Të anulohet heqja e taksave për biznesin e vogël

February 26, 2016 09:53

Të anulohet heqja e taksave për biznesin e vogël

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bën një vlerësim për ekonominë tonë, duke parë dhe një sërë problematikash që ecin më ritme të ngadalta në realizimin e të ardhurave buxhetore.

Në raportin e fundit të rishikimit të pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes, institucioni financiar vlerëson përpjekjet e qeverisë për të formalizuar bizneset dhe futjen e punonjësve në skemën e të siguruarve, por thekson se ai nuk dha rezultatet e pritshme, pasi bizneset e reja ishin kryesisht mikro dhe të vogla.

Në një vlerësim të bërë ekspertët e FMN-së deklaruan se heqja e taksave për biznesin e vogël duhet të anulohet pasi cenon strategjinë e qeverisë për konsolidimin e financave publike. “Strategjia e qeverisë për konsolidim gradual që bazohet në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe përmirësimin e administrimit, është e duhura.

Në këtë drejtim përjashtimi i bizneseve të vogla nga taksat minon këtë strategji dhe duhet anuluar”, thuhet në raportin e FMN-së. Në raportin e posaçëm për Shqipërinë, Fondi përgëzon vullnetin e qeverisë për të mbajtur nën kontroll deficitin dhe huamarrjen, ndonëse vëren se kjo është bërë e mundur jo nga rritja e të ardhurave, por duke shkurtuar shpenzimet, veçanërisht ato për investime.

“Pavarësisht rritjes impresive në regjistrimet e reja të biznesit dhe punonjësve, rritja e të ardhurave është e vështirë për t’u vlerësuar dhe do të jetë e kufizuar”, vijon raporti i FMN. Sipas këtij institucioni, shumica e bizneseve të reja që janë regjistruar bien në kategorinë e ndërmarrjeve mikro ose atyre të vogla, të cilat kanë impakt të limituar në të ardhurat nga taksat.

FMN rekomandon në të ardhmen kontrolle bazuar në analizën e riskut, kryesisht te bizneset e mëdha.

Kush janë problemet kryesore sipas FMN-së?

Shihen pesë problematika kryesore nga FMN, që e lënë vendin tonë larg konsolidimit fiskal. Llogaritë e paqarta të investimeve publike, kompensimin e ish/pronarëve, grumbullimin e dobët të të ardhurave, reformën e qeverisjes lokale dhe rrezikun e rikrijimit rishtaz të detyrimeve të prapambetura. Në vlerësimin paraprak tregohet gjithashtu rritje në numrin e punonjësve të regjistruar dhe bizneset e vogla.

“Në mes të gushtit dhe tetorit 2015, numri i të punësuarve të regjistruar dhe të vetë-punësuar u rrit me më shumë se 70.000, një rritje prej 14 për qind në krahasim me fundin e vitit 2014. Numri i bizneseve të regjistruara është rritur me më shumë se 33.000 në të njëjtën periudhë, duke përfaqësuar një rritje prej 35 për qind gjatë fund të vitit 2014.

Përdorimi i kasave fiskale është rritur gjithashtu ndjeshëm. Për shkak të monitorimit më të mirë të qarkullimit, administrata tatimore ka riklasifikuar rreth 3,600 biznese në nivele më të larta të qarkullimit”, thuhet në raport.

Por FMN thekson se pavarësisht nga këto të dhëna mbresëlënëse të regjistrimit, rritja e të ardhurave është e vështirë të vlerësohet dhe do të jetë e kufizuar. Të ardhurat nga kontributet shoqërore nga punonjësit e rinj të regjistruar janë vlerësuar të rriten me ¼ për qind të PBB-së në 2016.

Rritjet shtesë të të ardhurave janë më pak të sigurta në këtë fazë. Shumica e bizneseve të reja të regjistruara janë në kategorinë mikro apo të vogël të qarkullimit të biznesit, duke pasur një ndikim të kufizuar të të ardhurave.

Nuk ka pasur pothuajse asnjë rritje në qarkullimin e deklaruar të bizneseve nën regjimin e TVSH-së. Reagimi i bizneseve, si deklarimi i të ardhurave vetëm pak nën kufirin e përcaktuar, apo ndarja e bizneseve mund të reduktojë ndikimin e fushatës për të hyrat fiskale.

Së fundmi, rritja e të ardhurave ka rrezik të jetë vetëm e përkohshme në rast se përpjekjet për të luftuar evazionin nuk do të vazhdojnë në një periudhë të gjatë.

Sipas FMN, në mënyrë që të kenë rritje të qëndrueshme të të ardhurave, autoritetet duhet të ndjekin me forcë një kuadër modern të menaxhimit të rrezikut si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar mospagimin e taksave./DITA

February 26, 2016 09:53
Komento

1 Koment

  1. intelektuali February 26, 10:23

    ME PARE DUHET ANULLUAR MENDESIA ENVERISTE E EDI RAMES PER SISTEMIN FISKAL!

    qe e morri pushtetin me pramtime bolshevike per shllafari enveriste si ne Kohen e Qepes duke premtuar shtet pa taksa dhe pa tatime per proletaret barkthare alla Beqaj&Compani, me arsim dhe shendetsi falas per te gjithe dhe sepate tatimesh per pasaniket barkderra, pa sqaruar me pare:

    SI DO T’I NXIRRTE NGA BRIMAT E MIUT KETA PASANIKE BARKDERRA PER TE PAGUAR TAKSEN EDVINISTE PROGRESIVE?

    prandaj ka ardhur koha t’i themi FMN-se:

    ME PARE DUHET ANULLUAR MENDESIA ENVERISTE E EDI RAMES PER SISTEMIN FISKAL!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*