FMN: Studimi, arsimimi i dobët dhe emigrimi i trurit ndikuan në ekonominë e vendit

September 5, 2017 09:38

FMN: Studimi, arsimimi i dobët dhe emigrimi i trurit ndikuan në ekonominë e vendit

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi pak ditë më parë një studim që mban autorësinë e ekspertëve Ruben Atoyan  dhe Jesmin Rahman dhe që fokusohet tek Ballkani Perëndimor.

Edhe pse në qendër të raportit është  rritja e rolit të gruas në ekonomi në Ballkanin Perëndimor duket se dy studiuesit kanë nxjerrë edhe disa përfundime të përgjithshme që shprehin një realitet ë hidhur për vendet në veçanti.

Arsimi i dobët cilësohet si “thembra e Akilit” në Shqipëri. “Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet pas vendeve të tjera europiane në të dyja aspektet si për sa i përket inputeve ashtu edhe outputeve.

Në termat e inputeve, vendet e rajonit janë veçanërisht të varfra sa i përket qasjes në arsim (Shqipëria dhe Maqedonia) dhe aksesit në politikat e punësimit (Bosnja, Mali I Zi, Serbia). Për output-et rajoni është dobët sa i përket përfshirjes dhe përparimit, me dy nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor që renditen në gjysmën poshtë të gjithë mostrës së marrë në studim” thuhet në studimin e publikuar në faqen e FMN.

Nga ana tjetër i njëjti studim konfirmon një tezë që është mbrojtur edhe më parë lidhur me ndikimin negativ në ekonomi të “emigrimit të trurit”.

“Nivelet e edukimit të emigrantëve kishin tendencën të ishin më të larta sesa mesatarja e vendit të tyre të origjinës. Në 2010 pjesa e emigrantëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Serbia me shkollim të lartë  ishte dukshëm mbi nivelin ekuivalent të popullsisë në përgjithësi.

Duke pasur parasysh që këto vende kanë një pjesë të vogël të popullsisë me shkollim të lartë në popullsinë totale, “largimi i trurit” në emigracion mund të ketë pasur implikime serioze në produktivitet(si dhe në rritjen ekonomike) dhe ka lënë vendet e Ballkanit Perëndimor me një forcë pune të aftë në nivele dukshëm të ulëta” thuhet në studimin e  Ruben Atoyan  dhe Jesmin Rahman.

September 5, 2017 09:38
Komento

3 Komente

  1. Paskali historiani oborrit mbreteror te Salise e like florise September 5, 09:57

    FMN-Fondacion Mashtrues Nderkombetar……

    Le te dale nje ‘akademik’ magjar e nje zagar ‘gazetar’ e te thote se ne cilin vend te ‘Botes se trete’ kjo FMN i ka nxjerre popujt nga mjerimi!?
    Por kur thote truri ka emigruar ku i fut fevzinjte ,bushatet lubonjat ngjelat blushat tarifat fugat e karabushat tek BYTHET e Armines apo KOQET e kalit te Xenit???????????

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 5, 15:20

      kjo që thua ti “Por kur thote truri ka emigruar ku i fut fevzinjte ,bushatet lubonjat ngjelat blushat tarifat fugat e karabushat tek BYTHET e Armines apo KOQET e kalit te Xenit???????????”vërteton atë që thotë FMN!!
      truri është larguar,ka mbetur korrupsioni, mashtrimi,prostitucioni dhe dështimi që ti se ke përmëndur!!

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 5, 13:15

    “FMN: Studimi, arsimimi i dobët dhe emigrimi i trurit ndikuan në ekonominë e vendit”
    mos,unë mendova se ishte uji i gazuar në shishe plastike që ka ndikuar në thartimin e trurit në shqipëri!!
    dmth paska mbetur budallallëku fillikat në shqipëri??
    për këtë ju jap të drejtë!!bile është ulur këmbëkryq!!
    i vetmi zhvillim që ka ndodhur në shqipëri,bile me hapa marramëndës,bile për tu lavdëruar,është besimi fetar!!
    besimi do tia fusë arsimit dhe ka për ta bërë shipërinë parajsë!!
    ps:mendoj se e dini se ku është dhe kush jeton në parajsë!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*