Fobia e pamotivuar për rikthimin e Jugosllavisë së Re!

July 15, 2017 11:42

Fobia e pamotivuar për rikthimin e Jugosllavisë së Re!

Armand Plaka

Nuk mbahem për ndonjë përkrahës e adhurues i Edi Ramës dhe edhe pse shpesh, falë profesioneve që kam ushtruar, jam ndodhur shumë pranë jetës politike, jam munduar ti rri larg politikës së ditës e komenteve rreth saj (përveçse në raste të veçanta), duke u dhënë më shumë pas punëve personale e pasioneve që nuk lidhen domosdoshmërisht me politikën (pavarësisht se e ndjek çdo ditë e nuk ia lejoj vetes të mos jem i aktualizuar në masën më ekstreme të mundshme).

Por kur shoh një fobi (mediatike dhe jo mediatike) të motivuar tërësisht nga fantazmat e së shkuarës dhe përpjekje për të kritikuar, sharë e bërtitur me të madhe rreth çdo lloj iniciative që na bën të ecim përpara, sidomos ekonomike, siç është apo janë planet e Brukselit e Berlinit për t’i dhënë hov zhvillimit të rajonit tonë, më bëjnë të mos jem aspak indiferent e të bashkohem me mendimet apo kundërshtitë këmbëngulëse të kryeministrit për ti cilësuar “broçkulla” pretendimet për krijimin e një Jugosllavie të re, qofshin këto të shprehura edhe nga ndonjë media gjermane.

Brukseli ka një kohë të konsiderueshme që edhe pse me ulje-ngritje (duhet pranuar se Europa gjatë gjithë këtyre viteve të fundit është dashur të përballet me kriza vërtet madhore e ekzistenciale; ajo greke, menaxhimi i valës së paparë të refugjatëve të luftës e jo vetëm, Brexit etj) e ka nxitur këtë lloj bashkëpunimi, duke ftuar në tavolina të përbashkëta pa paragjykime, jo vetëm vëllezërit tanë, Kosovën, por edhe fqinjët tanë rreth e rrotull, edhe pse fati e ka dashur që ata të jenë “ish-jugosllavë”.

Po, sepse edhe ata ndajnë thuajse të njëjtat shqetësime, sepse edhe ata kanë mbetur disi prapa në krahasim edhe me vetë sivëllezërit e tyre kroatë e sllovenë, të cilët kanë kohë që “ia kanë hedhur”, e tani shërbejnë si shembull i mirë integrimi.

Nuk do ta besoj kurrë e nuk më ka shkuar ndërmend se me të tilla iniciativa po ringjallet ish-Jugosllavia, në formë, frymë e përmbajtje, pasi kjo s’ka se si të ndodhë në realitetet që jetojmë. Nuk mund ta besoj gjithashtu se ne (d.m.th Kryeministri) po shitemi te serbët, apo se Serbia në këtë mes do jetë aksi rreth të cilës do vërtitet gjithçka.

Brukseli, mekanizmat që ka krijuar, vetë koha, mobiliteti, fleksibiliteti dhe mentaliteti që na rrethon, tashmë ua mundëson të gjithëve të mos biem kaq kollaj pre e disa synimeve që sipas shumë kritikëve, paskan qenë të fshehura e tashmë mezi po presin të rimobilizohen për të gllabëruar Shqipërinë.

Nuk ia dolën dot, megjithëse ishin më pranë se kurrë në 1948, nuk ia dolën as në periudha të tjera kur një pleksje interesash pushteti, i afroi serbët e sllavët shumë drejt objektivave të tyre në lidhje me Shqipërinë. E tashmë duket fare naive ideja se po tentohet krijimi i një Jugosllavie të re, me përmbajtje serbo-malazeze-maqedonase, plus Shqipëri-Kosovë, minus Slloveni-Kroaci e ku dominancën sikurse në ish-Jugosllavinë e vjetër, do ta kenë serbët.

Ky konstelacion është krijuar thjesht si i tillë pasi koha e diktoi, e pasi në fund të historisë, janë pikërisht këto vende që për arsye sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, kanë ngecur në procesin e integrimeve europiane, sikurse jo pak edhe ne.

