Fondacioni Shoqëria e Hapur: Qeveria ra dakord të rihapë hetimet për 21 janarin

April 20, 2017 19:36

Fondacioni Shoqëria e Hapur: Qeveria ra dakord të rihapë hetimet për 21 janarin

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka pranuar zgjidhjen me pajtim për çështjen Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë. Ankesa e paraqitur nga qendra Res Publica me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë kishte të bënte me dështimin e autoriteteve shqiptare për të kryer një hetim efektiv për ngjarjen që çoi në vdekjen e katër protestuesve më 21 janar 2011.

Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, u shpreh se: “Qendrimi i sotëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut na sjell një hap më pranë të bërit drejtësi për një prej ngjarjeve më të rënda të tranzicionit demokratik në vend. Tashmë i takon Prokurorisë dhe gjykatave të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjes, jo vetëm për të ndihmuar në zbutjen e dhimbjes së familjeve të viktimave, por edhe për të garantuar të drejtën e jetës dhe të protestës civile.

Dorian Matlija, drejtori ekzekutiv i qendrës Res Publica, u shpreh se: “Në emër të ankuesve, e vlerësojmë gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të pranuar një zgjidhje me pajtim të kësaj çështjeje përpara Gjykatës Evropiane. Kjo zgjidhje, e pranuar nga Gjykata Evropiane si në përputhje me Konventën, duhet të pranohet tashmë edhe nga organet tona të drejtësisë, në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut te drejtësia. Ky është një test i fortë.

 

 

April 20, 2017 19:36
Komento

3 Komente

  1. kris 1 April 20, 23:52

    Qeveria Rama nuk ka as gjykate e as organe hetimi Po qe se ka rene dakord me se fundi per viktimat e veta le te beje denoncimin dhe te dorzoje dosjen ne prokurori.
    Pas 4 vjetsh do te hape hetimin.Ku fjeti europiktori?

    Reply to this comment
  2. MH April 21, 00:49

    Rrofte Fondacioni Shoqeri e Hapur.
    E pres kete dite te mrekullushme per ti ba drejtesi krimit qeveritar njisoj si te isha pjestare i viktimave.
    Kriminelet te kalben ne burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*