdhet. Tani flasin kta

    Reply to this comment
  6. Adih January 29, 20:48

    Saliu vodhi ,por ky Rama ja ka kaluar disa here .Kto jane fakte kokeforte .
    Por mos u merzisni o komentatore .

    Bracja gjithe jeten ngeli ne opozite ,por per “” FAT ” tani u be zevendes kryeminister .E kemi ne Maxhirance . Si dikur , nga foltorja e parlamentit ja ” TUNDTE ” Saliut para surratit vjedhjet ,me fakte ,,tani do ja “PERPLASI ” edhe Rames ne surrat ,para burrave ne parlament .,Mos u merzisni ,do i beje kallzim penal te dyve ne prokurori .
    E mban fjalen qeratai Brace ????

    E ” MIRA ” na pret .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim