Fondi i Ballkanit Perëndimor shpërndau certifikatat për organizatat fituese të Thirrjes së Parë

May 10, 2018 09:02

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpërndau certifikatat për organizatat fituese të Thirrjes së Parë

18 organizata drejtuese të projekteve nga 6 vendet e Ballkanit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria u vlerësuan në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, drejtues të lartë të ministrive të punëve të jashtme të gjashtëshes ballkanike, pjesëtarë të trupit diplomatik në Tiranë etj.

Për herë të parë 84 organizata nga rajoni janë të përfshira në një bashkëpunim konkret me 18 projektet që synojnë shtimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së kontakteve mes njerëzve.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e vlerësoi maksimalisht këtë iniciativë duke thënë se “përmes këtyre projekteve organizatat do ta njohin më mirë njëra-tjetrën, për të reduktuar stereotipet negative që ende janë prevalente në shoqëritë tona dhe për të ndërtuar të ardhmen sëbashku”.

Asistent-Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës Almir Sahovic, shprehu  mbështetjen e pandërprerë të vendit të tij për Fondin, si një iniciative e vetë vendeve të rajonit.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor Gjergj Murra, theksoi se tashmë nis zbatimi i 18 projekteve të përzgjedhura, dhe që pritet të kenë një ndikim konkret në shtimin e bashkëpunimit rajonal dhe kontakteve mes njerëzve.

Në aktivitet përshëndetën edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ambasadorë dhe ekspertë të Fondit të Ballkanit Perëndimor lidhur me Thirrjen e Parë të projekteve.

May 10, 2018 09:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*