FNSH zhvendoset në Mallakastër, kapen dy persona në kërkim

October 12, 2018 09:51

FNSH zhvendoset në Mallakastër, kapen dy persona në kërkim

 

Policia e Mallakastrës e mbështetur edhe nga FNSH kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Mësohet se në kuadër të këtij aksioni janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.

I arrestuari i parë është Fatmir Merkaj 26 vjeç, banues në Kutë, i cili ishte në kërkim për tentative vrasje, i dënuar me 6 vite burg.

Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë ka tentuar të vrasë me armë zjarri T.A. 40 vjeç. Ndërsa i arrestuari tjetër është Muharrem Saliaj 65 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në kërkim për trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Mallakastrës dhe DVP Fier të mbështetur nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugor për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve policia kap dhe ndalon dy të kërkuar.

Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kapjen e personave në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale”, policia e Mallakastrës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

1.Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim.

Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

2.Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

l.h/ dita

October 12, 2018 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*