Ndoshta do të dilte e tepronte të kujtonim këtu një shprehje tashmë thuajse fare të konsumuar për pamundësinë e përzgjedhjes së fqinjit dhe do të kuptonim se edhe nëse do të artikulonim të gjitha arsyet e mundshme, do të shprehnim të gjitha fobitë që na dikton sjellja në histori e fqinjëve tanë përballë nesh, do të stepeshim përballë gjakut të të rënëve në Kosovë e në histori, të gjitha këto sëbashku nuk do të mund të na ndalonin dot e të na merrnin peng të ardhmen.

Ato nuk përbëjnë argumente të mjaftueshme për të kundërshtuar një ide apo iniciativë të tillë që çon vetëm drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm, më të koordinuar e më të gjithëpranuar rajonal, ku si pjesë e saj padyshim se jemi dhe ne. Berlini e Brukseli e kanë shprehur me kohë se kjo mbetet rruga e vetme, pasi janë parë e skanuar të gjitha mundësitë për të ecur të veçuar në rrugën e integrimit.

Çfarë do të ndodhte sikur Serbia të tolerohej e t’i thuhej: Plotëso kriteret ekonomike e pastaj eja në BE, pa i përmendur detyrimet që ka për përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën? Çfarë vlere do të kishte nga ana tjetër, sikur të liheshim në mëshirë të fatit e të na përmendeshin vetëm plotësimi strikt i objektivave tona ekonomikë, në një botë tashmë të globalizuar, ku ekonomitë nacionale nuk mund të ndërveprojnë dot të vetme e të parcelizuara, kur dihet se rajoni nëse do ta merrnim çdo vend tek e tek, ofron kryesisht kapacitete e një numër fare modest (p.sh. Mali i Zi) konsumatorësh.

Mjafton të kujtojmë këtu një deklaratë të kohëve të fundit të “Buldozerit”, joker-it të diplomacisë amerikane në rajon, Hoyt Brian Yee, që papritur u bë shumë i njohur ndër shqiptarët, se rajoni ynë në terma ekonomikë nuk e arrin dot as për 30 vjet standardin që BE përfaqëson në ekonomi, duke na bërë të gjithëve të ulemi me këmbët në tokë e të mendojmë më së pari për ekonominë.

Sigurisht se fobitë me sfond nacionalist, janë deri diku të justifikuara në pamje të parë, pasi aroma e tymit të luftës së Kosovës, akoma përbën një kujtim të afërt e të hidhur, sepse Serbia nuk bëri kurrë një “mea culpa” dhe nuk e dimë nëse do ta bëjë ndonjëherë këtë gjë, apo sepse shumë nga pushtetarët e saj aktualisht në qeverisje, janë mbartës të ish-nomenklaturës së vjetër të Millosheviçit, por historia na ofron shumë shembuj që nuk mund ta justifikojnë dot një fobi të përmasave të tilla, saqë të pengohen e paragjykohen projekte zhvillimore komplementare që kanë fundja vulën e Europës e që do na jepnin kësisoj mundësinë të ecnim më shpejt përpara.

E mirëpres diskutimin nëse morëm shumë apo pak nga shporta e premtimeve e planeve të Samitit të fundit në Trieste, apo se iniciativa e para tri viteve e Berlinit thuajse as nuk mundi t’ia nisë dot udhës së përmbushjes, për arsyet se pse dhe si ndodhi kjo, etj, por jo të qahemi gjithë kohës se nëse bashkëpunojmë me Serbinë e fqinjët, automatikisht do jemi nën ombrellën e një Jugosllavie të re imagjinare, që të vret edhe thjesht nga emri.

Nëse do të merremi më shumë me lëvozhgën se sa me thelbin, përfundimi dihet, kështu që na mbetet të shohim fare ftohtë avantazhet e kësaj pune e të mos fërkojmë thjesht duart e në rastin më të parë të xhelozohemi se pse ky apo ai fqinj mori më shumë apo më pak, por të vrasim mendjen se si të përfitojmë më shumë nga të tilla iniciativa.

