Fobitë tronditëse që rrethojnë yjet

August 7, 2014 18:29

Fobitë tronditëse që rrethojnë yjet

Në botën e ikonave, në dukje të përsosur, të famshmit që ne i quajmë “Njerëzit e bukur” ndonjëherë kanë të metat e tyre, probleme me personalitetin. Këtë herë ne do të flasim për fobitë e këndshme, të çuditshme dhe ndonjëherë tronditëse që rrethojnë idhujt tuaj. Ne të gjithë kemi frikë nga diçka, por yjet tuaj të preferuar kanë disa fobi me të vërtetë interesante. Le të mësojmë ato…

Christina Ricci ka frikë nga bimët e shtëpisë, e njohur gjithashtu edhe si një formë e botanofobisë. “Ato janë të pista. Më frikësojnë”, ka thënë ajo.

Lady Gaga ka disa fobi për të ndarë me ne. Ajo tha për MTV News kur u pyet për albumin e saj “The Fame Monster”; “Çdo këngë përfaqëson një përbindësh të ndryshëm që unë kam hasur në udhëtimet e mia. Kam frike nga seksi, alkooli, dashuria, vdekja…”!

Besojeni apo jo, por Jessica Simpson ka frikë nga larja e dhëmbëve?! Ajo është shprehur se i lan dhëmbët vetëm tre herë në javë për shkak të frikës se i bëhen “shumë të rrëshqitshëm”.

Scarlett Johansson ka frikë deri në vdekje nga buburrecat. Epo,  kjo nuk është shumë e pazakontë. Rreth  90% e femrave duhet të kualifikohen si fobike ndaj buburrecave. Dikur ajo u zgjua me një insekt sipër fytyrës dhe që atëherë ka frikë.

Rihanna, vajza nga një ishull ka fobi nga peshqit. Ajo rrëfeu: “Unë kam shumë frikë nga krijesat e detit edhe peshqit e vegjël. Një herë që kam qenë në ujë i pashë të gjithë këta peshq të vegjël që notonin rreth këmbëve të mia dhe më zuri paniku. Ngriva e tëra”.

Kjo është tepër e veçantë. Kylie Minogue ka frikë nga varëset e rrobave. “Problemi është se unë urrej të vendos gjërat në varëse. Nuk më pëlqen zhurma që bëjnë kur i vendos në gardërobë”.

Taylor Swift fajëson veten që ka frikë nga marrëdhëniet e saj, gjë që e çon të lërë të dashurin sapo kupton që nuk është i duhuri. Ajo tregon për revistën Allure: “Është pak e çuditshme që zakonisht jam vetëm. Kam frikë nga marrëdhëniet e gabuara. Pra, sa më shpejt e kuptoj që nuk është lidhja e duhur, mendoj se nuk duhet humbur kohë më”.

Megan Fox i urren letrat dhe në veçanti urren gazetën. Megjithatë ajo thotë se kjo nuk është një fobi e vërtetë: “Kjo ngjan më shumë me atë që shumë njerëz ndjejnë kur dëgjojnë thonjtë që fërkohen në tabelë”.

Johnny Depp ka frikë nga klounët. “Lidhet me fytyrën e pikturuar, buzëqeshjen e rreme” tha Depp. “Duket si një përgjim pas një fytyre të mbuluar”.

Nicole Kidman vuan nga lepidopterofobia, frika nga fluturat. “Është kaq e çuditshme. Unë nuk kam frikë nga gjarpërinjtë dhe merimangat, por kam shumë frikë nga fluturat”, tha ajo në ‘In style’.

Uma Thurman është klaustrofobike, frika nga vendet e mbyllura. “Nuk kishte nevojë për aktrim. Britmat ishin të vërteta”, u ka thënë ajo gazetarëve për skenën në “Kill Bill” Vol. 2, ku ajo u varros e gjallë në një arkivol. “Ishte e tmerrshme. Askush nuk dëshiron të jetojë atë përvojë”.

Madonna ka frikë nga rrufeja, e njohur edhe si Brontofobia.

Woody Allen ka frikë nga dielli, qentë, ngjyrat e ndritshme, insektet, fëmijët, dreri, lartësitë, dhomat e vogla, turmat, kanceri…

O.J

August 7, 2014 18:29
Komento

3 Komente

  1. Al August 7, 20:16

    Varja

    Reply to this comment
  2. pro dhe kunder August 7, 20:23

    ..kam frike nga erresira dhe vendet e ngushta te mbyllura…o zot sa frike e kam vdekjen.

    Reply to this comment
  3. lis dushku August 8, 17:33

    Kam frike nga maloku me pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*