Balluku: Fondi i koncesionit Thumanë-Kashar kalon për studentët

January 21, 2019 13:37

Balluku: Fondi i koncesionit Thumanë-Kashar kalon për studentët

Ministrja e re e Transporteve, Belinda Balluku tha sot se ka ndërprerë koncesionin për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Në deklaratën e saj të parë për mediat, ministrja Balluku bëri me dije se ky partneritet u ndërpre, sipas saj për shkak të Paktit për Universitetin.

“Ky është komunikimi im  i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Ndërtimi i këtij aksi është shoqëruar vazhdimisht me akuza për shkak të kostove të tij të pazakonta dhe lidhjes me biznesmenin Bashkim Ulaj, i cili akuzohet se fshihet pas skandalit tè Unazës dhe OST-së, për të cilin edhe administrata është në akuzë për bashkëpunim në falsifikime dhe paracaktim të fituesit të tenderit.

l.h/ dita

January 21, 2019 13:37
Komento

7 Komente

  1. jetimet e 21 Janarit January 21, 13:52

    BALLUKU APO BABALLEKU!
    Kjo lloj ‘levizje’ fondesh pa asnje lloj trasparence ne gjuhen shqipe perkthehet:
    Nga ‘investim’ te KRIMIT ekonomik ne investim te KRIM IT politik me pate e gjakut te popullit shqipetar pa BUKE!

    Reply to this comment
  2. e verteta January 21, 14:45

    Hmmm nuk eshte fiks keshtu……
    Keto dite do dali me fakte skandali i kesaj rruge qe eshte pesedhjetfish me i madh nga ai i unazes se re dhe perseri eshte superfallsifikim ne marreveshje me pjesetare te qeverise

    Reply to this comment
  3. Kiço January 21, 14:56

    Kjo èshtë thjeshtë një KUKUVAJKË qè i merr Urdhêrat nga Lart dhe do VJEDHI dhe PLAÇKISI SHQIPTARÈT e VARFËR me KRYEHAJDUTÈT e saj tè PËSHTIRÈ !!! MALLLKUAR qofshi qè të gjithë ju PLEHRAT dhe FUNDÈRRINAT e Politikês 28 VJEÇARE të HAJDUTÊRISÈ dhe BANDITËRISÈ

    Reply to this comment
  4. PD + PS + LSI = KRYEHAJDUTÈ , BANDITÈ , KUSARÈ , KRIMINELÈ dhe ANTISHQIPTARË January 21, 15:19

    Kjo “BALENA” Balluku duket shumè e “URITUR” për të VJEDHUR dhe ZHVATUR , SHQIPTARÈT me Tendera dhe KONÇENSIONE KRIMINALE !! Shikoni sesi Vishen këto “Laraska” Femra , FIRMATO gjithandej me LEKÈT qè ju VJEDHIN Shqiptarève !!!!

    Reply to this comment
  5. Beni January 21, 15:32

    Jane trembur hajdutet rilindas. Ost largoi drejtorin, kryevjedhja thumane kashar u “anulua” per ti kaluar fondet perseri bac ulajt por kesaj radhe per ndertimin e korpusit universitar. Sa larg shkoi edvini me vjedhjen e parase publike aq larg saqe eshte bere i neveritshem dhe duket se qysh ne qershor do i laje duart me shqiptaret me shpresen qe ne vend te saliut te shkoje ky ne burg se e meriton per zhgenjimin qe na dha kur e votuam

    Reply to this comment
  6. Tanush January 21, 18:18

    Une e di kur jepet nje projekt me koncension (PPP) eshte koncesionari ai qe ben investimet dhe shteti e paguan ne fund ose mbledh taksat e rruges deri sa te mbuloje investimin dhe fitimin e parashikuar.
    Pse qeveria duhet te japi fonde kur kjo rruge eshte dhene me koncesion? Dicka luhet ketu. Ka plase hajdutlleku sheshit. Mjere populli me keta hajdute.

    Reply to this comment
  7. Lili January 21, 19:13

    Urje n’autostrade ne kthese ,vetem n’albanistan gjene

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim