FMN:Rritja ekonomike 3.4%, të përmirësohet klima e biznesit

March 22, 2016 14:12

FMN:Rritja ekonomike 3.4%, të përmirësohet klima e biznesit

Vizita e misionit të FMN-së u përmbyll me një konferencë të përbashkët për shtyp të Tuladhar, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ku u paraqiten konkluzionet e arritura në kuadër të rishikimit të shtatë të Programit.

Tuladhar në fjalën e saj vlerësoi se është bërë një proges i mirë për të përmbushur kriteret e programit, ndërsa shtoi se do vijojë rimëkëmbja e ekonomisë.

“Progres i mirë për treguesit e programit, janë përmbushur kriteret sasiore të këtij programi. Sa i takon parashikimit ekonomik pritet të vijojë ritmi i mirë i rimëkëmbjes 3,4% parashikohet rritja ekonomike e mbështetur nga investimet në energjetikë dhe investimet e huaja në këtë sektor por edhe nga rritja e kërkesës së brendshme. Po sipas saj, ndikim negativ mund të ketë vetëm ulja e çmimit të naftës”.

Sa i takon politikës fiskale, ajo tha se “pritet që buxheti të ketë qëllim arritjen e një suficiti primar dhe të ketë konsolidim fiskale”.

“Performanca e buxhetit është në përputhje me pritshmëritë tona, mund të këtë risk që vjen nga rënia e çmimit të naftës, diskutuam për ndonjë masë të mundshme që mund të merret nëse bien të ardhurat në buxhet. Sa i takon politikës monetare e mirëpresin qëndrimin e ndjekur të politikave akomoduese, diskutime nëse ka vend për rregullim. Sa i takon sistemit bankar ai vijon të jetë i qëndrueshëm, stabel dhe likuid, kërkohet të vazhdohet me rimëkëmbjen e kreditimit të ekonomisë. Ka pasur rënie të kredive të këqija.

Më tej përfaqësuesja e FMN-së këshilloi të përmirësohet klima e biznesit. “Që të ketë më shumë investime, vijoni reformat strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit”./E.T

March 22, 2016 14:12
Komento

1 Koment

  1. Arben March 23, 06:08

    AMAN ORE CILI SEKTOR E KA PESHEN ME TE MADHE NE KETE RRITJE 3.4%??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    NE QE JETOJME NE KETE VEND CDO DITE NUK SHOHIM GJE, NDOSHTA RAMA RREGULLON SHIFRAT SI DO VETE DHE BEN QEF ME VETEN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*