Fond emergjence për studentët, qeveria çon në Kuvend projektligjin

December 21, 2018 13:18

Fond emergjence për studentët, qeveria çon në Kuvend projektligjin

Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshimin e buxhetit të vitit 2019 për arsimin e lartë, duke dyfishuar financimin, ndërsa ka krijuar edhe një fond emergjencë 5 miliardë lekë, shkruan shqiptarja.com.

Me ndryshimet e fundit që pritet që të miratohen në sesionin e ri parlamentar në Janar, fondet për arsimin e lartë bëhen 14 miliardë lekë, ndërsa ato për kërkimin shkencor 1,2 miliardë lekë duke u dyfishuar.

Me rishikimin që do të bëhet në buxhetin e vitit 2019, financimet do të shkojnë për pagesën 50% të tarifës së studimit për të gjithë studentët, rritjen e kërkimit shkencor, Kartën e Studentit, ngritjen e Bibliotekës Online, përditësimin e teksteve online, etj. Ndërkohë që fondi i emergjencës prej 5 miliardë lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e konvikteve dhe plotësimin e kërkesave të tjera bazike të studentëve.

Vendimi i qeverisë vjen pas protestës së studentëve prej 17 ditësh, ndërsa kryeministri ka nisur një dialog për tetë pikat që kërkojnë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se është dakord në parim me tetë pikat që kërkojnë studentët, por fillimisht kërkon dialog. Deri tani Rama ka pranuar që shteti të subvencionojë 50% të tarifës së të gjithë studentëve, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë e shkallëzuar sipas notave.

December 21, 2018 13:18
Komento

5 Komente

  1. Pse jo me perpara ? Pse kaq vone ky vendim qeverie ? December 21, 13:42

    Pse kaq vone ky vendim qeverie ? Pas kaq vitesh, si ka mundesi cfare ka ndodhur, cfare po ndodh ? Ku u gjeten leket ,nga dolen leket 5 miliard ? Ku ishin keto lek? ku ishte ky buxhet per studentet 5 miliard per studentet ?
    Aha, po nuk qahu femija nuk ka QUMESHT nga cicat e NENES !
    kJO ESHTE NJE SHTYSE E MADHE -REVOLTA !

    Reply to this comment
  2. Mihal December 21, 13:55

    Studentet dhe qe veria. Zoti Ardian! Ka me teper se dy jave qe Tirana dh e Shqiperia perjet ojne protesten e drejte mbare shq iptare te student eve.Dy jave prote sta te pa rreshtu ra paqesore dhe Kryeministri yne rropatet te “sqar oje” demagogjish te situaten e pern dere e te dale du rshe prej qeverise Zoti Kryeminister! Mendoj se puna juaj,pas dites se t rete te protestes, duhej qe urgjenti shte te mblidhje kabinetin qeverit ar dhe ekspertet per t’i dhene zgji dhje kerkesave( i ke pranuar se ke pergjegjesi) me vendime qeverita re dhe me nje he re te shkarkohes hin ministrat per gjegjes.Vonesat dhe sorollatjet me sllogane prop agandistike shpi en uje ne degradi min e protestes me pasoja te pa parishikueshme. Sa me shpejt te vendoset eshte me mire per te gj ithe.Pershendetje ! Mihal Xhamo

    Reply to this comment
  3. mirel December 21, 15:43

    Ndryshoni Ligjin Arsimor.
    Masat jane gjysmake sa per te zene gojen e studenteve.
    Procedoni pergjegjesit e skandalit te Unazes. Si eshte proceduar me bypassin e Fierit?
    Cilat jane lidhjet e Ramutit me Bashkim Ulen..
    Pse e ka ulur taksen per biznesin e fuqishem, nderkohe qe populli i varfer detyrohet te paguaje dyfishin?
    Ka shume ceshtje qe qeveria duhet te pergjigjet para popullit.

    Reply to this comment
  4. besa December 21, 19:06

    Prape , mirel edhe ketu ti? Paskam pase hak qe thashe ne nje koment po na çan b…

    Reply to this comment
    • Lili December 22, 15:05

      Kur mirel flet mire ,edhe une e perkrahi edhe i them just go on,se ju Besa, besen ua ke thane horrave siç po duket nga fjalori qe perdorni

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*