FMN: Shqipëria dhe Serbia me rritjen ekonomike më të ulët në Rajon për 2015

May 6, 2016 12:52

FMN: Shqipëria dhe Serbia me rritjen ekonomike më të ulët në Rajon për 2015

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin periodik për zhvillimet rajonale të publikuar sot referoi se Shqipëria dhe Serbia patën rritjen ekonomike më të ulet më 2015 në mesin e gjashte e vendeve të marra në krahasim.

Rritjen më të lartë e kanë parë Mali i Zi dhe Maqedonia me respektivisht 4.1 dhe 3.7%. Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.3 për qind dhe ajo e Bosnjës me 3%. Shqipëria vjen në vendin e gjashtë me 2.6 % dhe pas saj vetëm Serbia me 0.7%

Edhe pse një vend me burime natyrore konkurruese me Rajonin dhe pa konflikte etnike në sfond Shqipëria nuk po arrin ritmet rajonale të rritjes.

FMN vë në dukje se me këto ritme vendet ende kanë pak shanse të arrijnë konvergjencën me standardet e jetesës me zonën euro. Me këto rritje ekonomike Shqipërisë do t’i duhen më shumë se 25 vite të arrijë nivelin e jetesës që Europa ka sot.

FMN sugjeron që norma e rritjes në rajonin e Ballkanit duhet të jetë të paktën 1 për qind më e lartë se e BE se, që konvergjenca të përshpejtohet.

Në vitin 2016, vendet e Rajonit pritet të rriten me rreth 3 deri në 4 për qind, thuhet në parashikimet e Fondit.

Fondi vë në dukje se pasiguria dhe paqëndrueshmëria nga rreziqet politike kanë qenë në rritje në të gjithë rajonin.

Kështu një kombinim i politikës monetare dhe konsolidimi fiskal mbështetës në të ardhmen mbetën politika të vlefshme për të gjitha vendet.

Në rastin e një goditjeje negative të rritjes, politika monetare duhet të jetë vija e parë e mbrojtjes, këshillon Fondi.

Për periudhën afatmesme konsolidimi fiskal duhet të mbështetet, sa më shumë të jetë e mundur në kahun e të ardhurave, të tilla si përmirësimi i rritjes se taksës së karbonit dhe taksës së pronës. Nga krahu i shpenzimeve Fondi këshillon mbrojtjen e shpenzimeve produktive në investimet publike.

May 6, 2016 12:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*