Forcat e Armatosura kërkojnë 250 ushtarë të rinj

December 20, 2015 17:38

Forcat e Armatosura kërkojnë 250 ushtarë të rinj

Forcat e Armatosura kanë hapur regjistrimet për 250 të rinj dhe të reja që duan tu bashkohen atyre. Regjistrimi i kandidatëve për këtë fazë ka filluar dhe do të vijojë  deri me 25 Shkurt 2016, testimet në QPR fillojnë më datë 01.03.2016.

Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të jetë shtetas shqiptar.
Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
Të mos jetë në ndjekje penale.
Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
Të mos jetë në proces gjykimi penal nga Gjykata
Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç
Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.
Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual dhe psikologjik.
Kandidatët për ushtar/detarë aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femrat.

 Specifike
Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femra.

 

December 20, 2015 17:38
Komento

1 Koment

  1. rigen elezi December 21, 14:21

    kam deshir me u regjistru dhe un

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*