Fonseca zyrtarisht trajner i Romës

June 11, 2019 12:35

Fonseca zyrtarisht trajner i Romës

Roma ka zyrtarisht trajnerin e ri pasi ka komunikuar arritjen e marrëveshjes me portugezin Paulo Fonseca për dy sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

“Jam entuziast dhe i motivuar dhe besoj se së bashku me drejtuesit mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme”  ka deklaruar ish-trajneri i Portos dhe Shakhtar Donetsk ndërsa Presidenti Pallotta i ka uruar mirëseardhjen me këto fjalë: “Trajneri i ri,  por ambicioz dhe me një mentalitet fitues”.

Nuk janë bërë me dije shifrat e akordit, por thuhet se Roma ka paguar rreth 2 mln euro për ta liruar 46 vjeçarin nga ukrainasit e Shakhtar- Donetsk ndërsa vetë Fonseca do të përfitojë 2.5 mln euro në sezon.

Edhe pse një trajner i ri, portugezi mban një sërë trofesh. 7 tituj ai i ka fituar me Shakhtar-Donetsk në Ukrainë 3 kampionate, 3 Kupa dhe një Superkupë ndërsa në Portugali ka fituar një Kupë e një Superkupë.

j.l./ dita

June 11, 2019 12:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*