July 15, 2017 11:42
Komento

13 Komente

  1. intelektuali July 15, 17:33

    GJAKU I DERDHUR NE LUFTEN E KOSOVES NUK I PENGON SOT KOSOVARET DHE SHQYPTARET QE MALLARAT KRYESORE QE NGA GRURI DHE FORAGJERET E DERI TEK USHQIMET KRYESORE T’I BLEJNE KRYESISHT NGA SERBIA.

    Qe ne Kohen e Qepes te Kongresit te Berlinit, Bismarku deklaroi se zgjidhja e e vetme Ballkanit si “Fuci baruti” eshte deportimi i fiseve albaneze dhe boshnjake ne “origjinen e tyre” ne Anadoll duke liruar trojet e begata buze Adriatikut dhe Jonit per sllavet dhe greket, si “popuj qe jane ne gjendje te qeverisin shtetet e tyre”.

    Vetkuptohet se ky propozim agresiv nga ana e Prusise ne favor te Serbise dhe Greqise nuk i pelqeu Fuqive te Medha si Franca, Anglia dhe SHBA, por i pelqeu Rusise nderkohe qe Austrohungaria nuk mbajti qendrim te hapur as pro dhe as kunder, sepse do te prishte ekuilibrat e vendosura ne Evrope dhe do te hapte zona te reja influence, keshtu qe me pas Kryeministri shqyptar Esad Pasha guxoi te shkoje ne Paris ku po diskutohej fati i Vatanit dhe i u kundervu me force planit satanik te Prusise, i ngrohur edhe nga perkrahja direkte e Frances dhe indirekte e SHBA e Britanise se Madhe. Por cfare ndodhi?

    Avni Rustemi nje psikopat i derguar nga Moska vrau Kryeministrin shqyptar para deres se hotelit ne Paris megjithese nuk kishte shkelur me pare ne kete vend dhe gjykata e Parisit pas disa seancave degjimi e ktheu ne Shqypni si nje te semure mendor me probleme psiqike, pasi nuk gjeti asgje llogjike ne deklaratat e tij idiote dhe te avokatit te tij qe paguhej nga sherbimet sekrete bolshevike si frengu pulen.

    Me t’u kthyer ne Shqypni Psikopati fanatik dhe killeri i Kryeministrit shqyptar, Avni Rustemi zgjidhet nga Fana Noli deputet i paguar nga buxheti i shtetit qe vulosi para Botes variantin e Bismarkut se shqyptaret nuk bejne dot shtet ne trojet e tyre dhe Bota abandonoi shpejt Republiken Sovjetike te Fan Nolit qe per fat te mire e kuptoi shpejt gabimin e tij dhe dha la pushtetin Ahmet Zogut per nje kohe te shkurter. Deri para Luftes Shqypnia u zhvilua me shpejt se vendet e rajonit kjo edhe fale perkrahjes nderkombetare qe siguroi institucioni mbreteror i Zogut, por edhe si nje vend paqesor qe di te integrohet ne Institucionet evropiane. Pas Luftes erdhi ne pushtet Enver Hoxha dhe perpara Botes lindi perseri pyetja:

    A DINE SHQYPTARET TE BEJNE SHTET?

    Perendimi ne situaten e pas Luftes kishte interes dhe donte t’ja linte Shqypnine nen hyqmin e Jugosllavise se Titos si nje zgjidhje optimale per funksionimin e ekonomise ne Ballkan duke perkrahur idene per Federaten Ballkanike, por kjo ide u prish nga Stalini pas kallezimit qe beri Enveri ne Moske qe helmoi me arsenik Dimitrovin e Bullgarise dhe deshi te likuidoi Josip Titon me snaiper te paguar, gje e cila solli ndarjen perfundimtare te Kosoves nga Shqypnia dhe izoloi vendin tone per 50 vjet me radhe duke perfunduar ne vitet 90-te si nje kamp perqendrimi komunist me ekonomi te renuar dhe me nje shtet ne grahmat e fundit. C’dodhi me pas?

    Nga vitet 90 pasi ra Muri i Berlinit dhe komunizmi u asgjesua ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore ne Shqypni erdhe qeveri post komuniste te mbushura plot e perplot me spiune te regjimit hoxhist dhe vetkuptohet se nuk mund te benin asgje tjeter vecse te vazhdonin Kauzen e Partise se Punes, por e pane se ne kushtet e reja mund edhe te pasuroheshin nga fondet publike sidomos kur ndihmat nga Bota Demokratike po veshonin si lume.

    PSE NUK BENE DOT SHTET SHQYPTARET 27 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT, NJASHTU SIC BERI AHMET ZOGU PER NJE KOHE MJAFT TE SHKURTER PAS REVOLUCIONIT BOLSHEVIK TE NOLIT?

    Pse shqyptaret sot kane mbetur ne vend numero ne shtet-formimin e tyre, nuk jane ne gjendje te organizojne prodhimin kombetar, kane gjetur zgjidhje provizore me import plehrash nga Mafia e Italise dhe duke leshuar pa frena kanabisin ne gjithe vendin dhe po detyrojne Boten te mendoje per varantin e pasluftes te Titos, apo me keq akoma per variantin e Bismarkut ne Kongresin e Berlinit?

    Kesaj pyetje duhet t’i petrgjigjet Kryeministri yne mburravec Edi Rama qe shkon ne samitet ekonomike me atletike te bardha.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. July 15, 22:55

      Uran Kostreci,akoma nuk ke ngordhur mor relike toptano-zogolliana?!! Te ke harruar perendia mor i paudhe dhe duhet te hapim faqet e kesaj gazete online dhe te lexojme gomarlleqet e tua. Ke goje ti mor ndyresisre dhe kelysh ndersyrash proserbe te fyesh intelektualin, patriotin dhe trimin e te gjitha kohrave qe ka prodhuar ky truall dhe ky komb, qe eshte idhull dhe simbol i goditjes pa meshire te tradhetise. Pleher, ji i kujdesshem kur kertkon te fyesh legjendarin shqiptar , Avni Rustemin se do te ngordhesh me mut ne goje, qen! Esat Toptani dhe gjithe rraca e tij e dhier, pa te perjashtuar ty, ishen dhe mbeten tradhetaret e ketij kombi, sherbetore te serbeve.. Te tille do te quhen brez pas brezi, ndersa Avni Rustemi, hero i paperseritshem i ketij kombi.

      Reply to this comment
      • intelektuali July 16, 08:39

        Te kam thene edhe me pare dhe mos u be egoist qe t’i biesh qemones ne nje bire:

        Beji te fala mikes tende Prandvera Hoxha qe kur Sillua vrau Mehmetin i dha e para sihariqin familjes kriminale Hoxha qe e beri Vatanin si nje CIFLIG feudal personal:

        IKU QENI, SHPETUAM!

        Keshtu i nderonte Partia e Punes “HERONJTE” e saj killera dhe vrastare qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem dhe qe kurre nuk menduan per interesat e Shqypnise, por vetem per BYTHEN e tyre te ndyre makiaveliste, prandaj edhe sot shqyptaret qe la pas Enveri me Nexhmijen tende duken ne syte e Botes Demokratike si nje fis prej Afrike ZULU dhe prandaj sot Bota Demokratike po kerkon qe te gjeje nje zgjidhje per shqyptaret e Edvinit qe nuk dine te bejne shtet dhe kane mbytur Evropen me droge dhe kanabis alla Rilindja Socialiste, por qe po ky Edvin Kryeministri me atletike te bardha nderon dhe dekoron me medalje trimerie papushim kriminelet e Enverit dhe qan nate e dite si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal te tij, por nuk harron t’i kerkoje Botes Demokratike LEKA per buxhetin e shpuar te shtetit te tij fallco me fasada te bojadisura,

        prandaj:

        EDHE KILLERI PSIKOPAT AVNI RUSTEMI SOT GJENDET PERBALLE SHTET-FORMUESIT HISTORIK AHMET ZOGU NE MES TE TIRANES.

        Reply to this comment
        • Andrea July 16, 13:09

          Une te falenderoje per komentin e gjate qe ke bere ,
          pa na deftuar ,

          Kur Esat Pasha ishte kundra Serbise ?
          Perse nderohet si hero ne varrezat Serbe ?

          Perse Esati nderohet nga Serbet me shume se Arkani ?

          Sa leka pagoj LEKA qe te bente shtet ?
          Shiti Shen . naumin ?
          Po Plave e Guci sa Leka i shiti ?

          A eshte e vertet ,
          Qe vuri emrin Leka se i Pelqenin Lekat
          Dhe me ato Leka ka 90 vite qe jetojne
          si Mbreter pa punuar nje dite ?

          Reply to this comment
        • Andrea July 16, 13:12

          Une te falenderoje per komentin e gjate qe ke bere ,
          pa na deftuar ,

          Kur Esat Pasha ishte kundra Serbise ?
          Perse nderohet si hero ne varrezat Serbe ?

          Perse Esati nderohet nga Serbet me shume se Arkani ?

          Sa leka pagoj LEKA qe te bente shtet ?
          Shiti Shen . naumin ?
          Po Plave e Guci sa Leka i shiti ?

          A eshte e vertet ,
          Qe vuri emrin Leka se i Pelqenin Lekat
          Dhe me ato Leka ka 90 vite qe jetojne
          si Mbreter pa punuar nje dite ?

          A ershte e vertet , qe Zogji i lekave
          veshi Opingat dhe e beri
          rrugen Tirane – Kapshtice me vrap me shpejt nga Ljepuri ?

          A mundet Babai i shtepise , te braktise familjaret
          ne ditet e Qametit ?

          Reply to this comment
          • intelektuali July 16, 19:32

            Ore ti Andrea mos kujton ti more mavri se ke perballe nje llafazan facebook- si Edi Rama, qe i kthen pergjigje cdo dallkauku me fjalorin e nje garibi adoleshent?

            Ne gazeten DITA nuk ka vend per demagogji enveriste, por po diskutohet per histori te mirefillte, nderkohe qe ti replikon intelektualin me brockulla idiote qe jane gatuar ne bodrumet e Komitetit Qendror te Partise se Punes nga kalemxhinj servile te Enverit duke e deformuar historine e Shqypnise deri ne ate fare feje sa do te duhen shekuj te pastrohet indokrinimi i mallkuar bolshevik nga historia e vendit tone.

            PO PSE ME KILLERA DHE VRASTARE DO TE SHKOJE SHQYPNIA NE BE?

            Ne SHBA kur flitet e cili eshte Presidenti me i njohur amerikan te gjithe tregojne Benjamin Franklin dhe a e di pse keshtu? Mesiguri nuk ta ka kapur truni yt fanatik i indoktrinuar, por ja ta thote intelektuali se Presidenti Franklin nuk eshte i njohur nga amerikanet si hartuesi i Deklarates se Pavaresise, por si figura qe qendron tek 100 dollareshi amerikan dhe qe eshte paraja me e kerkuar ne Bote, prandaj mbylle halen per LEKUN shqyptar se vetem per kete gje duhet te nderohet puna dhe vepra e Ahmet Zogut dhe e shume politikaneve te tjere qe ja arriten te bejne shtet Shqypnine ne nje kohe qe Fuqite e Medha po perpiqeshin ta ndanin copa-copa me arsyetimin e Bismarkut se:

            SHQYPTARET JANE NJE FIS I EGER QE NUK DI TE BEJE SHTET!

            Po pse me brockulla enveriste do ta bejme ne historine e Shqypnise?

            PO A KA TRADHETAR ME TE MADH SE ENVER HOXHA NE HISTORINE TONE KOMBETARE?

            Varrri i Esad Pashes ndodhet ne Paris ne varrezat TIE ku varrosen te huajt me fondet e Bashkise, por edhe francezet e varfer qe nuk kane pare per te paguar. Te gjitha te tjerat jane spekullime komunistesh qe te vrasin naten dhe te qajne diten sic po ndodh edhe me historite e fabrikuara per varrezat serbe ne Paris. Kush ka shkuar ne Paris tek varrezat TIE eshte bindur me syte e veta se te gjitha historite me varrezat serbe jane nje mashtrim i poshter komunist i sajuar enkas per shqyptaret dru me pre nga sherbimet sekrete keqadashese te Shqypnise. Disa parcela me tutje gjendet edhe varri i Ahmet Zogut dhe secili mund te shkoje dhe ta shikoje kete gje.

