FNSH “kreh” Fierin, 5 të arrestuar për drogë, armë dhe vjedhje

September 27, 2018 13:45

FNSH “kreh” Fierin, 5 të arrestuar për drogë, armë dhe vjedhje

5 shtetas janë arrestuar, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim gjatë një aksioni të gjerë të ndërmarra nga policia e komisariatit Fier e mbështetur edhe nga FNSH-ja, në lokale nate, ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore të qytetit të Fierit, Patosit e Roskovecit.

Po gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike” dhe për “Vjedhje”.

Katër të arrestuarit në flagrancë për lende narkotike janë:

  • D.D, banues në Roskovec
  • J.Ç, banues në Roskovec
  • M.H, banues në Roskove
  • O.V, banues në Patos.

Gjithashtu, u kap shtetasi i shpallur në kërkim: P. H., 27 vjeç, banues në Mallakastër për veprën penale “Vjedhje”. Po në kuadër të kontrolleve të lokaleve, filloi procedimi penal për shtetasin: R.S, banues në Roskovec për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” si edhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi S.R, për veprat penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”. Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjene paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

o.j/dita

 

September 27, 2018 13:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin