Forca Detare shqiptare ndihmon anijen gjermane

September 12, 2018 12:16

Forca Detare shqiptare ndihmon anijen gjermane

 

Një anije gjermane me vela, me 4 persona në bord, u ndihmua të rimorkiohej në Portin e Durrësit nga anija “Briza” e Forcës Detare shqiptare, pasi kishte pësuar defekt në det të hapur.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, anija turistike “Foxtrot” kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare, pasi e kishte të pamundur lundrimin.

Anija shqiptare “Briza” kreu me sukses rimorkimin e anijes gjermane dhe 4 shtetasit në bordin e saj nuk paraqesin asnjë problem.

Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare, si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.

Forca Detare shqiptare, në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar në operacione të ndryshme të dhënies së ndihmës në det personave, por dhe mjeteve lundruese në rrezik.

a.s/dita

September 12, 2018 12:16
Komento

2 Komente

  1. Piçkaleshi September 12, 16:24

    Bo bo çfare lajmi. Me qe jane aty le ti pastrojne dhe qenefin, se vetem per ato kane ngelur te bejne.

    Reply to this comment
  2. Kiu September 12, 18:16

    Forca detare shqiptare!
    Ha ha ha ha ha!
    Kujt i thone keta lapangjoze force detare ndersa injorojne Floten Detare Luftarake te kohes se Enver Hoxhes qe kishte 4 nendetese, 100 katera silurues,dragamina, gjuajtes, etj,te cilet ne bashkepunim me aviacionin luftarak prej mbi 200 avionesh reaktive,artiletine bregdetare qe garantonin mbrojtjen e kufirit detar deri ne 30 km,etj te gjitha keto vlejne per t’,u mburrur per ate ushtri moderne!
    Ndersa sot me nje varke te falur nga te tjeret,me cs makina te vjetra te falura,meca mushka e kusj mburren se kane ushtri!
    Ju hengert mortja per ushtrine qe keni!
    Edhe kacaket e rilindjes se 1900-tes kishin armatim me shume se ju,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*