            Esad Pasha luftoi kunder Austrohungarise dhe kjo Perandori i bombardoi me anije sarajet e Esadit nga deti ne Durres dhe Esad Pasha nuk harxhoi asnje lek nga shteti per te riparuar demet ne sarajet e tij ne Durres.

            KUSH LIDER SOT DO TE BENTE NJE VEPRIM TE TILLE?

            Nga ana tjeter me mesymjen e fashizmit ne Evrope te gjithe mbreterit evropiane u larguan nga vendet e tyre, pse kjo te shikohet tek Ahmet Zogu si nje tradheti, ne nje kohe qe trdhetari i vertete ishte Enver Hoxha qe gjate gjithe Luftes jetoi tek kunati i tij Bahri Omari qe ishte Kryefashist i Qeverise Kuislinge dhe me ndihmen e tij Enveri likuidoi te gjithe kundershtaret e tij qe nga Qemal Stafa e shume te tjere nga pas dhe kur erdhen anglezet me propozim ne Mukje 1943 per bashkimin e trojeve shqyptare i dergoi nje snaiper gjerman per t’i vrare me pabesi, por ishte familja e intelektualit qe i shpetoi duke i kaluar tebtil ne Mal te Zi.

            HE PRA KUSH ESHTE TRADHETARI KETU?

        • Shallvaret July 16, 16:06

          O te rente Samari o intelektual ,
          qe u Rrite e nuk u poqe ,
          Guret e varit tu befshin L…

          Reply to this comment
        • Zogist nga shen naumi July 16, 17:36

          Prandaj Hitleri i dhuroj Benzin e kuq Zogut ,
          meqen se beri shtet dhe hodhi poshte thenien e bismarkut .

          Na trego pak o Intelektual per miqesine e Zogut me hitlerin ,
          dhe se si ate lloje benzi ,
          Vetem Hitleri dhe Zogu e paten .

          Perj dashnise Zogut i jane bere
          aq shume atentate ?

          Na trego pak o Kumandar tajvani ,
          ashtu si tregon pa reshtur e pa u lodhur per kunatin e Enverit ,
          Merr Kurajon e na trego per fundin qe pati Kunati i zogut dhe PER SE .

          Dy shurtoret qe ngriti Zogji ishin me pagese .
          Kurse ato qe ngriti ZEUSI Enver ishin pa pagese ,
          jo vetem te shurosje por edhe te dhisje ,.
          Vetem ” pordhet ” e agallarve nuk lejonte enveri .

          Reply to this comment
  2. meti July 15, 18:47

    Eh more armend shkau nuk e dine ti ende kash jane shkiet nuk e ke provuar ne kurrizin tende…ose vete je shka dhe flet keshtu.

    Reply to this comment
  3. Vëzhguesi F. July 15, 23:08

    Zoti artikullshkrues! Edhe pse deklaroni se nuk paskeni ndonje simpati per Edi Ramen, nuk do shume mend qe paskeni marre pewrsiper te beni avokatine e lepe-peqeve te tij prej servil dhe jo prej politikani atdhetar shqiptar ndaj propozimeve te perendimoreve te lodhur nga lojrat e tyre me vendet e ballkanit perendimor. Deri sa europa apo ata qe perfaqesojne sot ate, nuk detyrojne kliken aktuale te Serbise te distancohet nga genocidi serb shekullor, nga kryekrimet e tyre te fundviteve te shekullit te kaluar, as qe mund te imagjoinhet jo bashkepunim por as qetesi ne shpirtrat e popujve te rajonit. Edhe ne Afrike e dine se Franca apo aleatet e saj ne BE e djeshme dhe te sotshme per simpatine e hapur ndaj jugosllavise se Titos dhe nostalgjine per ate shtet kurve te lindjes dhe perendimit. Keshtu qe duke pare ca pseudoudheheqes ne vendet e ballkanit perendimor, ata kujtojne se ka ardhur pikersisht koha e volitshme per te realizuar planet e marrshallit Tito. Ekspasioni apo vartesia ekonomike eshte ne funksion dhe interes te ekspasionit dhe vartesise politike. Keshtu qe lejini perrallat me gjoja plane te medha, me gara ekonomike apo bashkepunim ne interes te rajonit.

