RENEA rrethon Shkodrën. Bllokohen 4 mjete të blinduara, 5 të shoqëruar

September 5, 2018 17:03

RENEA rrethon Shkodrën. Bllokohen 4 mjete të blinduara, 5 të shoqëruar

Policia, FNSH dhe Njësia Speciale RENEA kanë zbarkuar në Shkodër, me urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në lagjet ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent penal ose në kërkim.

Deri pas mesditës së të mërkurës policia e shtetit konfirmoi për Ora News, bllokimin e 4 automjeteve të blinduara, ndërsa brenda pak orësh u shoqëruan rreth 20 vetë në komisariat.

Ndërkohë forcat e policisë po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që cilësohen problematike në lidhje me rendin publik.

20 të shoqëruar

Gjashtë vrasjet pa autor dhe 2 personat e rrëmbyer një javë më parë, janë bilanci i këtyre ditëve në Shkodër, për të cilat policia është vënë në lëvizje, ku burimet saktësojnë se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona në këto orë ndërsa shoqërimi i personave të dyshuar po vazhdon.

Të gjithë personat e dyshuar dhe ata me precedentë penalë po merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda. Krehja që po ju bëhet zonave në fjalë, është shoqëruar nga autoblindat e policisë dhe snajpera të vendosur në pika të larta, që mbajnë nën kontroll të gjithë territorin.

Gjithashtu forcat policore kanë hyrë edhe në disa banesa, por pa dhënë më shumë detaje nëse kanë arritur të gjejnë armë, apo sende të tjera të ndaluara.

Në operacion edhe drejtori i policisë, Ardi Veliu

Mësohet se mbrëmjen e së martës kur nisi aksioni blic, ishte në kryeqendrën e veriut vetë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Në 10 vitet e fundit Shkodra numëron mbi 20 vrasje të bujshme që ende nuk janë zbuluar dhe dosjet e tyre kanë përfunduar në arkivat e policisë dhe organeve të tjera të drejtësisë, duke i zënë pluhuri i kohës.

Detajet e operacionit po mbahen të fshehta dhe pritet që në përmbyllje të dilet me një deklaratë për shtyp nga ana e strukturave që udhëhoqën këto grupe në terren.

l.h/ dita

September 5, 2018 17:03
Komento

5 Komente

  1. Mark .U.K September 5, 18:54

    Bandat ne Shkoder jan munoment kulture ,mbrohen nga shteti.Jo vetem ne Shkoder po ne gjith vendin.

    Reply to this comment
  2. MH September 5, 19:47

    Mark uk !
    Je ba vertet interresant simpatik.
    Mos u merr me sigurimsa se humbet pike.Permbaju rrealitetit, nuk je von dhe mund te ndreqesh imazhin.
    Bandat ne Shqiperi jane monument kulture i sistemit demokratik.Mbrohen nga pushteti i pa shtet.Ku dominon eksplozivi qe kur hidheshin me themel shtyllate tensionit te nalt ne ere.Vetem e vetem per ti garantue “mirqenien” nen vorbullen e erresines Popullit.Mbesim ne pritje ndertimin e shtetit shtet me komandant Vettingun.

    Reply to this comment
  3. Luli September 5, 19:50

    Izoloni Saline e gjithcka neutralizohet!

    Reply to this comment
  4. ShkoDrani September 5, 21:43

    Zhurme e pluhur e asgje.

    Reply to this comment
  5. Arben September 6, 06:33

    Vdekje sigurimit te shtetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*