FOLI , LULI , FOLI

PETRIT ZILI November 13, 2013 14:13

FOLI , LULI , FOLI

Të na  mbledh’ në shi

Nuk e mori  malli

Mitingu i stisur

Duhej bërë nga halli.

 

Foli, Luli , foli

Zgalem në mes shiut

” Ëmbël” e shikonin

Syçkat e Saliut.

 

Foli, Luli, foli

Gati sa s’u mbyt

Sikur “Rrugë e Kombit”

I kish’mbet’në fyt.

 

Foli, Luli , foli

Çuditi dynjanë

Mu në atë shesh

Ku katër u vranë.

 

Foli, Luli , foli

Si trimi i  dheut

Nga larg bishtin tund

Kal’i Skënderbeut.

 

Foli, Luli , foli

Në miting me shi

Nuk tha si i vodhi

Votat për bashki.

 

Qeveri kusarësh

Një mal me kusure

Pas çdo epiteti

Pi ujë me pagure.

 

Veten e ka marrë

Kthyer n’origjinë

Shkopin ka rrëmbyer

Godet  Qeverinë.

 

Flet edhe fshin ballin

Këlthet e rënkon:

“Qeveri’ e krimit

Popull po t’rrënon”

 

Fol i dashur popull

Më thuaj sovran

Tani pa pushtet

A s’ju kemi  xhan?!

 

Nejse ti do flasësh

Edhe  mund të thuash

S’ ke asnjë qindarkë

Bukën të paguash.

 

S’ke asnjë qindarkë

Borxhe anë e mbanë

Prit bre burrë i dheut

Mos na bëj hatanë.

 

Dhe pak të na linit

Ju çonim  në hënë

Ju na  njihni ne

Mbajm’ fjalën e dhënë.

 

Do shkonit në hënë

Ne i mbajm’ premtimet

Atje  kemi  çuar

Që të gjitha çmimet.

 

Foli , Luli , foli

Po tallen dhe gurët

Nis e qesh mileti

I shtrëngon ushkurët.

PETRIT ZILI November 13, 2013 14:13
Komento

2 Komente

  1. MARKO November 13, 20:15

    Lulit i kishte ngecur okllaija ne fyt.

    Reply to this comment
  2. Bubullima November 13, 21:43

    GJAT TE FOLURIT I DILNIN PERPARA FYTYRAT E 4 TE VRAREVE,NDAJ I ZIHEJ ZERI SE I DUKEJ SIKUR PO E ZININ NGA YTI E I THOSHIN: ” DO TA MARRIM SHPIRTIN ME DUART TONA ,QE NA LE FEMIJET JETIM ,EHE PSE GJYKATA SHKELI PERSERI MBI GJAKUN TONE”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*