    Reply to this comment
  4. Kasandra July 16, 10:46

    Fobi me sfond shqiptar! Ky artikull duket si fobi me sfond shqiptar sapse: 1-Faktet historike nuk janë fantazma, ato vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë të përditëshme në shumë drejtime, të dukshme e të prekshme, siç është coptimi i trojeve shqiptare, shfrytëzimi dhe tkurrja e tyre që prej një shekulli si dhe presionet dhe ndërhyrjet aktuale në dëm të shqiptarëve dhe shteteve të tyre, por edhe të padukshme që nxjerrin kokë herë pas here. 2-Si model të planeve të zhvillimit e financimeve të Brukselit kemi Greqinë. Për zgjidhjen e konlikteve nacionale model kemi Spanjën dhe Katalonjën. Kryeministri shqiptar deklaron se ne i kemi kryer detyrat tona për hapjen e bisedimeve, ndërsa titullarë të lartë euroatlantikë përgjigjen: “bathët thonë se janë larg pashkët” dhe fajsojnë standardin e ulët në Ballkan, jo bathët, domethënë përballimin me “kriza vërtetë madhore e ekzistenciale”, siç e pranon vetë autori i artikullit Plaka. Ne na duhet integrimi në BE për të përshpejtuar dhe siguruar zhvillimin se kur je mirë pritja nuk është problem. 3-Aksi rreth të cilit vërtitet gjithëçka është më i forti dhe aktualisht në Ballkan Serbia është më e forta që, veç të tjerave, ajo ka kurajo të koordinojë planet dhe veprimet me Greqinë për qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Po kjo fantazëm është? 4-Nuk është futja në mengene rruga më e mirë e zhvillimit por zhvillimi i pavarur nga klauzola kontratash që të lenë si peshku pa ujë po nuk vazhdove politikën e tyre, siç e ka treguar përvoja jonë e mëparëshme. Po qe për vulën e Europës, të gjitha aktet për shqiptarët kanë vulën e Europës sipas interesave të saj dhe pasojat po i vuajnë shqiptarët. 5-Pranimi i fajit (“mea culpa”) nga Serbia do të shprehet kur ajo të lëshojë edhe ato troje shqiptare që mban peng akoma për pazaret e saj. BE dhe Brukseli bëjnë mirë tua thonë këtë asaj dhe fqinjëve të tjerë. 6- Të luftoshë për të drejtat e vendit tënd nuk është qarje, as luftë për lëvozhgën, por përpjekje dinjitoze për thelbin, për t’i dhënë çështjes shqiptare vendin që i takon dhe perspektivë të sigurt e të mbrojtur. Jo lidhjeve të kushtëzuara ballkanike! Kasandra.

    Reply to this comment
  5. Lilil July 16, 17:46

    Sikur keto idiot analistate e Shqiperise te kishin pak sens pergjegjesie e sikur te kishin vesh per te degjuar si flasin keta nderkombtaret per shqiperine nderveti,sigurisht se kur nuk kishin prodhuar keso pordhako
    po vertet duhet te shqetesohen shqiptaret per keto marreveshje!edhe bile shume,se jane vetem hapat e pare per gjunjezimin e shqiperise. Shikoni sa morren fqinte e sa morri shqiperia per shembull,qe te kuptoni rezikun e nenshtrimit ne cdo menyre…e sidomos ekonomike neser!

    Reply to this comment
  6. Arber July 18, 10:28

    Serbet jane pjesa me e degjeneruar e rraces inferiore sllave (pa shkuar me larg qe ne fonetike te neverisin) dhe kurre nuk do heqin dore nga endrra per te patur Shqiperine nen sqetull. Te mos kuptosh kaq gje dmth te jesh naiv, ne kete moment serbet nuk mund ta arrijne kete gje me lufte por, perpiqen me forma te tjera si gjoja bashkepunimi ekonomik dhe se cfare rrace e eger jane, mjaft te kujtosh se detyruan Naton te bombardonte beogradin. Kush nenvlefteson qe Nato u detyrua te bombardonte beogradin per te vendosur ekuilibrat humane ne rajon nuk eshte tjeter gje vecse naiv, per mos ta futur ne tjeter kallep

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*