Fondet për lobim në SHBA, Prokuroria thërret Bashën e Ristanin

March 18, 2019 22:39

Fondet për lobim në SHBA, Prokuroria thërret Bashën e Ristanin

Prokuroria e Tiranës thërret kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si edhe ish sekretarin e Përgjithshëm të saj, Arben Ristani lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. ‘BalkanWeb’ bën të ditur nga burimet se Basha e Ristani do të paraqiten ditën e enjte në organin e akuzës për t’u njohur me përgjigjen e letërporosisë së SHBA për çështjen në fjalë.

Prokuroria nisi hetimet pas shkrimit në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit 2017.

Janë katër kontrata të dyshimta me vlerë rreth 600 mijë dollarë, para  të cilat vijnë nga kompania “Binita Trade” pronë e dy shtetasve rusë. Paratë janë dërguar në llogaritë e kompanisë së Nikolas Muzin, i cili ka mundësuar takime të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me administratën e Presidentit amerikan apo zyrtarë te lartë atje .

Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.  Vetë kryedemokrati prej nëntorit të vitit të kaluar ftoi prokurorinë të hapë hetimet për të sqaruar çështjen.

v.l/ Dita

March 18, 2019 22:39
Komento

4 Komente

  1. Eri March 18, 22:55

    Basha eshte me raport mjekesor.Nuk mund te vije,kurse Ristani po pi dopion e rakise.

    Reply to this comment
    • "S'ka rrezik rus ore; e di Presidenti ate pune"! March 18, 23:57

      Ja edhe lidhja ruse e udb-istave. Sigurisht qe keta ja kane shitur shpirtin djallit vetem e vetem te shpetojne parate e vjedhura dhe te pengojne integrimin e Shqiperise ne BE. Te gjitha do te sqarohen “me dashuri dhe qetesi”. Sepse Shqiperia nukm ka asnje rrezik nga ruset. E di Presidenti jone. Nuk ka asnje fare rreziku. Duket sikur mafia ruse hedhb pare kot per Bashen dhe sigurisht edhe Moniken, per qejf. Apo jo? “Kemi ca qindra mijra dollare apo euro; si tja bejme? T’ja japim Lulit dhe Monikes!? Pse jo, le tja japim. Jane njerez te mire.” Kjo ishte biseda e mafiozeve te KGB-se.

      Reply to this comment
  2. Komentuesi March 19, 00:03

    Futini te dy keta maskarenj ne burg.Basha dhe Ristani e meritojne te bejen pushime ne Reç te Shkodres.Qe andej le te therrsin pastaj ” Rama ik”

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic March 19, 17:42

    Kane livadhisur shume kete ne kurriz te shqiptarve.
    Kerkojn lobim per te marre dhe per ta zgjatur pushtetin.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*